• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U qëllua me 12 plumba, zbardhen detaje nga vrasja e Pjetër Kazës: Autori përdori armë me silenciator

20:40 : 03/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Emisioni “Në Shënjestër”, ka sjellë detaje të reja nga vrasja e së dielës, 1 qershor, ku mbeti i vdekur Pjetër Kaza, 57-vjeç.

Kaza sapo kishte lënë punën e tij në minierë dhe si çdo mbrëmje po kthehej në banesën e tij në Tale të Lezhës aty ku jetonte me familjen.

Ishte ora 1 e mëngjesit e datës 1 Qershor kur ai ndërsa po bëhej gati të hapte portën e madhe të banesës së tij, teksa e ndanin vetëm pak hapa nga qetësia e banesës, një tytë arme me 12 plumba që derdhi zjarr pareshtur drejt trupit të tij, i mori jetën pa i dhënë asnjë mundësi shpëtimi duke e shpuar tej e përtej.

Mendohet se autori apo autorët kanë përdorur një armë zjarri silenciator, për të mos u dëgjuar krismat pasi plumbat nuk u dëgjuan nga askush, as nga vetë familjarët e tij të cilët duhet të prisnin mëngjesin, për të kuptuar se i afërmi i tyre kishte humbur jetën tragjikisht në derën e banesës, ndërsa ata e prisnin si zakonisht të kthehej në banesë.

Policia grumbulloi në vendngjarje të paktën 12 gëzhoja plumbash dhe mori dëshmitë e para për krimin.

Lexo edhe:

KAS “rrëzon” PD-në edhe për kërkesën e përsëritjeve të zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

Prodhonin dhe shisnin kanabis, arrestohen 2 vëllezër. Ja çfarë iu gjet pas kontrollit

E para që iu përgjigj hetuesve ishte bashkëshortja e viktimës e cila konfirmoi se e gjeti të shoqin të vrarë në orën 5 të mëngjesit, edhe pse nuk kishte dëgjuar asnjë krismë, që t’i tërhiqte vëmendjen.

“Bashkëshortja e viktimës deklaron se e gjeti të vrarë bashkëshortin në orët e para të mëngjesit, dhe makina ishte ende e ndezur. Ajo tha se bashkë shorti nuk ruhej për shkak se kishte humbur 2 vëllezër për motive gjakmarrje dhe i treti ndodhej në burg”, thuhet në dëshminë e bashkëshortes së Pjetër Kazës para grupit hetimor.

Vrasja e Pjetër Kazës riktheu edhe njëherë hijet e frikshme të një gjakmarrje mes fiseve Kaza dhe Gjini mbi 30-vjeçare, që deri më sot ka prodhuar 5 viktima.

Përplasja e fisit Kaza me atë Gjini e ka gjenezën në vitin e largët 1994.

Plot 31 vite më parë, koha kur nisi edhe një gjakmarrje që duket se vazhdon edhe sot.

Pse u vra shefi i krimeve Ndue Kaza në 1994?

Po ashtu janë bërë publike dëshmitë e zbardhura nga dosja hetimore mbi vrasjet mes fiseve Gjini e Kaza, tregojnë qartë zanafillën e zinxhirit të vrasjeve që daton në 1994, me ekzekutimin e shefit të krimeve në Lezhë, Ndue Kaza dhe që vijoi me atentatin e 1 qershorit 2025 ku mbeti i vdekur vëllai i tij, Pjetër Kaza.

“Nga hetimet rezulton se Pjetër Kaza, dyshohet se është vrarë për motive gjakmarrje. Fisi Kaza dhe Gjini janë në hasmëri që prej vitit të largët 1994.

Gjatë deklarimit në polici, bashkëshortja e viktimës tha se ai nuk ruhej, pavarësisht problemeve të hasmërisë që kishin si familje”, thuhet në dosjen hetimore.

Sipas të dhënave të siguruara nga emisioni “Në Shënjestër” gjithçka duket se fillon me ekzekuimin në qendër të Mirditës më 7 Janar të vitit 1994, të shefit të krimeve në Lezhë, Ndue Kaza, një vrasje e cila tronditi jo vetëm uniformën e policisë, por edhe vetë familjen Kaza që nuk e fali kurrë gjakun e të afërmit të tyre.

Referuar dokumentimeve të kohës, Ndue Kaza ndodhej në Rrëshen ditën e vrasjes së tij.

Thuhet se ekzekutimi i Ndue Kazës, erdhi pasi ai kishte ndërhyrë për të shmangur një konfikt midis dy grupeve rivale.

Do ishte pikërisht kjo vrasje që do të shërbente edhe si një prelud për të hapur një plagë që nuk do të mbyllej kurrë midis dy familjeve.

Hakmarrja që dhe pse u duk sikur u shty në kohë nuk mungoi. Por ajo erdhi edhe më e përgjakshme, vetëm 3 vite më pas, më 3 Korrik 1997.

Ai që do të merrte hak në emër të familjes Kaza për humbjen e të afërmit të tyre, komisarit të policisë, Ndue Kaza, do të ishte Martin Kaza, një nga vëllezërit e oficerit tashmë të ndjerë i cili qëlloi mbi dy vëllezërit Dod dhe Agustin Gjini, në qendër të Laçit, duke i lënë të vrarë.

Dod Gjini ishte edhe ekzekutori direkt i shefit të krimeve të Lezhës, Ndue Kaza.

Menjëherë pasi kreu krimin, Martin Kaza vendosi të largohej nga Shqipëria dhe të mos i dorëzohej drejtësisë.

Por ndërsa u largua nga Shqipëria, drejtësia dha për të fillimisht një dënim në mungesë, për vrasjen e dy vëllezërve Gjini.

Në vitin 2001, katër vite pas krimit të dyfishtë që kreu, Gjykata e Kurbinit e shpalli atë fajtor, duke e dënuar me 22 vite të gjata burgim në mungesë.

Pas vrasjes Martin Kaza u largua nga Shqipëria dhe u strehua në Britaninë e Madhe ku qëndroi aty i fshehur për gati 20 vite deri në vitin 2017 kur u zbulua në një lagje të Londrës.

Kaza u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin për vrasjen e vëllezërve Gjini në vitin vitin e mbrapshtë 1997. Martin Kaza që bëri çmos të mos ekstradohej nga Britania e Madhe.

Ndërsa autoritetet shqiptare kishin dërguar te homologët e tyre britanikë edhe mostra të ADN-së të nënës së tij.

Por ndërkohë që u ekstradua në Shqipëri, ai filloi një betejë ligjore në Gjykatën e Apelit, për t’i shpëtuar dënimit, duke qenë se ishte dënuar në mungesë.

“Martin Kaza u arrestua në vitin 2017 në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër, teksa fshihej aty. Pasi u ekstradua në Shqipëri në vitin 2018 ai e çoi çështjen e tij në Gjykatën e Apelit, e cila prishi vendimin e parë dhe e dërgoi çështjen edhe njëherë për rigjykim në Gjykatën e Kurbinit”, thuhet në dosjen hetimore.

Gjykata e Apelit arsyetoi se i pandehuri Martin Kaza, që ishte gjykuar në mungesë dhe dënuar me 22 vite burgim për vrasje me paramendim, i ishte cënuar e drejta për një proces të rregull ligjor.

Por avokati i tij, pretendoi se gjykata e rrethit gjyqësor Kurbin nuk i ka garantuar asnjë të drejtë të pandehurit.

“Martin Kaza, në gjykimin e zhvilluar kundër tij. Nga provat e administruara në gjykim nuk ka asnjë akt që të provojë që të jetë njoftuar i pandehuri ose ndonjëri prej familjarëve të tij, në një kohë që i pandehuri dhe familja e tij ka patur një adresë të përcaktuar dhe njoftimi i tij ka qenë lehtësisht i mundshëm”, thuhet në pretendimin e avokatit të Martin Kazës.

Avokati pretendonte se Kazës nuk i ishte garantuar e drejta e mbrojtjes dhe shkak për këtë ishte mënyra e pyetjes së të plagosurit Besnik Legisi në ambjentet e IEVP-së Burrel./ News24

Etiketa: ArmelezhePjetër Kazasilenciatorvrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KAS “rrëzon” PD-në edhe për kërkesën e përsëritjeve të zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

15:55 : 05/06/2025
AKTUALITET

Prodhonin dhe shisnin kanabis, arrestohen 2 vëllezër. Ja çfarë iu gjet pas kontrollit

09:40 : 05/06/2025
RAJONI

Prokuroria: Naim Murseli vrau gruan për siguracionin prej 260 mijë eurosh

18:32 : 04/06/2025
AKTUALITET

“Laerti po na priste duke drekuar me dy policë”, Tafani: Si e vramë “Kinezin” e bandës së Aldo Bares

16:25 : 04/06/2025
AKTUALITET

Tafani: Laert Haxhiu më urdhëroi të ekzekutoja kushëririn tim, avokatin Adriatik Guri

15:58 : 04/06/2025
AKTUALITET

Vrasja e Edmond Papës/ Prokuroria jep pretencën për Andrew Boden dhe Albano Velon

15:49 : 04/06/2025
Para

Juventusi e bën zyrtare, largim me “peshë” nga klubi bardhezi

TË GJITHA

Aksident në Ulëz/ Betonierja del nga rruga, plagoset drejtuesi i saj

16:09 : 05/06/2025

Revolucion te Vora, shtatë largime dhe vetëm një i afruar pas ngjitjes në Superligë

16:08 : 05/06/2025

Vdes e moshuara në Lushnjë pas injeksionit në ambulancën e lagjes, dyshohet se pësoi reaksion

16:07 : 05/06/2025

KAS “rrëzon” PD-në edhe për kërkesën e përsëritjeve të zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

15:55 : 05/06/2025

Stojkovic para sfidës me Shqipërinë: Dhashë dorëheqjen nga Serbia, por Federata nuk e pranoi!

15:54 : 05/06/2025

Emigracioni po zbraz shkollat dhe universitetet

15:44 : 05/06/2025

Manaj përfundon në spital para ndeshjes me Serbinë, çfarë ndodhi me sulmuesin?!

15:42 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com