Është përfshirë nga zjarri pasditen e kësaj të premte vendgrumbullimi i mbeturinave në lagjen rome Drizë në Fier.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve të përhapura shumë pranë ish-Azotikut.
Ndërkohë, retë e tymit janë përhapur në gjithë zonën.