• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qershori çel regjistrimet në kopshte, 20 ditë afat! Procedurat që duhet të ndiqen hap pas hapi

09:12 : 03/06/2025
në AKTUALITET, SOCIALE

Nga kjo e hënë për tri javë radhazi, prindërit që duan të regjistrojnë fëmijën në çerdhe apo kopsht publik duhet të aplikojnë.

Drejtoria e Kopshteve dhe Çerdheve ka hapur aplikimet, të cilat për herë të parë bëhen “online”. “Duke filluar nga data 2 deri më 22 qershor, për tri javë kalendarike gjatë gjithë kohës. Prindërit që janë të interesuar për të marrë shërbimin publik në 54 kopshtet e Bashkisë së Tiranës, 45 çerdhe në 125 grupe që ne kemi në periferi do të aplikojnë për herë të parë ‘online’ te një platformë, ku linkun e gjejnë tek uebi ‘fëmijëtetiranës.al’ dhe në profilet zyrtare në rrjetet tona sociale”, – bëri me dije Zhaneta Beqiri, drejtore e çerdheve dhe kopshteve, Bashkia Tiranë, ndërkohë që iu kujton atyre që hasin probleme me aplikimin të drejtohen pranë institucioneve për të finalizuar procedurën. Aplikimet mbyllen më 22 qershor, ndërsa edhe këtë vit i gjithë procesi do të realizohet ‘online’, përmes një platforme të dedikuar në adresën “efemijet.tirana.al”. Për pranimin, prindërit do të duhet të presin thuajse gjatë gjithë verës, pasi konfirmimi apo refuzimi do t’iu vijë në ‘email’.

“Në të gjitha objektet tona, çerdhe dhe kopshte, do të jetë një person që mund të jetë drejtuesja e institucionit apo stafi psiko-social që t’i orientojë për të finalizuar procedurën. Gjatë kohës së verës deri nga mesi i gushtit do të bëhet vlerësimi, shqyrtimi, kthimi i përgjigjes me ‘e-mail’ të të gjithë të interesuarve. Dhe normalisht më 1 shtator nis frekuentimi për fëmijët e rinj”.

PROCEDURA

Hapi i parë që prindi duhet të bëjë është ai i regjistrimit në këtë platformë. Pra, një llogari personale me të dhënat bazë të vetë prindit si emri, mbiemri, numri i telefonit dhe adresa e ‘email’-it. Pasi të kenë hyrë në sistem, prindërit do të jenë përballë 4 opsioneve: regjistrim në çerdhe, regjistrim në kopsht, transferim nga çerdhja në kopsht apo transferimet nga njëra çerdhe në tjetër apo nga njëri kopsht në tjetër. Për të regjistruar për herë të parë fëmijën në çerdhe, zgjedhin opsionin “regjistro në çerdhe” që gjendet në faqen kryesore të platformës. Në vijim, prindërit seleksionojnë njësinë administrative ku banojnë dhe më pas çerdhen apo kopshtin në atë njësi që preferojnë për fëmijën e tyre. Procedura identike ndiqet edhe për regjistrimin në kopshte. Të gjitha çerdhet dhe kopshtet në zonën ku prindërit jetojnë mund t’i gjejnë po në platformë përmes një harte të dedikuar.

Lexo edhe:

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

Helmimi i të miturave në Korçë/ Dyshohet se konsumuan karamele me hashash, intubohet 3-vjeçarja

DOKUMENTET
Dokumentet që kërkohen për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe dhe kopshte përfshijnë: certifikatën personale dhe atë familjare të fëmijës, vërtetimin e punës së prindërve, ku duhet të pasqyrohet edhe paga mujore si dhe vërtetimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore, që mund të sigurohen përmes portalit ‘e-Albania’. Po ashtu, është e domosdoshme dorëzimi i vërtetimit të vaksinimeve të fëmijës. Për fëmijët që kalojnë nga çerdhja në kopsht, kërkohen certifikatat personale dhe familjare, si dhe një vërtetim banimi që dëshmon se familja ndodhet pranë institucionit. Në rastet kur kërkohet transferimi i fëmijës nga një çerdhe në një tjetër, është e nevojshme të dorëzohet edhe një dokument që justifikon arsyet e lëvizjes. Për fëmijët që u përkasin kategorive të veçanta apo atyre vulnerabël, kërkohen dokumente shtesë që vërtetojnë statusin e tyre specifik. Të gjithë prindërit duhet të paguajnë fondin e garancisë prej 5,000 lekësh, e cila kryhet pranë zyrave të Postës Shqiptare. Ky fond është i detyrueshëm për të përfunduar procesin e regjistrimit. Për të gjitha këto procedura, Bashkia e Tiranës ka vënë në dispozicion 8 video shpjeguese, të cilat gjenden në faqen “femijete-tiranes.tirana.al”

Etiketa: cerdhefëmijëregjistrime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025
AKTUALITET

Helmimi i të miturave në Korçë/ Dyshohet se konsumuan karamele me hashash, intubohet 3-vjeçarja

21:03 : 18/09/2025
AKTUALITET

Tiranës i mungojnë çerdhet dhe kopshtet publike

19:32 : 18/09/2025
AKTUALITET

Korçë/ Tre fëmijë përfundojnë në spital, prindërit: Hëngrën karamele të gjetur në rrugë

18:53 : 18/09/2025
AKTUALITET

“Kujdes nga produktet me plumb”, alarmi i ISHP: Dëme të parikthyeshme te fëmijët

15:37 : 16/09/2025
AKTUALITET

Në Shqipëri 17% e fëmijëve nën 5 vjeç janë obezë, 3-fish më e lartë se mesatarja globale për 2024

14:35 : 15/09/2025
Para

VIDEO shokuese! Momenti kur 19-vjeçarja serbe heq rripin e sigurimit dhe bie nga parashuta

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com