Si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të lartë atmosferik e vendosur përkatësisht mbi rajonin e Ballkanit, territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët do të jetë dominant.
Më të theksuara kthjellimet paraqiten përgjatë Ultësirës Perëndimore, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore.
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare në të gjithë territorin e vendit.