Një vjedhje ka ndodhur ditën e djeshme në një banesë pranë një qendre tregtare në zonën e Zogut të Zi në kryeqytet.
U raportua se hajdutët kanë marrë sende me vlerë në banesë, por edhe dokumente, USB dhe hardisk.
Sipas mediave, policia ka arritur të identifikojë autorët të cilët dyshohet se kanë qenë 4 persona, ku dy prej tyre tashmë janë arrestuar.