• Kontakt
Tuesday, August 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Probleme profesionale”/ Prokurorja Marsida Frashëri përballet me kërkesë për shkarkim në KPA

18:12 : 03/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, VETTING

Sipas drejtuesit të SPAK, prokurorja e Shkodrës, Marsida Frashëri nuk arriti që të provojë të kundërtën e barrës së provës në lidhje me ato që u konsideruan si probleme profesionale dhe kërkoi largimin e saj nga funksioni, ndërkohë që subjekti e cilësoi antikushtetues ankimin.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të martën më 3 qershor me parashtrimet dhe konkluzionet përfundimtare në çështjen e vetingut të prokurores së Shkodrës, Marsida Frashëri. Prokurori Klodian Braho, i autorizuar nga drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, për të përfaqësuar këtë çështje në KPA, tha se u qëndronte gjithë shkaqeve të ankimit dhe kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit për konfirmimin e Frashërit dhe kërkoi shkarkimin e saj për probleme në aspektin profesional e cënim të besimit të publikut tek drejtësia. Frashëri e kundërshtoi si të papranueshëm ankimin e Komisionerit Publik duke pretenduar se vendimi për pezullimin e saj nga detyra për një vit dhe dërgimin për trajnim Shkollën e Magjistraturës, ndaj të cilit ngrihen shkaqe, sipas subjektit, është i paankimueshëm.

Në maj të vitit 2022, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi pezullimin e Frashërit për 1 vit nga detyra, me kushtin që të ndiqte programin e trajnimit në Shkollën e Magjistraturës. Vendimi u mor pasi gjatë procesit të vetingut, prokurorja Frashëri u përball me barrë prove për kriterin profesional, lidhur me gjetjet në 27 dosje, kur rezultonte të mos kishte kryer veprime hetimore. Subjekti deklaroi se kishte pasur ngarkesë të lartë në punë.

Gjatë seancës dëgjimore më 10 maj të vitit 2022, u relatua se ndaj prokurores Frashëri ishin zhvilluar 3 hetime disiplinore nga Prokuroria e Përgjithshme dhe se gjetjet e këtyre hetimeve ishin shqyrtuar edhe nga KPK, nga kishin rezultuar gjetur të njëjtat probleme. Njëri prej hetimeve ishte mbyllur me vendimin e uljes në detyrë për 6 muaj në vitin 2014, ndërsa dy të tjerët ishin pushuar për shkak të mungesës së kuadrit ligjor.

Nga hetimi administrativ në shkallën e parë të vetingut u konstatua se procedime penale të viteve 2011 dhe 2013 janë mbajtur në sirtare nga prokurorja Frashëri dhe pas kalimit të këtyre çështjeve një kolegeje në vitin 2018 është kërkuar pushimi i menjëhershëm, si pasojë e parashkrimit të veprës penale. Komisioni konstatoi se subjekti nuk kishte kryer asnjë veprim hetimor, duke sjellë si pasojë parashkrimin e veprës penale. Sipas Komisionit, pavarësisht faktit se Frashërit i ishte tërhequr më parë vëmendja dhe ishte marrë masë disiplinore, ajo ka vijuar ta ushtrojë funksionin me mangësi në aspektin profesional, duke evidentuar probleme në dhjetra çështje të hetuara prej saj.

Lexo edhe:

Arrestimi i Dorian Beut/ Një port për peshkatarët apo për trafikantët e drogës?

Po të flasë Erioni, bëhet “Dumani” i qeverisë

Megjithatë, problemet e konstatuara nuk u gjetën të mjaftueshme për shkarkim dhe Frashëri u dërgua për riedukim në Shkollën e Magjistraturës. Pas përfundimit të këtij trajnimi me sukses, më 11 shtator të vitit 2023 u vendos konfirmimi i saj në detyrë, vendimarrje që u gjet e pabazuar nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, i cili çmoi se Frashëri ishte e papërshtatshme për të vijuar detyrën dhe se kishte cënuar besimin e publikut tek drejtësia.

Ndryshe nga KPK, prokurori Klodian Braho tha të martën se vlerëson se subjekti ka cënuar rëndë besimin e publikut tek drejtësia me veprimet dhe mos veprimet e saj, si dhe se nuk ka arritur të provojë të kundërtën e barrës së provës.

Ai solli në vëmendje të Kolegjit se subjekti, edhe pas hetimeve administrative të kryera më parë ndaj saj, ka vijuar të veprojë në kundërshtim me ligjin. Braho argumentoi se veprimet dhe mosveprimet e Frashërit kanë dhënë impakt të drejtëpërdrehtë dhe se mangësitë e thella të saj nuk mund të korrigjoheshin. Sipas Brahos, rezulton se subjekti ka cënuar besimin e publikut tek drejtësisë dhe se duhet të konsiderohet e papërshtatshme e të shkakrohet nga detyra.

Prokurorja Marsida Frashëri argumentoi se i gjithë ankimi rotullohet tek vendimi i ndërmjetëm i KPK, për pezullimin e saj. ajo pretendoi se kjo vendimarrje është përfundimtare dhe e formës së prerë dhe sipas përcaktimeve kushtetuese nuk mund të ankimohet.

Frashëri solli në vëmendje të Kolegjit se ka marrë flerësim pozitiv për figurën dhe pasurinë, që sipas saj tregojnë se nuk ka pasur probleme. Po ashtu, vërejti se as Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit në rastin e saj nuk kishte paraqitur rekomandim.

Ajo pretendoi se argumentet e Komisionerit Publik cënojnë parimin e gjesë së gjykuar. Lidhur me shkakun për cënimin e besimit të publikut, ajo nënvizoi se ankimi është kryer vetëm për një kriter, atë të profesionalizmit.

Lidhur me konstatimet e kryera për moskryerjen e hetimeve, subjekti pohoi se ka pasur një ngarkesë disa herë më shumë se kolegët e saj. Ajo kërkoi rrëzimin e ankimit.

Pas parashtrimeve, palët u ftuan për konkluzionet përfundimtare. Si Braho, edhe Frashëri deklaruan se u qëndronin parashtrimeve dhe kërkimeve të tyre. Ndërkohë, prokurori Braho parashtroi para Kolegjit se vendimet e ndërmjetme, sipas legjislacionit në fuqi, ankimohen së bashku me vendimin përfundimtar. Sipas tij, nuk ka ndonjë përcaktim në ligj apo në Kushtetutë se është i paankimueshëm. Sipas Brahos, në rastet kur një vendim është i paankimueshëm ,përcaktohet qartë në legjislacion apo në Kushtetutë.

Në përfundim, Braho kërkoi shkarkimin nga detyra të Frashërit, ndërsa kjo e fundit lënien në fuqi të konfirmimit. “I qëndroj kundërankimit tim se ankimi i Komisionerit Publik është antikushtetues”, deklaroi prokurorja Marsida Frashëri.

Kolegji mbylli shqyrtimin gjyqësor dhe njoftoi se vendimi do të shpallet më 10 qershor, në orën 15:00.

/BIRN

Etiketa: kpamarsida frasheriprobleme profesionaleprokurorjashkarkimispakvetingu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arrestimi i Dorian Beut/ Një port për peshkatarët apo për trafikantët e drogës?

17:49 : 26/08/2025
AKTUALITET

Po të flasë Erioni, bëhet “Dumani” i qeverisë

11:09 : 26/08/2025
AKTUALITET

Dorian Beu i arrestuar nga SPAK për trafik droge, ortak biznesi me oligarkun e peshkut Gjergj Luca

21:58 : 25/08/2025
AKTUALITET

Veliaj paralajmërim në “TikTok”-un e ndaluar: Kur të flas unë ti do jesh lajm i fundit!

17:50 : 25/08/2025
AKTUALITET

“Jam shoferi i kancelares së SPAK-ut”, kërcënoi inspektorët e IMT-së, arrestohet një person në Tiranë

15:01 : 25/08/2025
AKTUALITET

Linda e AKSHI-t sfidon SPAK, i jep 8.3 mln euro Ermal Beqirit pas kontrollit të zyrave nga BKH

21:00 : 23/08/2025
Para

Inzaghi dhe Interi ndahen zyrtarisht, deklarata e Marotta-s: Është si Trapattoni e Mourinho!

TË GJITHA

Në shënjestër ishtë Jozi? Detaje nga shpërthimi me lëndë plasëse në Kurbin!

22:11 : 26/08/2025

Digjet Zvicra! Përplasje të ashpra mes protestuesve dhe policisë për vrasjen e një adoleshenti

21:52 : 26/08/2025

Zjarr në një pallat në Lushnje, katër persona dërgohen në spital

21:28 : 26/08/2025

Makina përplas për vdekje këmbësoren në Korçë

21:14 : 26/08/2025

Shpërthim me lëndë plasëse në portën e një banese në Kurbin

21:04 : 26/08/2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo

Trump propozon masën ekstreme: Dënimin me vdekje për v*asësit në Uashington

20:53 : 26/08/2025

Situata me zjarret në vend: 12 vatra aktive në 24 orët e fundit

20:29 : 26/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com