• Kontakt
Friday, June 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria përballë krizave klimatike pa sistem të besueshëm monitorimi

21:53 : 11/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Në dhjetor 2010, Shkodra u përfshi nga përmbytje masive. Shtëpi, rrugë, ura – gjithçka nën ujë. Historia u përsërit disa herë në vitet që pasuan. Ngjashëm ndodhi dhe në fundvitin 2024 në Vlorë. Mot ekstrem, pasoja shkatërruese.

Ndryshimet klimatike nuk janë më paralajmërim i së ardhmes për Shqipërinë, por realitet i prekshëm. Përmbytjet, thatësirat ekstreme, stuhitë apo luhatjet e mëdha të temperaturave, janë kthyer në dukuri të shpeshta.

Megjithatë Shqipëria vazhdon të përballet me to pa një sistem qendror funksional paralajmërimi meteorologjik dhe hidrologjik. Një boshllëk kritik ky që po rrezikon menaxhimin e ujërave, bujqësinë dhe vetë sigurinë publike.

“Në errësirë” përballë motit ekstrem

Lexo edhe:

Tregu po “kërkon” rritje të pagës minimale

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Sipas Bankës Botërore, Shqipëria është ndër vendet më të rrezikuara në Evropë nga fatkeqësitë natyrore. 95% e bashkive janë prekur nga përmbytje, zjarre, tërmete apo rrëshqitje dheu në dy dekadat e fundit. Megjithatë, sistemi kombëtar i vëzhgimit meteorologjik dhe hidrologjik është në rënie.

Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO), institucioni që monitoron dhe vlerëson rreziqet natyrore me qëllim uljen e riskut, pranon për Citizens.al se numri i vendmatjeve meteorologjike ka rënë nga 116 në vitin 2014 në 95 në vitin 2025.

Pajisjet moderne shpesh janë të mirëfinancuara – nga Banka Botërore, GIZ, apo Universiteti Politeknik i Tiranës – por të mirëmbajtura keq. Stacionet manuale mbeten dominuese, por ofrojnë të dhëna një herë në ditë – një ritëm që lë vend për tragjedi.

Ekspertët si Kristi Bashmili dhe Prof. Dr. Petrit Zorba ngrenë shqetësimin për mungesën e të dhënave të besueshme në kohë reale dhe për moskoordinimin e institucioneve. Shqipëria, thonë ata, ka nevojë urgjente për sistem qendror të dhënash dhe një rrjet të modernizuar paralajmërimi.

Bashmili, thotë se shkalla e lartë e cenimit nga faktorët e mjedisit “vjen veçanërisht nga mungesa e kapaciteteve për të përballuar ndryshimet klimatike dhe pasojat në sektorë të ndryshëm”.

Për përballimin pa dëme të situatave emergjente, Bashmili thekson se nevojiten parashikime në kohë, të dhëna të besueshme shumëvjeçare, sistematike si dhe paralajmërimi i hershëm dhe efektiv.

“Nuk kemi sistem të integruar paralajmërimi për përmbytjet apo rrëshqitjet e dherave,” thotë Prof. Dr. Zorba, nga IGJEO, sipas të cilit të dhënat që disponohen janë fragmentare, shpesh të vjetërsuara dhe që nuk përcillen në kohë reale pranë institutit.

Profesori analizon se ajo që i mungon sistemit aktual është standardi në përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve, pasi mund të qëllojë që pajisjet të jenë edhe moderne, por të mungojnë këto elementë.

Ai merr si shembull 24 stacione të ngritura nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, të cilat ai thotë se pavarësisht se janë të rregullta, kanë mangësi në mirëmbajtje dhe standard përdorimi.

“Standard nuk do të thotë të kesh celularin e fundit, që kushton 1.5 milionë lekë, duhet që dhe të dish ta përdorësh siç duhet, aq më tepër pajisjet meteorologjike,” vijon Prof. Zorba.

“Nëse një stacion ti e vë mbi një pllakë betoni, betoni të nxjerr temperatura të larta, nëse e vë në një zonë ku bari shkon 25cm, nuk do të të dallojë elementët dhe do të të raportojë për borë në korrik, pra këto elementë teknikë duhen konsideruar, pasi pajisja e mirë, po nuk pati mirëmbajtjen dhe metodologjinë e duhur të përdorimit nuk do të nxjerrë të dhënat e duhura,” thekson Zorba.

Situata paraqitet e ngjashme edhe për stacionet e monitorimit në sektorin bujqësor dhe aeroportual. Në tërësi sistemi konsiderohet i dobët në raport me infrastrukturën, dendësisë së rrjetit, digjitalizimin e të dhënave dhe kapaciteteve njerëzore.

“Rrjeti i stacioneve meteorologjike përfaqësohet nga shumë stacione manuale, të cilat nuk ofrojnë informacione në kohë reale dhe kanë nevojë për staf të shtuar,” shpjegon Bashmili.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, “Plani Kombëtar për Përshtatjen ndaj Ndryshimeve Klimatike” mbetet pa një metodologji zyrtare monitorimi dhe vlerësimi. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nuk e ka miratuar një metodologji të tillë.

“Me qëllim realizimin e objektivave të këtij veprimi prioritar duhet të hartohet dhe aprovohet një program monitorimi i integruar si dhe të vlerësohet rregullisht një paketë treguesish,” thotë KLSH në një auditim të kryer planit.

Përmbytjet në Shkodër gjatë vitit 2022/Franc Zhurda.

Pasojat dhe nevoja për ndërhyrje

Në vitin 2023, dëmet nga fatkeqësitë natyrore në bujqësi, industrinë ushqimore dhe sektorë të tjerë të ekonomisë kapërcyen për herë të parë shifrën prej 100 milionë eurosh. Një pjesë e kësaj shifre mund të ishte shmangur nëse vendi do të kishte një sistem efikas paralajmërimi.

Eksperti i mjedisit Kristi Bashmili tregon se ndryshimi i vazhdueshëm i klimës me valë të shtuara të nxehti dhe të ftohti ka ndikuar negativisht në rendimentin bujqësor, cilësinë e jetës dhe përparimit të detit drejt tokës, faktor që po ndikon ndjeshëm në turizëm dhe ekosistemet lagunore dhe bregdetare.

“Kemi të bëjmë me emergjenca të nxitura nga kushtet e motit, të cilat duhet të parashikohen në kohë dhe hapësirë, në mënyrë që më pas të merren masa për parandalimin e dëmeve të mundshme,” thotë Bashmili, sipas të cilit sistemi shqiptar i paralajmërimit kërkon fuqizim të rrjetit dhe shërbimeve hidrometeorologjike.

Por, përballë nevojës për investime fondet mbeten të kufizuara.

Raporti i fundit i Bankës Botërore tregon qartë: kostoja e investimit në përshtatje me ndryshimet klimatike është e lartë, por mosveprimi kushton edhe më shumë. Shqipëria ka nevojë për mbi 6 miliardë dollarë për të përballuar ndryshimet klimatike, por mungesa e koordinimit e bën edhe këtë objektiv të largët.

“Përshtatja me ndryshimet redukton në masë të madhe humbjet njerëzore dhe ekonomike nga fatkeqësitë dhe ngjarjet klimatike”, thekson BB në Raportin e Klimës dhe Zhvillimit të Vendit, të publikuar në tetor të vitit të kaluar.

IGJEO thotë se vendit i duhen jo vetëm më shumë stacione matëse – së paku një për çdo 100km2 – por edhe një shumëllojshmëri pajisjesh të tjera automatike, të cilat do të mund të gjeneronin të dhëna periodike me një frekuencë dhe saktësi më të lartë.

Sipas Prof. Dr. Petrit Zorba, krahas kësaj nevoje për pajisje dhe stacione, duhet dhe një sistem qendror për mbledhjen, analizimin dhe shpërndarjen e të dhënave në mënyrë të standardizuar.

“Nuk po them ndonjë shpikje të madhe, por atë që kanë bërë vendet e tjera, në gjithë botën të dhënat grumbullohen në një qendër dhe ajo më pas i përpunon me përgjegjësi sa i takon standardeve dhe i nxjerr si produkt,” përfundon Zorba.

Nëse Shqipëria nuk ndërton një sistem të integruar, çdo stuhi, thatësirë apo situatë e pazakontë natyrore rrezikon të kthehet në një krizë kombëtare./ Ola Mitre, Citizens.al

Etiketa: Bujqesiekonomifatkeqesi natyrorendryhsime klimatikepermbytjezjarre

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tregu po “kërkon” rritje të pagës minimale

11:44 : 12/06/2025
AKTUALITET

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

12:00 : 08/06/2025
BOTA

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë

09:59 : 08/06/2025
AKTUALITET

Ekonomia e minimalizmit, si shqiptarët po e ndryshojnë rrënjësisht mënyrën si shpenzojnë

08:28 : 08/06/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 5 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

07:58 : 05/06/2025
BOTA

OECD: Tarifat e Trump po ngadalësojnë ekonominë globale

14:57 : 03/06/2025
Para

Shteti si "makineri zgjedhore", OSBE/ODIHR dhe BE denoncuan qeverinë për qindra milionë euro

TË GJITHA

Çfarë ndodh në organizëm nëse hani një thelpi hudhër në darkë

22:56 : 12/06/2025

Horoskopi ditor, 13 Qershor 2025

22:53 : 12/06/2025

E rëndë/ U rrëzua në banesë, humb jetën 43-vjeçari në Pogradec

22:45 : 12/06/2025

Sportingu i Lisbonës refuzon ofertën e Arsenalit për Viktor Gyokeres

22:42 : 12/06/2025

Benet Beci nën hetim/ Bardhi: Fshehja e informacionit, kompromenton rëndë SPAK-un

22:41 : 12/06/2025

Një viktimë dhe 3 të plagosur/ Identifikohen personat e përfshirë në aksidentin në Milot-Thumanë

22:37 : 12/06/2025

Benet Beci u mor i pandehur nga SPAK 3 javë para zgjedhjeve (DOKUMENTI)

22:28 : 12/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com