• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bushati përplaset me Hasanin: Po mbani qëndrim ekstremist pro Izraelit, ata shfarosin fëmijë

22:13 : 19/06/2025
në AKTUALITET, BOTA, POLITIKE

Analisti Andi Bushati, ka debatuar me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, lidhur me qëndrimin e Shqipërisë ndaj Izraelit, për konfliktin me Iranin, por edhe për situatën në Gaza.

Bushati tha se Shqipëria po mban një qëndrim ekstrem pro Izraelit, ndërsa ushtria izraelite po shfaros fëmijët në Gaza.

Debati:

Andi Bushati: E kam ndjekur qëndrimin e qeverisë shqiptare dhe më duket qëndrim ekstremist ndaj një vendi si Izraeli, që edhe nga vetë izraelitët sot, po akuzohet se po bën genocid, po shfaros të pafajshëm, pleq, fëmijë. Jemi para një holokausti të dytë. Pavarësisht kësaj që është qëndrim moral, ka edhe qëndrime që nuk përputhen. Duke bombarduar Iranin, Izraeli po shkel neni 2 ta Kartës së OKB dhe protokollin e Gjenevës, që ndalon goditjen në mënyrë preventive, në vende ku ka përpunim nuklear. Qëndrimi i qeverisë shqiptare është të mbështesim të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur. Është tjetër gjë e drejta për vetëmbrojtje dhe totalisht tjetër gjë, justifikimi përmes kësaj, i sulmeve preventive të pajustifikuara. Sot shohim SHBA-të, ka një debat mes Presidentit dhe shefes së inteligjencës, që ka apo jo Irani bombën bërthamore. A jemi në pikën që duhet goditur dhe derisa shtete shumë të fuqishme, kanë këtë dilemë, Shqipëria një vend i vogël, që strehon opozitën, por duhet të jemi sensitivë sepse është vend me një komunitet të rëndësishëm të një besimi të caktuar. Duhet të jemi sensitivë edhe ndaj atyre. Të bëhemi më katolikë se papa, mos keni shkuar më larg sesa duhet?

Igli Hasani: Nuk më duket se kemi shkuar më larg sesa duhet. Këto janë deduksionet tuaja. Qëndrimet tona janë në përputhje me komunitetin ndërkombëtar perëndimor, me vendet demokratike. Janë qëndrime që kemi mbajtur në unison. Kjo është konstante, e pandryshueshme dhe po vijojmë ti bashkohemi zërave të miqve dhe partnerëve. Më lejoni të mos komentoj mbi deduksione sepse po shkojnë në drejtim që nuk i përgjigjen realitetit. Sa i përket komuniteteve, rezultati i zgjedhjeve ka treguar se kemi mbështetje dërrmuese edhe për politikën e jashtme dhe do të vijojnë të jemi krah për krah aleatëve tanë, vendeve të BE, SHBA dhe shteteve që na kanë mëbshtetur tradicionalisht. Nuk mund të gjejmë justifikim në veprimet agresive të Ajatollahëve, ndaj Izraelit, rendit dhe paqes në botë apo edhe Shqipërinë, një vend që na ka sulmuar tre vite më parë dhe e ka konsideruar si vend me mundësi për të agresuar.

Lexo edhe:

Hamasi: Armëpushimi shënon fundin e luftës në Gaza

Lufta në Gaza drejt fundit: Nisin bisedimet e para mes Izraelit dhe Hamasit në Egjipt

Andi Bushati: Besoj se nuk është deduksion fakti se duke goditur dhe bombarduar në mënyrë unilaterale Izraeli ka shkelur Kartën e OKB dhe Protokollin e Gjenevës. Shqipëria bën sikur këto fakte nuk ekzisetojnë. Këto më duken absurde.

Igli Hasani: As OKB dhe asnjë nga agjencitë përgjegjëse, nuk ka marrë ndonjë qëndrim të tillë, ndaj them se është deduksion. Nuk ka asgjë të shkruar për situtatën.

Andi Bushati: Sulmet preventive dënohen. Nesër Rusia godet dikë se thotë…

Redi Shehu: Kur godet Rusia ju e dënoni.

Igli Hasani: Nuk jemi Hezbollah zotëri.

Redi Shehu: Po themi juridikisht. Irani ka problemet e veta, është shtet terrorist nëse do, por kur shkel Rusia, ngrihet komuniteti ndërkombëtar. Kur e bën Izraeli nuk ngrihet njeri.

Igli Hasani: Askush nuk ka denoncuar qëndrimet e deritanishme. Ne do të vijojmë rrugën që kemi ndjekur.

Etiketa: BushatiHasaniIzraeliLufta

Lajme të lidhura

BOTA

Hamasi: Armëpushimi shënon fundin e luftës në Gaza

18:57 : 09/10/2025
BOTA

Lufta në Gaza drejt fundit: Nisin bisedimet e para mes Izraelit dhe Hamasit në Egjipt

13:52 : 08/10/2025
BOTA

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi tregon kushtet për armëpushim në Gaza

22:46 : 07/10/2025
BOTA

Paqe në Lindjen e Mesme? Trump: Jemi afër, kemi një shans real

20:09 : 07/10/2025
BOTA

Ushtria izraelite: Nëse negociatat dështojnë, do të rifillojmë luftimet në Gaza

09:05 : 06/10/2025
BOTA

Fotoreporteri francez Antoni Lallican vritet në një sulm me dron në Ukrainë

21:13 : 03/10/2025
Para

Hakmarrja, Irani paralajmëron se do bombardojnë televizionin shtetëror të Izraelit

TË GJITHA

“Skandal ndërkombëtar”/ Modelja shqiptare “çmend” mediat serbe para ndeshjes

18:22 : 10/10/2025

Ndalohet ‘Audi’ me targa angleze te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, arrestohen 3 persona

18:15 : 10/10/2025

Melania Trump: Po punoj me Putinin për kthimin e fëmijëve në Ukrainë

18:13 : 10/10/2025

Dueli në Leskovc/ Serbët nuk vendosin flamurin shqiptar për ndeshjen me Shqipërinë

17:58 : 10/10/2025

Vrasja e pronarit të kampingut dhe punëtorit shqiptar, autori fshihet në Athinë

17:42 : 10/10/2025

PD zyrtarizon kandidatin për Bashkinë Tepelenë

17:27 : 10/10/2025

Ndeshja me Serbinë, Hysaj: Kemi ardhur për fitore, as barazim e as humbje

17:12 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com