• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha në Asamblenë e PPE: Shqipëria i vetmi narko-shtet në Europë! Kërkojmë një mision fakt-mbledhës

16:40 : 03/06/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Sali Berisha së bashku me disa deputetë të PD-së, kanë marrë pjesë sot në Asamblenë Parlamentare të Partive Popullore Europiane (PPE), ku gjatë fjalës së tij, lideri demokrat ka denoncuar sërish atë që ai e konsideron si “farsë”, sa i përket zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Berisha u shpreh se në në këto zgjedhje, i gjithë shteti u shndërrua në një trupë elektorale, ku sipas tij, u përdorën fuqitë financiare, njerëzore, logjistike, ekzekutive, pa kufij për të ndaluar, për të kontrolluar dhe për të manipuluar votën e qytetarëve shqiptarë.

Më tej, Berisha tha se në zgjedhje nuk ishte i përfshirë vetëm shteti, pasi sipas tij, Shqipëria është i vetmi narko-shtet në Europë

“Ne ndodhemi në një situatë shumë të vështirë. Kartelat e drogës në vendin tim janë, me diferencë, më të fuqishmet në Europë. Pse? Sepse kanë në dorë portet kryesore të vendit. Rruga e heroinës që vjen nga Lindja kalon nga duart e tyre. Ata janë në sipërmarrje të përbashkëta me policinë, prokurorët, ministrat – dhe vetë Kryeministrin. Në zyrën e tij, ai mban një person të quajtur Ergys Agasi, që vepron si koordinatori i kartelit të drogës në shërbim të pushtetit. Nuk është një situatë e lehtë, por është një situatë që duhet dhe mund ta luftojmë.” – u shpreh Berisha.

Lideri demokrat tha se nihma që kërkon ende nga PPE-ja është dërgimi i një misioni verifikues, një mision fakt-mbledhës, pasi sipas tij, Shqipëria është një eksportuese e madhe kriminaliteti dhe droge, dhe një eksportuese shumë e madhe emigrantësh.

Lexo edhe:

“Kemi shanse reale për kualifikim”, Broja-Ajeti para Serbisë: Të dalim nga kjo sfidë me 3 pikë

Zgjedhjet në 6 bashki, Berisha: Në të gjitha zonat, kandidatura të pavarura, model i pranuar dhe nga aleatët

Berisha tha se ka në dispozicion një sasi të jashtëzakonshme dokumentesh që tregojnë si funksionon ky narko-shtet dhe cilat janë lidhjet e tij me kartelin Sinaloa të Meksikës, me kartelët në Medelin, Bolivi, Peru, Ekuador.

Sali Berisha në Asamblenë Parlamentare të PPE: Faleminderit, Zoti Sekretar i Përgjithshëm, i nderuar Z. President. Së pari, dua të falënderoj PPE-në dhe Presidencën e PPE-së për konferencën që organizuan në Mal të Zi dhe për rezolutën që miratuan në Valencia, në të cilën paraqitën të gjithë situatën në vendin tim në prag të zgjedhjeve, një situatë që tregoi se vota ishte e vdekur para se të hynte në kutinë e votimit.

Në fakt, në këto zgjedhje, i gjithë shteti u shndërrua në një trupë elektorale. U përdorën fuqitë financiare, njerëzore, logjistike, ekzekutive, pa kufij për të ndaluar, për të kontrolluar dhe për të manipuluar votën e qytetarëve shqiptarë.

Qeveria, gjatë fushatës zgjedhore, në kundërshtim me ligjet dhe me parimet ndërkombëtare, u dhuroi çdo pensionisti, që përfaqëson 48% të votuesve, nga 100 euro. Dy ditë para zgjedhjeve, ajo fali 200 milionë euro gjoba dhe interesa.

Ajo mobilizoi dhjetëra mijëra punonjës të administratës, të kthyer në një lloj “policie politike” të quajtur patronazhistë. Patronazhistë të armatosur me të dhëna personale të marra nga sistemet digjitale të qeverisë dhe bankave, të cilat u përdorën për të joshur apo kërcënuar qytetarët në të gjithë vendin.

Nga ana tjetër, siç e dini, Shqipëria është i vetmi narko-shtet në Europë. Zoti Kryeministër i Shqipërisë dha 138 licenca për kultivim droge. Nëse ligji lejon kultivimin për qëllime mjekësore në vetëm 200 hektarë, këtë herë ai dha 29,000 hektarë – një shifër që përkthehet në më shumë se 100 milionë rrënjë kanabis. Një rrënjë ka vlerë nga 500 deri në 1,000 euro. Kjo ishte, pak a shumë, atmosfera në të cilën u zhvilluan këto zgjedhje.

Zonja Sekretare e Përgjithshme, ju theksuat përfshirjen e shtetit. Në të vërtetë, nuk ishte vetëm shtet, ishte një narko-shtet. Shqipëria është i pari dhe i vetmi narko-shtet në Europë.

Ne ndodhemi në një situatë shumë të vështirë. Kartelat e drogës në vendin tim janë, me diferencë, më të fuqishmet në Europë. Pse? Sepse kanë në dorë portet kryesore të vendit. Rruga e heroinës që vjen nga Lindja kalon nga duart e tyre. Ata janë në sipërmarrje të përbashkëta me policinë, prokurorët, ministrat – dhe vetë Kryeministrin. Në zyrën e tij, ai mban një person të quajtur Ergys Agasi, që vepron si koordinatori i kartelit të drogës në shërbim të pushtetit.

Nuk është një situatë e lehtë, por është një situatë që duhet dhe mund ta luftojmë. Ndihma që kërkoj ende nga PPE-ja dhe partitë motra është dërgimi i një misioni verifikues në vendin tim, një mision fakt-mbledhës, që do të kishte rëndësi të jashtëzakonshme, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet tuaja. Sepse Shqipëria është një eksportuese e madhe kriminaliteti dhe droge. Dhe gjithashtu, një eksportuese shumë e madhe emigrantësh.

Një mision fakt-mbledhës nga Partia Popullore Europiane është më se i domosdoshëm. Ne kemi në dispozicion një sasi të jashtëzakonshme dokumentesh që tregojnë si funksionon ky narko-shtet, cilat janë lidhjet e tij me kartelin Sinaloa të Meksikës, me kartelët në Medelin, Bolivi, Peru, Ekuador.

Besoj se së bashku mund të ndihmojmë kombin tonë, por edhe rajonin dhe vetë Bashkimin Europian.

Edhe një herë, ju falënderoj për ndihmën dhe mbështetjen tuaj.

Etiketa: Asamblejamision fakt-mbledhesnarkoshtetPPESali BerishaShqiperia

Lajme të lidhura

SPORT

“Kemi shanse reale për kualifikim”, Broja-Ajeti para Serbisë: Të dalim nga kjo sfidë me 3 pikë

14:25 : 08/10/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet në 6 bashki, Berisha: Në të gjitha zonat, kandidatura të pavarura, model i pranuar dhe nga aleatët

13:54 : 08/10/2025
AKTUALITET

“Ish-bashkëpunëtor i Enver Hoxhës”, Berisha: Arben Rakipi dhe Xhafaj ‘truri’ i ndryshimeve të reformave në drejtësi

13:41 : 08/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Shqiptarët kanë humbur të drejtën e procesit ligjor, qindra të vrarë për vetëgjyqësi

13:35 : 08/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Berisha: Rama e hoqi me vendim mbrojtjen e gjykatave nga policia

13:20 : 08/10/2025
BOLD BLOG

Trump/Stubb, dy Arkitektët e Rendit të Ri Botëror

09:53 : 08/10/2025
Para

SPAK: Si funksiononte banda shqiptare që trafikonte drogë nga Spanja e Holanda drejt Finlandës

TË GJITHA

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025

Kontrata klienteliste? Pronat e shtetit lihen në degradim, shpenzohen mln për qira zyrash te privatët

21:48 : 08/10/2025

“Binaj i jashtëzakonshëm”/ Salianji: Do kandidoja në Tiranë, po t’ma ofronin, por ma kanë ndaluar!

21:27 : 08/10/2025

Tualetet e shkollës 9-vjeçare në Maqellarë të bllokuara, nxënësit kryejnë nevojat në dysheme

21:16 : 08/10/2025

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

21:00 : 08/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Lutfi Dervishi: Nuk ka reflektim, do të harrohet pa ndryshim real

20:53 : 08/10/2025

Vizita në Shqipëri “i kushton shtrenjtë” kryebashkiakut të New York-ut

20:44 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com