• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

‘Moska mund të sulmojë Evropën’, alarmi i SHBA-së trondit NATO-n

08:50 : 05/06/2025
në BOTA

NATO dhe Perëndimi duhet të përgatiten për më të keqen. Sepse Rusia është sërish një rrezik. Duhet marrë në konsideratë mundësia për të përballuar një sulm. Alarmi u dha dje gjatë samitit të ministrave të Mbrojtjes të Aleancës Atlantike. Fillimisht ambasadori amerikan, Matthew Whitaker (sekretari i Mbrojtjes, Hegseth, kishte hequr dorë nga pjesëmarrja në takim), më pas vetë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, paralajmëruan se aleatët – veçanërisht evropianët – kanë detyrimin ta marrin seriozisht këtë rrezik.

“Urgjenca e momentit është e pamohueshme – tha Whitaker – ndërsa konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdon, Moska po përgatit tashmë lëvizjen e saj të radhës. Kremlini po rindërton ushtrinë e vet. Aleatët e NATO-s duhet ta kapërcejnë Rusinë. Nuk kemi asnjë alternativë tjetër. Dua të jem i qartë: ka ardhur momenti për të vepruar. Na duhet një aleancë e ndërtuar për kërcënimet e vitit 2025 dhe më tej, jo për fushëbetejat e djeshme”.

Toni i Rutte nuk ishte i ndryshëm. “Jemi gjithmonë të përgatitur për çdo eventualitet. Dhe Vladimir Putin duhet ta dijë se nëse do të provonte të na sulmonte – referenca ishte kryesisht për vendet baltike – reagimi ynë do të ishte shkatërrues. Do të jemi shkatërrues dhe shumë efikasë edhe pas 3-5-7 vitesh, dhe kjo është arsyeja pse duhet të shpenzojmë më shumë”. Ai shtoi se do të mbrohet “çdo centimetër i territorit të NATO-s” dhe “kushdo, qoftë Putin apo dikush tjetër, që mendon se kjo nuk është e vërtetë, do të përballet me pasojat”.

Dy janë pikat e nisjes. Tashmë edhe Donald Trump e ka kuptuar se presidenti rus nuk ka asnjë qëllim për të arritur një paqe apo armëpushim në Ukrainë. Kjo vatër lufte do të mbetet aktive të paktën për muajt në vijim. Raportet e disa shërbimeve inteligjente evropiane konfirmojnë mbi të gjitha se në planet e Moskës ekziston një vullnet konstant për të rikthyer nën kontroll një pjesë të territoreve që dikur i përkisnin “Rusisë së Madhe”, pra vende si Lituania, Estonia, Letonia dhe Moldavia. Një rrezik që NATO nuk mund ta neglizhojë. Aq sa SHBA-të u këshillojnë partnerëve të “Kontinentit të Vjetër” të pesëfishojnë sistemet e mbrojtjes ajrore dhe tokësore.

Pika e dytë është pasojë e të parës: aleatët duhet të shpenzojnë më shumë për Mbrojtjen.

Lexo edhe:

Vengu: Do prodhojmë dronë me izraelitët për të mbrojtur Samitin e NATO-s në 2027

Rusia po rekruton kriminelë për sabotim në të gjithë Evropën

Uashingtoni ka bërë të ditur, që me marrjen e detyrës nga administrata e re, se nuk ka më ndërmend të mbajë e vetme barrën e sigurisë evropiane. «Aktualisht – sqaroi Rutte pa dhënë ndonjë garanci qetësuese për të pranishmit – nuk ka plane për tërheqjen e trupave amerikane nga Evropa», por «ata presin që aleatët evropianë dhe kanadezë të shpenzojnë shumë më tepër». SHBA-të, edhe në prag të samitit të NATO-s që do të zhvillohet në fund të muajit në Holandë, këmbëngulin që shpenzimet për mbrojtjen të arrijnë në 5 për qind të PBB-së. Madje, ata nuk e konsiderojnë këtë një “sugjerim”, por një “angazhim konkret”.

Bëhet fjalë, megjithatë, për një shifër marramendëse për shumë vende të Bashkimit Evropian. Mjafton të kujtojmë se Italia aktualisht shpenzon 1.3 për qind, pra një të tretën e asaj që kërkohet. Madje, edhe ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, e ka zbutur këtë objektiv: “Askush, për momentin, nuk e mbështet realisht objektivin prej 5 për qind, sepse është joreal. Ajo për të cilën po flasim është rritja graduale e përqindjes në vitet e ardhshme”./La Repubblica

Etiketa: EvropeMoskanatosulm

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vengu: Do prodhojmë dronë me izraelitët për të mbrojtur Samitin e NATO-s në 2027

12:53 : 12/11/2025
BOTA

Rusia po rekruton kriminelë për sabotim në të gjithë Evropën

08:30 : 11/11/2025
BOTA

‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

22:31 : 08/11/2025
BOTA

Gjenerali gjerman paralajmëron: Rusia mund të sulmojë territorin e NATO-s në çdo moment

21:02 : 07/11/2025
RAJONI

Ish-komandanti i NATO-s, do të dëshmojë në Hagë për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

18:15 : 06/11/2025
BOTA

Mark Rutte: NATO po prodhon më shumë municione se Rusia

17:24 : 06/11/2025
Para

Prishi qetësinë publike duke vënë muzikë mbi normat e lejuara, e pëson 33-vjeçari në Ksamil

TË GJITHA

Aksidenti në Zall-Bastar, reagon policia: Humbën jetën dy burra 45 dhe 50 vjeç

16:11 : 12/11/2025

Balluku shmang llogaridhënien për “Llogaranë”, Bardhi: Fshihet sepse e di çfarë ka bërë!

16:10 : 12/11/2025

Memli Krasniqi jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK-së: Ka qenë nder të udhëhiqja partinë

16:03 : 12/11/2025

REL: Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

15:59 : 12/11/2025

Dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me të mitur, merret nën hetim shqiptari në Greqi

15:51 : 12/11/2025

Afera e “Llogarasë”/ Balluku nuk jep llogari, i fshihet Kuvendit në kundërshtim me rregulloren

15:47 : 12/11/2025

Konfirmimi i gjyqtarit Julian Haxhiu mbetet në fuqi në KPA

15:37 : 12/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com