• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Presidenti i Federatës Italiane: Kualifikimi në Botëror është detyrim, s’ka më justifikime

18:06 : 04/06/2025
në SPORT

Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina, foli për sfidën e së premtes në Norvegji, duke u ndalur edhe te vendimi i Acerbit për të mos iu përgjigjur thirrjes së kombëtares: “Nuk duhet të kërkojmë justifikime në këtë moment, kemi një objektiv mbi të cilin jemi të gjithë të përqendruar.

Kualifikimi në Botërorin 2026 është thelbësor, jemi të vetëdijshëm për vështirësitë që po përjetojmë, jo vetëm për shkak të disa dëmtimeve, por edhe lodhjes që kanë shkaktuar kampionatet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ky është një moment i vështirë, por do të mbështetemi te ndjenja e madhe e krenarisë e lojtarëve tanë, e një krenarie që gjithmonë ka karakterizuar veshjen e fanellës së kombëtares. Kjo krenari duhet të gjenerojë entuziazëm te të gjithë tifozët tanë, të cilët në vitin 2021 arritën një rezultat të jashtëzakonshëm e të paimagjinueshëm. Së bashku duhet ta arrijmë kualifikimin, që mungon prej kohësh.

Sa i përket çështjes Acerbi, nuk kam komente. Është një vlerësim personal, çdo kush ka ndjenjën e vet të përkatësisë. Nuk hyj në vlerësimet subjektive të Acerbit, mundem vetëm të shpreh keqardhjen që nuk do t’i ndajmë me të performancat në fushë.

Gjithsesi, siç e theksoi edhe Spalletti, kemi lojtarë që mund ta zëvendësojnë. Nuk duhet të kërkojmë justifikime, të gjithë i njohim kushtet objektive. Nëse komentojmë vetëm vështirësitë, harrojmë aspektet pozitive. Duhet të japim gjithçka, kjo është ajo që kërkojmë nga lojtarët. Në këtë moment, më të përgatiturit duhet ta ndihmojnë kombëtaren tonë”.

Lexo edhe:

Franca dhe Spanja kundër ndalimit të makinave me naftë e benzinë

Energjia/ Italisë i duhen 2.4 milionë punonjës të rinj

Njëkohësisht, Gravina foli për valorizimin e talenteve të rinj, të cilët aktualisht po gjejnë pak hapësirë aktivizimi në Itali:

“Duhet të rrëzojmë një paragjykim të zakonshëm. Ne prodhojmë shumë talente, siç e dëshmon edhe fitorja e parë në histori e Kampionatit Europian U-17. Nga ana e ndërtimit dhe prodhimit të talentit, jemi ndër të parët në Europë. Problemi është se, për të krijuar një kampion, duhet t’i jepet mundësi talentit.

Ka shumë të rinj me perspektivë të madhe që margjinalizohen, lojtarë që kur aktivizohen bëjnë diferencën. Na mungon durimi dhe guximi për të investuar tek ata. Kam parë Yamal të luajë në moshën 15-16 vjeç, kishte cilësi, por nuk ishte ai i sotmi. Për t’u bërë lojtari që është sot, ai u aktivizua për dy vite me një skuadër të nivelit absolut si Barcelona.

Doué luajti kundër nesh me kombëtaren U-17 dhe U-19 dy vite më parë, nuk më dukej se kishte ndonjë diferencë të madhe, përderisa lojtarët më të mirë të turneut ishin dy italianë. Thjesht duhet të kemi më shumë guxim për t’iu dhënë hapësirë këtyre të rinjve”.

Etiketa: BoterorGabriele GravinaItalia

Lajme të lidhura

BOTA

Franca dhe Spanja kundër ndalimit të makinave me naftë e benzinë

17:38 : 23/10/2025
BOTA

Energjia/ Italisë i duhen 2.4 milionë punonjës të rinj

22:40 : 13/10/2025
SPORT

Botërori, ende një “rrugë” e vështirë për Shqipërinë! Ja rivalët në rast se shkojmë në “play off”

15:41 : 12/10/2025
AKTUALITET

Italia, Franca dhe rrjetet shqiptare: Pakti Evropian kundër Kokainës

18:18 : 05/10/2025
SPORT

“Trionda”, prezantohet topi zyrtar i Botërorit 2026

22:49 : 03/10/2025
AKTUALITET

Në Shqipëri janë futur tre ngarkesa nga Greqia dhe Italia me pjeshkë dhe rrush me pesticide

16:44 : 24/09/2025
Para

Kthehet dhuna në kopshtin Gledis! Nëna merr djalin me shenja të nxira në fytyrë (DENONCIMI)

TË GJITHA

Osmani thërret liderët e partive politike në takim të premten

15:08 : 30/10/2025

Ndoja: Reforma në drejtësi duhet të ishte e mirë menduar, të përmirësonte sistemin

14:53 : 30/10/2025

Kur do të zgjidhen krerët e rinj të BKH dhe SPAK? Kryetarja e KLP-së zbulon datat

14:49 : 30/10/2025

Trump urdhëron Pentagonin të rifillojë menjëherë testimin e armëve bërthamore

14:40 : 30/10/2025

Aksidentoi për vd*kje të riun në Vlorë, Gjykata lë në burg 32-vjeçarin

14:29 : 30/10/2025

I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet 37-vjeçari në Korçë

14:15 : 30/10/2025

Avokati i Erion Veliajt tërhiqet nga mbrojtja: Jam në konflikt interesi! Ç’do të ndodhë nesër në Kushtetuese

14:09 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com