• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Gruaja nga Korça s’më braktis”/ Palestinezi: Një djalë e humbëm, tjetri shëtit me flamurin shqiptar në Gaza

15:34 : 02/06/2025
në AKTUALITET, BOTA

“Përshëndetje nga Gaza. Jemi vendosur në çadër, pasi shtëpia jonë është në një vend shumë të rrezikshëm”, kështu e nis rrëfimin në shqip, palestinezi Abdullah Jabir, i cili bashkë me familjen e tij, gruan dhe djalin, jetojnë në atë që konsiderohet sot  “ferri mbi tokë”.

“Kam jetuar në Shqipëri nga viti 1994. Jam i martuar me Albinën, nusen time të dashur nga Korça. Kam djalin tim Jakubin, ndërsa djalin tjetër e kemi humbur nga kjo luftë, Ibrahim, ndërsa djali i madh, Ahmedi, është në Tiranë”, thotë ai, teksa zbulon se Ahmedi edhe është martuar para gjashtë muajsh.

Abdullah zbulon në një rrëfim për A2 CNN, pse ka zgjedhur të jetojë këtu, pavarësisht se ka humbur një djalë.

“Jemi palestinezë, prindërit e mi janë këtu. Kemi shtëpinë këtu në Gaza dhe po vazhdon jeta. Ndodhi lufta dhe ne këtu na ndihmoi shumë ambasada shqiptare në Egjipt. I kam lumtur nusen me Ibrahimin dhe Jakubin për të ikur, sepse unë nuk lë dot mamanë dhe motrën me gjithë familjen, që janë këtu, por prapë nusja tha, Abdullah unë kurrë nuk të lë. Jemi vendosur në Gaza”.

Nuk preferon të flasë shumë për atë që po bën ushtria izraelite në Gaza. “Ju i shikoni vetë”, thotë ai. Teksa flet, në sfond dëgjohen bombardimet e ushtrisë izraelite.

Lexo edhe:

OBSH: Nevojiten 7 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor në Gaza

Itali/ Parkonte makinën në qendrën historike dhe shiste kokainë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar

“Janë bombat e izraelitëve sipër popullit të Gazës. Por nuk do të flas për atë, ju i shihni vetë. Do flas për vështirësitë e popullit të Gazës. 2,2 milionë persona sot nuk gjejnë bukë. Jetojmë një herë me bukë, një herë pa bukë. Por edhe ky, për zotin, nuk është problem. Nuk gjejmë ujë, duhen gati një orë për të mbushur bidonin. Jeta është tmerr. Telefonin që po filmojmë, ecim gati gjysmë ore që të gjejmë një pikë për ta karikuar.”

Pavarësisht asaj që po përjeton familje e tij, Abdullah thotë se nga kjo luftë, anëtarët e familjes janë më afër njëri-tjetrit. Vërtet kohë e vështirë, por e ka bërë familjen prej hekuri. Dashuri, kujdes për njëri-tjetrin”.

Jabir tregon se në zonën e Gazës ku ai jeton, palestinezët duan të mësojnë shqip dhe kanë fituar respekt të veçantë për Shqipërinë.

“Albina përfaqëson Shqipërinë brenda Gazës. Në çdo vend ku ajo shkon dhe marrin vesh që është shqiptare dhe ka mundësi të largohet nga ky siklet dhe nuk largohet, sepse ka mundësi të rrijë afër burrit dhe familjes, nuk e dini çfarë respekti kanë. Sa njerëz e duan Shqipërinë në Gaza, nga Albina. Kanë filluar mësojnë gjuhën shqipe, për zotin, nga Albina. Jakubi që vesh bluzën me flamur shqiptar dhe del për qejf, thotë jam palestinez shqiptar”, tregon ai.

Etiketa: Abdullah JabiralbinadjalifamiljaGazagruajakorcapalestinezishqiptar

Lajme të lidhura

BOTA

OBSH: Nevojiten 7 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor në Gaza

18:40 : 23/10/2025
AKTUALITET

Itali/ Parkonte makinën në qendrën historike dhe shiste kokainë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar

17:02 : 23/10/2025
BOTA

Qeveria franceze paralajmëron: Hamasi po rifiton kontrollin e Gazës

19:56 : 22/10/2025
BOTA

OKB: Gaza po përballet me katastrofë shëndetësore që do të zgjasë për breza të tërë

14:58 : 22/10/2025
BOTA

Britania dërgon trupa në Izrael për monitorimin e armëpushimit në Gaza

22:39 : 21/10/2025
AKTUALITET

“Nëse s’vjen në orën 6…”/ Djali i drejtoreshës së ZVA-së kërcënon mësuesin për një postim në FB

21:02 : 21/10/2025
Para

Trajneri i Serbisë i përgjigjet kritikave: Jap dorëheqjen nëse jam unë problemi

TË GJITHA

Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:06 : 26/10/2025

Rikthehet ora dimërore! Në 03:00, akrepat shkuan 60 minuta pas

07:57 : 26/10/2025

Horoskopi e dielë, 26 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 25/10/2025

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

22:49 : 25/10/2025

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025

E rëndë në Romë, turisti japonez bie nga muri i Panteonit, humb jetën në vend

22:10 : 25/10/2025

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve

21:49 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com