• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tre shqiptarë grabisin një farmaci por përplasen me automjetin e një polici gjatë arratisjes, 4 të vdekur

09:17 : 06/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Një aksident tragjik ka ndodhur në qytetin e Malagas, ku një nën-inspektor i Policisë Kombëtare Spanjolle, 48 vjeç, dhe tre persona të dyshuar si pjesëtarë të grupeve kriminale shqiptare, humbën jetën pas një përplasjeje “kokë më kokë” mes dy automjeteve.

Ngjarja nisi pas një përpjekjeje për grabitje në një farmaci në rrugën Lope de Rueda, në lagjen Puerto de la Torre.

Tre grabitësit, të cilët besohet të jenë anëtarë të një bande të njohur shqiptare, tentuan të grabisin farmacinë, por dështuan dhe u larguan me shpejtësi në një automjet të fuqishëm. Policia Kombëtare dhe ajo vendore u vu menjëherë në ndjekje të tyre.

Sipas raportimeve nga agjencia EFE, gjatë arratisjes, grabitësit morën një kthesë të gabuar duke hyrë në drejtim të kundërt në autostradën A-7 drejt Torremolinos. Pikërisht aty ndodhi përplasja fatale me makinën e nën-inspektorit 48-vjeçar, i cili nuk po merrte pjesë në operacion, por po kthehej në shtëpi pas një turni nate.

Lexo edhe:

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, makina bie në humnerë, dyshohet për dy viktima

Aksident në rrugën e vjetër Laç-Milot, makina përplaset me furgonin e policisë

Përplasja e fuqishme çoi në shpërthimin në flakë të të dy automjeteve. Sipas autoriteteve të Këshillit të Qytetit të Malagës, zjarrfikësit nga stacionet Churriana, Carretera de Cádiz dhe Martiricos mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes për të nxjerrë trupat nga mjetet e djegura. Tre personat në makinën e grabitësve u gjetën të pajetë, ndërsa oficerët e Policisë Lokale nxorën nga makina nën-inspektorin, por fatkeqësisht nuk mundën t’i shpëtonin jetën.

Në vendngjarje ndërhynë edhe Garda Civile, Policia Kombëtare dhe shërbimet emergjente 061. Hetimet për aksidentin po drejtohen nga Departamenti i Trafikut i Gardës Civile.

Nën-inspektori i ndjerë ishte baba i dy fëmijëve dhe kishte mbi 20 vite në shërbim. Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Spanjë dhe autoritetet lokale kanë shprehur ngushëllimet për familjen e tij.

Etiketa: Aksident

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, makina bie në humnerë, dyshohet për dy viktima

14:37 : 12/11/2025
AKTUALITET

Aksident në rrugën e vjetër Laç-Milot, makina përplaset me furgonin e policisë

14:45 : 11/11/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, plagoset i moshuari

09:58 : 11/11/2025
AKTUALITET

Përplasi për vdekje këmbësoren dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet 58-vjeçari

12:39 : 10/11/2025
AKTUALITET

Aksident me vdekje në aksin Peqin-Rrogozhinë

20:05 : 09/11/2025
AKTUALITET

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (EMRAT)

17:49 : 09/11/2025
Para

Moska godet Kievin, raketat bien mbi Ukrainë, katër të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

TË GJITHA

Pas ndarjes, Sara Hoxha u përgjigjet ndjekësve në Instagram për Ledrin (Foto)

17:38 : 12/11/2025

Rinasi sërish në krye të Europës për rritjen e fluturimeve edhe për muajin tetor me 173% më shumë se para pandemisë

17:29 : 12/11/2025

Rama pranon se do të jetë “de facto” kryebashkiak i Tiranës

17:22 : 12/11/2025

Emma Stone shpallet gruaja më e bukur në botë sipas “Raportit të Artë”

17:21 : 12/11/2025

“Është tradhëtuar nga një njeri i afërt”/ Lala: Vrasja e Gilmando Danit mesazh për Shullazin

17:02 : 12/11/2025

Prej katër ditësh nën ujë, terminali i autobuzave në Bulqizë kthehet në “liqen”

16:55 : 12/11/2025

Tre persona i zënë pritë/ PAMJE të tjera nga vrasja e Gilmando Danit, momenti kur i jepet goditja finale

16:44 : 12/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com