• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rimbursimi në letër, shpenzime nga xhepi! Realiteti i diabetikëve shqiptarë

08:22 : 31/05/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SHENDETI

Në Shqipëri, mbi 100 mijë diabetikë luftojnë çdo ditë me një sëmundje që kërkon monitorim dhe trajtim të vazhdueshëm. Ndërkohë që qeveria paguan miliona euro për koncesione private dhe shërbime të pakryera, ajo nuk arrin dot të mbulojë as 120 lekë në ditë për fishat e diabetit, duke lënë pensionistët në një betejë të heshtur mes mbijetesës ekonomike dhe shëndetit të tyre.

Diabeti mellitus është një ndër sëmundjet kronike më të shpeshta në Shqipëri që shkaktohet nga niveli i lartë i glukozës në gjak dhe ka një prevalencë në rritje të vazhdueshme në vitet e fundit. Sipas një raporti të Institutit të Shëndetit Publik në vitin 2022, meshkujt paraqiten me risk më të lartë, jo vetëm për t’u prekur nga kjo sëmundje, por edhe për të pasur një shkallë më të lartë vdekshmërie krahasuar me femrat.

Urbanizimi, mënyra sedentare e jetesës dhe rritja e konsumit të ushqimeve me energji të lartë sipas raportit, janë faktorë që pritet të ndikojnë në rritjen e rasteve me Diabet mellius tip 2.

Regjistri kombëtar i diabetit në Institutin e Shëndetit Publik tregon një rritje të vazhdueshme të incidencës nga viti 2014 deri në vitin 2018, ku ajo u rrit nga 23.2 në 26.3 raste për 10,000 banorë.

“Vitet e fundit, shkenca ka evoluar shumë në trajtimin e kësaj sëmundje në të paktën 3 aspekte kryesore-shpikja dhe prodhimi i shumë barnave të reja që ulin sheqerin në gjak, zbulimi dhe përdorimi i shumë paisjeve elektronike, aplikacioneve dietike dhe terpautike  si dhe shtimi formave të edukimit tëdiabetikeve.” thotë mjeku/ja endokrinolog/e A.K.

Lexo edhe:

Një në tre shqiptarë vuan nga sëmundjet e sistemit nervor

Lufta në Gaza/ 5 të vdekur dhe 17 kufoma të gjetura brenda 24 orëve

Sipas një studimi të vitit 2004, në Shqipëri, u vlerësua se rreth 1.5% e popullsisë së rritur në vend jetonte me diabet të diagnostikuar, që përkthehet në afërsisht 35 mijë persona. Të dhënat e vitit 2019, nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor tregojnë se numri i të trajtuarve me diabet është rritur ndjeshëm, duke arritur rreth 75 mijë vetë, prej të cilëve mbi 25 mijë trajtohen me insulinë.

Pavarësisht këtyre shifrave, një numër i konsiderueshëm njerëzish jetojnë me diabet pa e ditur. Nga të dhënat paraprake të kontrollit mjekësor falas (Check-up), rezulton se rreth 4% e pjesëmarrësve kishin diabet të fshehur, ndërsa rreth 6% e kishin tashmë semundjen.

“Është një nga 5 shkaktarët kryesorë vdekjeprurës sot në botë, por nëse diabetikët mjekohen mirë dhe me kujdes nuk kanë komplikime dhe mund të jetojnë normalisht si gjithë të tjeret.” shprehet për Sinjalizo mjeku/ja endokrinolog/e A.K.

Në vitin 2017 qeveria vendosi rimbursimin e fishave te diabetit, si dhe disa mjekimeve të tjera.

Me anë të një kërkese për informacion drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë, u informuam që numri i qytetarëve që vuajnë nga diabeti dhe që rimbursohen falas me barna është 100,839, por vetëm 57,511 prej tyre përfitojnë edhe fishat falas. Këto fisha, kaq të domosdoshme për pacientët janë shumë të lira për t’u rimbursuar nga shteti, por barrë e panevojshme ekonomike për qytetarët, kryesisht pensionistët me të ardhura të ulëta.

Në terma praktike, një set për testimin e diabetit, në treg të lirë kushton më pak së 3000 Lekë, ndërkohë që fishat e testimit kanë një çmim prej më pak se 30 lekë për fishë.

“Ne nuk jemi as të zhurmshëm, as të dhunshëm, por nuk jemi as të padukshëm. Jemi shumë, jemi të lodhur, por ende shpresojmë.” thotë kryetari i “Shoqatës për Diabetikët” shprehet Asim Toro nga “Shoqata e Diabetikëve”.

Ministria e Shëndetësisë u shpreh që nga viti 2019 – 2022 nuk disponohen të dhëna të sakta nga ana e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, pasi gjatë kësaj periudhe shpërndarja e fishave është kryer vetëm në spitale.

Gjatë një verifikimi në urgjencën e fshatit Dërmenas, Fier rezulton se për vitin 2025 janë shpërndarë 7,118 fisha diabeti, por jepen falas vetëm për qytetarët mbi 65 vjec.

Diabeti nuk është thjesht një diagnozë është një gjendje që kërkon përkushtim të përditshëm, trajtim të përhershëm dhe një sistem që funksionon.

“Analiza thelbësore si HbA1c mungojnë për shumë pacientë; fishat për matjen e glicemisë nuk rimbursohen për të gjithë; insulinat moderne nuk janë të aksesueshme; dhe ata që jetojnë me diabet përballen me diskriminim në punësim, ulje të padrejtë të KEMP-it, pagesa të shumëfishta për qarkullim dhe përjashtim nga përfitimet që ua njeh ligji.” pohon Z. Toro.

Për pensionistët është shumë e vështirë që të blejnë ilaçet duke marrë parasysh edhe pensionet e ulëta.

Vladimir Dushniku është pensionist dhe prej pesë vitesh vuan nga diabeti.

“Sot, konsumoj një metforminë në mëngjes, një në dreke dhe një në darkë. Në dreke më duhet të marr edhe një galvosmet, që është më e fuqishmja.”

Kontrolli i Lartë i Shtetit në vitin 2022 ne një raport auditimi të ushtruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, evidentoi një rritje të numrit të pacientëve të grupmoshës 0-25 vjeç të prekur nga diabeti. Nga 576 pacientë në vitin 2021 numri u rrit në 623 brenda një viti. Prej 2022, nuk ka patur më një verifikim të situatës nga ana e këtij institucioni.

“Fishat në fillim i kemi paguar, ndërsa kohët e fundit i kanë rimbursuar. U erdhi mendja në vend atyre që të paktën dhanë fishat. Se sikur të ishin fishat dhe insulinat me lekë do ishte e pamundur të jetoje.”- thotë për ‘Sinjalizo!’ Fatmir Gashi pensionisti i cili e ka të vështirë të lëvizë nga Tirana sepse duhet hera-herës të konsumojë ilaçet.

Sipas përcaktimit të standardit nga Departamenti i Endokrinologjisë një diabetik duhet të ketë 4 fisha në ditë ose 1,460 fisha në vit, por gjatë vitit 2022 rezulton se mesatarja e konsumit ditor të fishave 2-3 fisha në ditë.

“Na japin 50 fisha për dy muaj, unë e mas 2 herë në ditë një herë para buke dhe njëherë pas për ta patur nën kontroll.”-thotë i zhgënjyer Vladimir Dushniku.

Ish ministrja Ogerta Manastirliu, më 7 prill të vitit 2023, në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë tha se shumë shpejt do të arrinin edhe objektivin që kishim parashikuar për 50 mijë të moshuar të grupmoshës +65 vjeç që përfitojnë falas fishat e diabetit.

Por, nëse bëjmë një llogaritje të thjeshtë sipas deklaratës së ministres, rezulton që ky qëllim nuk është përmbushur. Gjatë vitit 2023, kanë përfituar fisha falas 55,392 diabetikë, 35 mijë prej të cilëve të moshuar, e në vitin pasardhës, kanë përfituar 57,511 diabetikë që do të thotë se nuk përfitojnë 50 mijë të moshuar fisha të rimbursueshme.

“Një pjesë nuk i blejnë, marrin ato që u jep shteti sepse nuk i përballojnë dot. Por sa i ndihmojnë për shëndetin? Kur ti nuk ke fisha aq sa duhet, një fishë bën 500 lekë të vjetra, por nuk e blen dot pensionisti që merr 80 apo 90 mijë lekë pension, se kanë disa sëmundje, nuk është vetëm kjo.”- thotë Vlaimir Dushniku.

Në vitet e fundit janë hedhur hapa me vendosjen e rimbursimit falas për fishat e diabetit, por këto skema nuk zgjidhin problemet e një sistemi që nuk parashikon, nuk ndjek dhe nuk korrigjon në kohë gabimet e veta.

“Kohët e fundit kam marrë vesh që një shok që i paguan fishat, i rimbursohen vetëm insulinat.” thotë pensionisti Gashi.

Në Shqipërinë e mbi 700 mijë pensionisteve, pothuaj të gjithë përballen me sëmundje e gjendje që duhet t’i monitorojnë. Për diabetikët duket se nuk janë menduar mjaftueshëm politika reale.

“Të mendosh që sistemi sot llogarit shportën. Ai llogarit shportën vetëm për të ngrënë, por nuk llogarit sa ilaçe do paguhen, unë marr ilaçe tjera të cilat unë i paguaj, jam i detyruar ti paguaj siç është plavixi, tilbasi që janë dhe të shtrenjta. Ilaçe që detyrimisht duhet ti marr. Tilbasi është 13 mijë lekë kutija, ndërsa plavixi është 9 mijë ose 15 mijë. I marr çdo muaj. Është i parimbursueshëm por i kam të detyrueshme t’i marr.” llogarit me dëshpërim Fatmir Gashi.

Nga viti 2017 e deri më sot, përpjekjet për të lehtësuar jetën e diabetikëve në Shqipëri kanë qenë të pjesshme dhe jo të mjaftueshme. Pacientët përballen me mungesë të fishave të nevojshme për monitorimin e gjendjes, barnave moderne, analiza të rëndësishme të pazgjidhura. Rimbursimet nuk janë të barabarta për të gjithë dhe nuk përputhen me nevojat reale të qytetarëve, mirëqenia e të cilëve, shpeshherë preket edhe nga një kursim prej 120 lekësh në ditë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, në një kohë kur paguan miliona euro për shërbime koncesionare të pakryera.

/ Vjolanda Peca / ACQJ – Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore

*Shënim

Në vijim të publikimit të artikullit, një nga palët e intervistuara — mjek/e specialist në fushën e endokrinologjisë — ka kontaktuar redaksinë e Qendrës Shqiptare për Gazetari Cilësore me kërkesën për të tërhequr deklaratat e tij/saj si ekspert në materialin e botuar. Sipas tij/saj, kjo kërkesë buron nga arsye personale dhe shqetësimi për perceptimin e mundshëm të natyrës “politike” të artikullit.

Duke respektuar të drejtën e çdo individi për të rishqyrtuar pjesëmarrjen e tij në publikime mediatike, por gjithashtu duke mbajtur parasysh detyrimin tonë si redaksi për të informuar publikun në mënyrë të saktë, të paanshme dhe në interes të mirëpublikut, Redaksia e ACQJ ka vendosur që të anonimizohet identiteti i ekspertit, ndërkohë që pohimet e dhëna prej tij/saj do të qëndrojnë në artikull. Kjo për faktin se deklaratat janë të natyrës informative të përgjithshme dhe nuk cenojnë në asnjë mënyrë privatësinë ose reputacionin e individit në fjalë.

Për transparencë me lexuesin, paragrafët që përmbajnë deklaratat në fjalë do të jenë të shënuar me një nënvizim të veçantë.

Etiketa: diabetiketfishaministria e shendetesisemonitoriminë letërrimbursimisemundjeshpenzimexhepi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Një në tre shqiptarë vuan nga sëmundjet e sistemit nervor

14:08 : 08/11/2025
BOTA

Lufta në Gaza/ 5 të vdekur dhe 17 kufoma të gjetura brenda 24 orëve

18:26 : 01/11/2025
AKTUALITET

Alarmante, 200 vendgrumbullime ilegale mbetjesh, burim ndotje dhe sëmundjesh

21:55 : 29/10/2025
AKTUALITET

Kosto të larta jetese në Shqipëri! Familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve

08:22 : 29/10/2025
AKTUALITET

Avokatja e Popullit pa mandat, Erinda Ballanca bëhet shtojcë e Ministrisë së Shëndetesisë

21:54 : 18/10/2025
AKTUALITET

Rama fsheh shpenzimet e tij/ Berisha: Ky akt shkel Kushtetutën! Po vepron njësoj si Enver Hoxha

12:53 : 10/10/2025
Para

TikTok-u shqiptar, kur fama kthehet në dhunë verbale dhe degradim shoqëror

TË GJITHA

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

22:10 : 15/11/2025

EMRI/ Kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:59 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com