• Kontakt
Monday, November 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dëshmia e Alibej në GJKKO: Më ftonin të dilja nga shtëpia për të më zënë pritë, informatori im ishte…

11:44 : 05/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Në Gjykatën kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO), ka vijuar sot dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej, në kuadër të çështjes “Plumbi i Artë”.

Ai ka rrëfyer rreth kthimit të tij të fshehtë në Shqipëri, lidhjeve me emra të njohur të botës së krimit dhe informacioneve mbi një plan për atentat ndaj tij.

Alibej tregoi se pas qëndrimit në Roterdam u kthye në vend ilegalisht përmes Qafë Botës, ndërsa takoi Genc Tafilin dhe Dorian Dulin, të cilët mbërritën të armatosur në apartamentin e tij. Ai rrëfeu përmes dëshmisë edhe një takim me Kamer Mehjen dhe Mario Celën, lidhur me konfliktin pas vrasjes së familjarëve të tij, dhe sqarimet që mori nga Mehja.

Gjithashtu, Alibej tha se përmes burimeve të tij kishte identifikuar një takim ku, sipas tij, ishin përfshirë Talo Çela, Mikael Qosa dhe Altin Ndoci, të cilët kishin diskutuar për një atentat ndaj tij, duke u ofruar shuma parash.

Ai theksoi rolin e informatorit të tij të ndjerë, Ardian Çollaku, që sipas Alibejt kishte ndihmuar në ndjekjen e bisedave dhe ndarjes së pagesave mes grupeve kriminale.

Lexo edhe:

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

“Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

“Vendosa të mos qëndroja më në Roterdam dhe u ktheva në Shqipëri. Hyra ilegalisht nga Qafë-Bota, pasi isha në kërkim. Kontaktova Genc Tafilin dhe e ftova në apartamentin tim. Erdhi së bashku me Dorian Dulin. Kur mbërritën, dorëzuan çantat sepse ishin të armatosur.

Genci më tregoi se Talo Çela kishte kërkuar takim me Dorianin, së bashku me dy persona nga Mirdita. U larguam nga shtëpia. E ftova sërish Gencin për një takim, por nuk pranoi.

Më pas kontaktova Suel Celën, sepse kur përmendej Kamer Mehja, thuhej se ishte i afërm i tij. I kërkova takim me Kamerin. Sueli më tha se Kameri nuk vinte, sepse ‘afër janë katundarët’, duke iu referuar Capjave. Por më propozoi që takimi të bëhej te tregu. Nuk doja të refuzoja që të mos dukesha i frikësuar, ndaj vendosa të shkoja.

U takova me Kamerin dhe Mario Celën në një lokal pranë tregut, së bashku me kushëririn tim Andi Zylyfi. I thashë Kamerit se ishte e panevojshme të hidheshin fishekzjarrë ditën kur u vranë familjarët e mi. Ai më tha se nuk e njihte fare vëllain tim, Endritin. Biseduam dhe u sqaruam, edhe pse nuk isha i bindur, pasi informacioni kishte ardhur nga Genc Tafili dhe Dorian Duli, të cilët i konsideroja intrigantë.

Pastaj vjen një moment i rëndësishëm: se si identifikova Mikael Qosen, Talo Çelën dhe Altin Ndocin. Një djalë që rrinte në burgun e Peqinit, Ervis Nano (që e njihja si Ermali), shkoi në Fushë-Krujë ku takoi Flobenc Meçen (që e njihja si Colin nga Shkodra). Coli i tregoi se kishte qenë në burg me Altin Ndocin dhe kishte takuar vëllain e Dorian Dulit. Pas takimit, sipas tij, ata ishin të lumtur.

Nga aty u mësua se në takim kishin qenë Talo Çela, Mikael Kamami dhe Altin Ndoci. Aty u diskutua edhe një shumë parash për të më vrarë: “Vendose vetë shifrën, sa do që të vrasësh Erionin”.

Dorian Duli më ftonte shpesh të dilja nga shtëpia për t’u qetësuar. Atëherë kuptova se donin të më nxirrnin në pritë.

Informatorin tim më të besuar e kisha Ardian Çollakun, tani i ndjerë. Ai kishte kontakte me kundërshtarët e mi dhe ndodhej i pranishëm kur bisedoheshin ndarjet e parave. Në një moment, Ardiani e pyeti Mikael Qosen se përse kishte nisur kjo luftë. Ai u përgjigj se ‘Indriti ishte shumë i tmerrshëm’. Ardiani i kërkoi ta lidhte me Hajdar Copjen.

Çollakun e kisha pajisur me EnchoChat dhe e mbaja me para që pas daljes nga burgu”, tha Alibej.

Etiketa: deshmiaErion AlibejGJKKO

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

18:49 : 29/10/2025
AKTUALITET

Mashtrimi me miliona euro, Bruno Çobo dënohet me 8 vite burg

17:21 : 28/10/2025
AKTUALITET

GJKKO dënon me 2 vite burg Ervis Cvilon për grup të strukturuar kriminal

17:20 : 28/10/2025
AKTUALITET

Kërkohet ripyetja e Alibej, avokatët duan në gjyq të dashurat e Dumanit. Ja lista e dëshmitarëve

11:43 : 28/10/2025
AKTUALITET

Dumani: Irena Gjoka po hetohet për fshehje dënimesh nga Greqia

18:56 : 27/10/2025
Para

Rasti i murtajës te bagëtitë në Shqipëri/ Drejtori i shërbimit veterinar: Kafshët e infektuara do të eliminohen

TË GJITHA

Horoskopi, 3 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:56 : 02/11/2025

Bomba molotov drejt Parlamentit serb, militantët e Vuçiç sulmojnë nënën e një prej viktimave të Novi Sadit

22:46 : 02/11/2025

Një tërmet i fortë shkund Afganistanin

22:35 : 02/11/2025

Kaos në Meksikë, ekzekutohet kryebashkiaku! VIDEO nga momenti i tmerrit gjatë festës tradicionale

22:28 : 02/11/2025

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Shqiptarët humbin komunën e Kërçovës pas 16 vitesh

22:21 : 02/11/2025

Ali Ahmeti pranon humbjen: Do rinovojmë radhët tona

22:04 : 02/11/2025

Numërohen rreth 90% të votave në Maqedoninë e Veriut, rezultatet

21:46 : 02/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com