• Kontakt
Tuesday, August 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nesho: Duhet qeveri teknike dhe protestë deri në rrëzimin e autokracisë

17:39 : 01/06/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Ambasadori Agim Nesho deklaroi se vendi ndodhet përballë një krize të thellë demokratike, ku regjimi i Edi Ramës, ka shkatërruar parimet bazë të zgjedhjeve të lira dhe ka uzurpuar institucionet përmes autokracisë dhe korrupsionit.

Sipas ambasadorit, Shqipëria ka nevojë urgjente për një qeveri teknike që të garantojë kushte reale për zgjedhje të ndershme dhe konkurruese, në mënyrë që qytetarët të mund të votojnë të lirë dhe të legjitimojnë institucionet përfaqësuese.

Nesho i cilësoi zgjedhjet e fundit si një “masakër zgjedhore”, e paprecedentë në përmasat e saj, e cila, sipas tij ishte një strategji e qëllimshme nga një regjim që ka frikë nga vullneti i qytetarëve. Ai paralajmëroi se nëse kjo situatë nuk ndryshon, Shqipëria rrezikon të rrëshqasë përfundimisht në një regjim autoritar, ku populli do të mbetet pa zë dhe pa zgjedhje reale.

“Nuk duhet të zgjasë vetëm 20 ditë, por duhet të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të opozitës shqiptare. Duhet të kemi një qeveri teknike, e cila të garantojë zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, sepse ky popull ka nevojë për këtë. Edhe pse Shqipëria ka një periudhë të shkurtër në demokraci, është thelbësore që institucionet të legjitimohen dhe që qytetarët të kenë mundësinë të zgjedhin lirisht drejtuesit e tyre.

Kjo është një betejë që do të vazhdojë. Partia Demokratike e ka nisur këtë luftë që në fillimet e saj, jo vetëm me dyshime, por me fakte konkrete që tregojnë se regjimi i Edi Ramës, një regjim autokratik, nuk ka lejuar zhvillimin e zgjedhjeve të lira. Ky regjim ka abuzuar me pushtetin dhe nuk mund ta lërë atë pa u përballur me drejtësinë përpara popullit të vet.

Lexo edhe:

“Reagon për opozitën dhe hesht për Ramën”/ Gazetari Ferhati: KLGJ me dy standarde! Ndoshta kanë frikë

“I ka lidhjet shpirtërore me krimin”/ Berisha publikon VIDEO-n: Kur Nano fliste për kërcënimet nga Rama

Duhet përmendur se ka pasur edhe më parë aktivitete dhe rezoluta të hartuara, përfshirë edhe ato nga partitë konservatore dhe Partia Popullore Evropiane (PPE), të cilat kanë sensibilizuar opinionin publik. Megjithatë, asnjë prej faktorëve ndërkombëtarë nuk e kishte parashikuar një masakër zgjedhore të këtyre përmasave, si ajo që ndodhi në Shqipëri. Kjo ndodhi për shkak të pasigurisë së Ramës, pasi ishte e qartë se në vend po frynte një erë ndryshimi, të cilën populli e shprehte hapur në takime e mitingje, me një përkrahje dukshëm më të madhe krahasuar me palën në pushtet.

Rëndësi kanë jo vetëm faktet e paraqitura deri më tani – të cilat tashmë njihen edhe nga raporti paraprak i vëzhguesve ndërkombëtarë – por edhe shumë të tjera që janë vërejtur, por nuk janë përpunuar ende, pasi po plotësohen me prova shtesë të mbledhura nga opozita dhe qytetarët që nuk e pranojnë këtë realitet. Ata, pavarësisht se ndihen të fyer, të frustruar dhe në shumë raste të detyruar të largohen nga vendi, po ndiejnë fillimin e një ere diktature në Shqipëri. Faktet janë të qarta”, tha Nesho per Syri tv.

Etiketa: korrupsionneshoRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Reagon për opozitën dhe hesht për Ramën”/ Gazetari Ferhati: KLGJ me dy standarde! Ndoshta kanë frikë

18:20 : 24/08/2025
AKTUALITET

“I ka lidhjet shpirtërore me krimin”/ Berisha publikon VIDEO-n: Kur Nano fliste për kërcënimet nga Rama

16:41 : 24/08/2025
AKTUALITET

Qeveria e gjyqësorit bën një vesh shurdh ndaj sulmeve të Ramës

18:27 : 23/08/2025
AKTUALITET

U raportua si i zhdukur, kur Ahmetaj deklaronte: Daniel Shima u kërcënua nga Rama që të mbyllë gojën

19:27 : 20/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama dhe INSTAT po i shndërrojnë importet e Kosovës në eksporte të Shqipërisë

13:08 : 19/08/2025
AKTUALITET

Rama i jep monopolin e mjeteve të ushtrisë mikut të tij izraelit, Ron Yeffet. Ja çfarë thoshte Ahmetaj

15:15 : 18/08/2025
Para

Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani

TË GJITHA

Ndërpritet seanca, Nenad Rashiç nuk siguron votat për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës

16:44 : 26/08/2025

Për pak u përplas me policinë, kapet me kok*inë shqiptari në Itali

16:26 : 26/08/2025

V*au gruan në Greqi, zbardhet dëshmia e plotë e Pandeli Nakolecit: Do të doja ta ktheja kohën pas

16:15 : 26/08/2025

Pronarët në përgjimet e BILD-it/ Resorti që prishi Rama në Kepin e Rodonit mori 1.4 ha nga Dako!

15:57 : 26/08/2025

Vijon zjarri pranë lagunës së Nartës në Vlorë

15:37 : 26/08/2025

Shtohen aksidentet në Fier, 3 viktima dhe 9 të plagosur rëndë në gusht

15:27 : 26/08/2025

Europa në flakë, 10 mijë km² të djegura vetëm këtë verë

15:06 : 26/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com