• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tabaku: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

18:43 : 17/06/2025
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin për pasojat ekonomike që po ndjekin menjëherë pas procesit zgjedhor.

Sipas saj, rënia e menjëhershme e euros pas zgjedhjeve është një fenomen që përsëritet dhe që nuk shpjegohet me asnjë arsye ekonomike reale.

Tabaku thekson se kjo rënie e paarsyeshme e euros po ndikon drejtpërdrejt tek tre shtylla të ekonomisë shqiptare: sektori fason, bujqësia dhe familjet që mbijetojnë nga të ardhurat e emigrantëve.

Sipas saj, nëse nuk merren masa urgjente, kjo situatë mund të kthehet në një bumerang social dhe ekonomik për vendin.

Deputetja demokrate paralajmëron se rënia e euros nuk lidhet me ndonjë zhvillim pozitiv në ekonomi, por me fenomenin e pastrimit të parave, që sipas saj, ka ndikuar në prurjen artificiale të valutës në treg.

Lexo edhe:

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Berisha: Rama shpalosi hanxharët e bandave kriminale

Këmbimi valutor 11 nëntor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

“Ekonomia shqiptare ka nevojë për përgjigje konkrete, jo për manipulime me xhiron monetare para zgjedhjeve,” u shpreh Tabaku në mesazhin e saj.

Ajo kërkon një paketë mbështetëse për fasonerinë, politika konkrete për bujqësinë dhe masa reale për të ndihmuar familjet që jetojnë me remitanca.

Postimi i plotë:

Menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor, vihet re një fenomen që përsëritet pas çdo palë zgjedhjesh në vend: rënia e menjëhershme e euros në treg. Kjo tregon për një sasi të madhe parash në euro që futen në qarkullim gjatë fushatës, për të cilat nuk ka asnjë justifikim ekonomik.

Kjo rënie nuk shoqërohet me rritje të ndonjë sektori specifik ekonomik, as me ndonjë investim të ri apo zhvillim që do të shpjegonte një prurje valutore. Në fakt, pasojat e kësaj situate po ndihen fort në disa sektorë kyç të ekonomisë.

Sektori fason po përjeton një krizë serioze. Në tre vitet e fundit, ai është pothuajse i pezulluar. Njësoj si bujqësia, që vuan mungesën e mbështetjes dhe të investimeve. Ndërkohë, familjet shqiptare që jetojnë me të ardhurat nga emigracioni po ndjejnë gjithnjë e më shumë efektet negative të zhvlerësimit të euros.

Në këtë situatë, kërkohet ndërhyrje e menjëhershme nga qeveria për të ndihmuar këta tre sektorë jetikë për ekonominë kombëtare. Në të kundërt, pasojat mund të jenë të parikuperueshme dhe të kthehen në një bumerang ekonomik dhe social.

Rënia e euros nuk buron nga ndonjë mekanizëm apo logjikë normale ekonomike, por lidhet drejtpërdrejt me fenomene si pastrimi i parave dhe mungesa e kontrollit mbi flukset monetare në fushata.

Prandaj, ekonomia shqiptare ka nevojë për përgjigje të qarta dhe masa konkrete. Familja shqiptare ka nevojë për politika mbështetëse, ndërsa biznesi fason për një paketë shpëtimi që të mund të mbijetojë këtë cikël krizash, që ka prekur rëndë sektorin vit pas viti, duke detyruar shumë ndërmarrje të pushojnë punonjësit.

Etiketa: eurorenieTabakuzgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Berisha: Rama shpalosi hanxharët e bandave kriminale

13:52 : 11/11/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 11 nëntor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:48 : 11/11/2025
AKTUALITET

‘Bojkoti’ i zgjedhjeve të pjesshme thellon mungesën e besimit te politika

08:26 : 11/11/2025
RAJONI

‘I kontribuat demokracisë në Kosovë’/ Kurti reagon për rezultatin e balotazhit zgjedhor

09:40 : 10/11/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 10 nëntor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:17 : 10/11/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Përfundon procesi i numërimit, rezultatet në të pesta bashkitë

08:01 : 10/11/2025
Para

Gjiko shpallet i pafajshëm për akuzat për për*dhunim, Elita Rudi: U mbyll plaga që na dhembi, por nuk na ndau

TË GJITHA

“Kanë shkelur ligjin”, Celibashi gjobit mbi 80 parti politike, kursen PS-në e Ramës

23:01 : 11/11/2025

Horokopi për ditën e mërkurë, 12 nëntor 2025

22:59 : 11/11/2025

Përshkallëzohen tensionet Rusi–Japoni/ Moska ndalon hyrjen e 30 zyrtarëve japonezë

22:56 : 11/11/2025

I zhvati qytetarit 500 euro për zhbllokimin e makinës, pezullohet shefi i trafikut në Elbasan

22:48 : 11/11/2025

“Balluku do arrestohet para 15 dhjetorit”, gazetari: Do t’i “hajë” kokën Ramës!

22:33 : 11/11/2025

Tragjedi në Gjeorgji, rrëzohet avioni ushtarak turk, 20 të vdekur

22:21 : 11/11/2025

Reuter zbulon skenarin: Ja ndarja ‘de facto’ që mund ti bëhet Rripit të Gazës

22:14 : 11/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com