• Kontakt
Sunday, October 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Mancini paqe me Gravina, gati për Italinë: “Do kthehesha për të fituar një Botëror”

20:01 : 12/06/2025
në SPORT

Roberto Mancini do të kthehej me vrap në pankinën e Italisë, pranon se bëri një gabim kur e la papritur në gusht të dy viteve më parë, për të shkuar më pas të marrë milionat e kombëtares saudite, dhe zbulon se tashmë ka rregulluar marrëdhëniet me presidentin e federatës Gabriele Gravina – një element që dikur dukej si pengesë për rikthimin e tij.

Duhet sqaruar se aktualisht Rino Gattuso duket vërtet një hap larg pankinës së kaltër, i shtyrë fort nga sponsori dhe miku i tij i madh Gigi Buffon, por fjalët e teknikut Mancini janë si një gur i rëndë hedhur në ujë të qetë.

Mancini kandidon për Italinë dy vite pasi e la

“I penduar që lashë Kombëtaren? Mbi të gjitha, duhet thënë se nëse unë dhe Gravina do të kishim folur më shumë ato javë, dhe edhe më përpara, për të sqaruar disa situata, nuk do të kishte ndodhur asgjë – shpjegon Mancini për ‘Gazzetta dello Sport’ – Por ndonjëherë merret edhe ndonjë vendim i gabuar. Është e vërtetë që nuk e ndjeja më besimin si më parë, por duhej të flisja me presidentin: mund ta bëja, kjo është faji im. Sot, kush e di, ndoshta do të ishim ende bashkë: për të provuar të shkonim në Kupën e Botës. Dhe ndoshta, pas fitores së Europianit, për të tentuar dopietën.”

Nuk janë fjalë abstrakte. Trajneri 60-vjeçar nga Jesi – aktualisht i lirë pas zgjidhjes së kontratës me Federatën Saudite në tetorin e kaluar për shkak të rezultateve nën pritshmëri – hedh kandidaturën e tij duke shpjeguar pse do të kthehej në pankinën e Italisë, për të zëvendësuar Spallettin e shkarkuar, dhe sa i lumtur do të ishte të rikthehej:

Lexo edhe:

Energjia/ Italisë i duhen 2.4 milionë punonjës të rinj

Italia, Franca dhe rrjetet shqiptare: Pakti Evropian kundër Kokainës

“Do të kthehesha sepse për një trajner nuk ka gjë më të bukur sesa të drejtojë Kombëtaren: unë kam fituar me klubet, por nëse fiton me Italinë është diçka tjetër. Do të ishte një sfidë e bukur, nuk ka dyshim. Edhe një rrezik i bukur, po. Por ndonjëherë duhet marrë ndonjë rrezik, apo jo? Ndjej një borxh ndaj tifozëve: siç kam thënë gjithmonë, do të më kishte pëlqyer, dhe do të më pëlqente, të fitoja një Kupë Bote.”

Mancini zbulon bisedën me presidentin Gravina

Mesa duket, dhoma e zhveshjes e Italisë ka votuar për Mancinin kur u pyet se kë do të donin si trajner të ri. Dëshira është e ndërsjellë dhe ajo që dikur dukej si pengesa kryesore – pra marrëdhënia e prishur dhe e parikuperueshme me Gravina – nuk do të ishte më një problem, pasi tashmë është tejkaluar në mënyrë private mes të dyve: “Sot nuk e di çfarë do të ndodhë dhe nuk është momenti për të hyrë në disa diskutime. Por që kam bërë një zgjedhje të gabuar, që nuk do ta bëja më, e kam thënë muaj më parë, jo këto ditët e fundit. Në kohë jo të dyshimta, le të themi kështu.

Paqe me presidentin e FIGC, Gravina? “Nuk besoj se do të ishte problem. Jemi takuar tashmë, kemi folur, presidenti e di që në jetë bëhen edhe gabime. Të jemi kuptuar për këtë është gjëja më e rëndësishme, përtej asaj që do të ndodhë. A e kam dëgjuar? Jo gjatë ditëve të fundit, por nuk ka kaluar shumë kohë që nga hera e fundit që kemi folur. Me ish-lojtarët e mi? Jo pas dy ndeshjeve të fundit, por nuk jemi humbur kurrë: shkruajmë, sidomos kur bëjnë gjëra të bukura me klubet. Me ta ka një marrëdhënie të rëndësishme, që do të mbetet gjithmonë e tillë: për mua janë lojtarë të veçantë, dhe besoj se edhe unë jam i tillë për ta.”

 

 

Etiketa: ItaliaMancini

Lajme të lidhura

BOTA

Energjia/ Italisë i duhen 2.4 milionë punonjës të rinj

22:40 : 13/10/2025
AKTUALITET

Italia, Franca dhe rrjetet shqiptare: Pakti Evropian kundër Kokainës

18:18 : 05/10/2025
AKTUALITET

Në Shqipëri janë futur tre ngarkesa nga Greqia dhe Italia me pjeshkë dhe rrush me pesticide

16:44 : 24/09/2025
BOTA

Njohja e Palestinës/ Italia vendos dy kushte për t’iu bashkuar vendimit të aleatëve

19:51 : 23/09/2025
BOTA

Moti i keq godet Italinë, përmbytje, rrëshqitje toke dhe rrezik stuhish të reja

15:30 : 23/09/2025
AKTUALITET

EMRI/ Në kërkim nga Italia për vjedhje, arrestohet 35-vjeçari nga Bulqiza në Kakavijë

09:09 : 10/09/2025
Para

Fejohet Dua Lipa/ Këngëtarja shqiptare: Me Callum Turner jam më e lumtur se kurrë

TË GJITHA

Tragjedia në Maliq, shefi i zjarrfikëses zbulon detaje: Nënë e bir vdiqën nga asfiksia, vajza kishte djegie në fytyrë

22:12 : 19/10/2025

Lista Serbe sfidon Kuvendin e Kosovës dhe rrezikon formimin e Qeverisë së re

22:05 : 19/10/2025

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, dalin rezultatet e para

21:44 : 19/10/2025

Grabitja e bizhuterive, Macron: Do t’i gjejmë veprat e vjedhura, autorët do të përballen me drejtësinë

21:38 : 19/10/2025

Kategoria Superiore/ Luhet Vllaznia-Tirana, njihuni me ndeshjet e javës së tetë

21:27 : 19/10/2025

FOTO/ Grabitja në Luvër, këto janë 7 bizhuteritë e vjedhura. Mes tyre, një karficë prej 6,7 milionë eurosh

21:14 : 19/10/2025

Kur drejtësia kthehet në inkuizicion, nuk duhen më avokatët

21:01 : 19/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com