• Kontakt
Sunday, October 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama çon Shqipërinë si pajë në dasmën “Soros”

15:24 : 17/06/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Basir Çollaku

Në New York përqafohet me Soros, në Sazan “flirton” me Kushner dhëndrin e Trump e në Uashington, me Charles McGonigal. Harta anarkike e Shqipërisë ka një menu të pazakontë dhe nuk konkurrohet.

Ndërsa Rama puthet me Sorosin në dasmën e tij, sa politike aq edhe gjinore në USA, kutitë e rinumërimit në Tiranë po nxjerrin xhevahiret e manipulimit me çdo lloj treni, agjentët e BKH kanë shfaqur në kontrollet e tyre shenja të dukshme tërmeti disa-ballësh, mbi tenderat dhjetëra milionë euroshe të Tërmet Peçit, deputetit ramëlindas tepelenas, mandati i të cilit zhvillohej dhe në episode emocionale nëpër makina, në orar konsultimi me vartëset e tij, Erion Veliaj vijon të rrëzohet në Gjykatën e Lartë.

Benet Beci, bashkiaku i Shkodrës, ishte konserva në frigorifer e Prokurorisë së Posaçme, nga tetori i vitit të kaluar, i pandehuri drejtues i fushatës së partisë në zgjedhjet e majit.

Gjendje e rënduar është në të gjitha bashkitë e vendit, të cilat kanë qenë celula të terrorizmit elektoral. Në Klos e Mat, Struktura e Posaçme, nëse i bie rruga, mund të gjejë sjellje të njëjtë me tërmetin publicitar të parave publike. Opozita, PD, veç Berishës e tre-katër emrave më tepër të rinj, se ekzistues, lufton e mban të gjallë me denoncime serioze të vërtetën e ndodhur masakruese me 11 maj 2025.

Lexo edhe:

‘Veliajt i thonin do të mbrojmë’, Gjokutaj: Kur e hëngri në Apel kuptoi që ishte hakmarrje e Ramës

Laguna e Vainit po mbytet me inerte: Miqësia me Ramën, “leja” e shtetit dhe biznesi i Diellës

Të tjerët janë turistë të klonuar, ose opozitë e veshur me rroba qeverie. Protesta tragjikomike, për shërbime të munguara, shembje banesash e arrogancë të pushtetit, si për sarkazëm na ofrojnë votuesit e pandryshueshmërisë, duke ia shtuar gradacionin vapës. Ndërsa tryeza me prokurorë të përgjithshëm e specialë të Ballkanit Perëndimor po në Tiranë, zbulon pafuqinë e mosndëshkimeve në nivele të larta të pushtetit, ku del ortakëria me krimin.

Ndër të tjera, ambasadori i delegacionit të BE-së, Silvio Gonzato, u shpreh se “..rrjetet kriminale po përdorin korrupsionin në nivele të larta, për të zgjeruar ndikimin e tyre apo për tiu shmangur drejtësisë ..” Dumani premtoi më tepër, por ende nuk kemi premtimmbajtje nga Struktura e Posaçme.

Qeveria e vjetër pas datës së re, ka marrë nisma për ta rrethuar me burokraci penguese Prokurorinë, duke hapur shtigje kontrolli e ndikimi, për vetë e klientelën e saj të paligjshme. Ministrat në hetim vetëm shtohen, duke na sjellë një kabinet qeveritar të pandehur, por fitues zgjedhor, aq sa duket se SPAK, e dinte rezultatin shumë më herët, duke njohur shtabet zgjedhore socialiste, referuar dosjeve të tyre prej disa vitesh.

Mazniku u rendit krah kolegëve në Prokurori dhe bashkë me Ballën, Ballukun, Peleshin, Gjiknurin, Vengun, Kumbaron, Krifcën, Klosin, Ulsiun, Agaçin, Olsin, presin trokitjen disi të vonuar të agjentëve të Byrosë së Hetimit, se kush do të vizitojë Veliajn më shpejt. DEA e DIA, Eurojust, ku nuk mungojnë belgët, spanjollët, gjermanët, holandezët, francezët, të cilët kanë mjaft emra të tjerë në dosjet e përbashkëta, me politikanë e pushtetarë, trafikantë e biznesmenë, ortakë të përbashkët, për të bërë panoramën e plotë.

Departamenti Elektoral i Mafias shqiptare, DEM, investimet zgjedhore të Krimit të Organizuar, kanë mundësuar Grupin e tyre Parlamentar, nëse mund ta quajmë GPM, grupi parlamentar mafioz, me mbi 15 deputetë, duke qenë vendim-marrës në Kuvendin e dalë më 11 maj 2025. Zonat elektorale të “Kolumbisë”, “Ekuadorit”, “Venezuelës”, “Brazilit”, “Dubait” “Ndranghetës”, “Sinaloas” u gjendën prodhimtare e fituese. Dalldia ka kapituj ende të pashfaqur. Aq sa Sara-Sueli shpërthimi elbasanas në kutitë e votimit, në një reagim fundor, shpalli ambicien për kryeministre.

Nishanet e kiametit edhe ndodhin. Brukseli gjithnjë anemik e soroist, i vakët, ndonëse me një nerv gjerman ndryshe, apo amerikanët me agendë globale Lindjen e Mesme, Rusi-Ukrainë, nuk kanë as pikë kohe të jenë zgjidhësit e telasheve tona, të cilat ne i prodhojmë pa ndërprerje, me çmendurinë e trashëguar.

Si të ftuar në dasmën e madhe Linda dhe Edi, çfarë dhurate i bënë Aleksit, shefit të tyre, Tërmetin, Maznikun, Benetin, apo hartën e Shqipërisë e Kosovës, ku ai kafshon prej vitesh. Si për embëlsirë kur sheh te “Vogue”, revista emërmadhe fotot e publikuara, spikaste dhe përqafimi gaz-shkrirë, Soros-Rama.

Etiketa: Basir ÇollakudasmënErion VeliajpajëRamaShqiperiaSoros

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Veliajt i thonin do të mbrojmë’, Gjokutaj: Kur e hëngri në Apel kuptoi që ishte hakmarrje e Ramës

19:20 : 04/10/2025
AKTUALITET

Laguna e Vainit po mbytet me inerte: Miqësia me Ramën, “leja” e shtetit dhe biznesi i Diellës

22:39 : 03/10/2025
AKTUALITET

Klodiana Lala: Veliaj ka informacion që mund të përmbysë qeverinë

21:36 : 03/10/2025
AKTUALITET

“Shenjë autoritarizmi”/ Rama synon të kufizojë kontrollin gjyqësor mbi vendimet e inspektorateve

18:54 : 03/10/2025
AKTUALITET

Rama: Bajram Begaj e ka firmosur me vullnetin e tij dekretin për zgjedhjet

18:42 : 03/10/2025
AKTUALITET

Belinda Balluku përjashton Elisa Spiropalin nga fushata në Tiranë

18:06 : 03/10/2025
Para

Tenton të vetëvritet 44-vjeçarja në Tiranë, konsumoi mbidozë ilaçesh

TË GJITHA

Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, gjendet një person i pajetë brenda një makine/EMRI

23:50 : 04/10/2025

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

23:18 : 04/10/2025

Horoskopi, 5 tetor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:09 : 04/10/2025

Florian Haçkaj: Jam gati për sfidën e kryeqytetit

23:00 : 04/10/2025

Ermal Hasimja njofton publikisht Berishën: Jam kandidat për Tiranën, më mbështesni

22:56 : 04/10/2025

KLSH: Gjysma e ilaçeve antitumor nuk u importuan kurrë në Shqipëri, disa të tjera të skaduara

22:47 : 04/10/2025

Këto shenja horoskopi do të përballen me ngjarje të papritura gjatë muajit Tetor

22:34 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com