• Kontakt
Monday, June 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Kush e fiton Championsin midis PSG-së dhe Interit? Inteligjenca artificiale zgjedh kampionin

15:55 : 31/05/2025
në SPORT

Kush do ta fitojë mbrëmjen e sotme Champions League, Inter apo PSG? Cili është rezultati më i mundshëm? A do të përfundojë ndeshja brenda 90 minutave të rregullta apo do të nevojiten shtesa dhe penallti për të vendosur fituesin?

Këtë e kemi pyetur inteligjencën artificiale, e cila ka analizuar një sërë faktorësh që lidhen me të dyja skuadrat: kontekstin e përgjithshëm dhe faktorët e jashtëm; formën momentale, analizën taktike bazuar te stilet e lojës; cilësitë individuale dhe lojtarët që mund të bëhen vendimtarë; përvojën e trajnerëve, Simone Inzaghi dhe Luis Enrique; ndikimin psikologjik; pikat e forta dhe të dobëta; duelet kyçe në fushë.

“Ndeshja do të jetë gjithsesi e luftuar” – është përmbledhja e analizës hipotetike –. Interi mund të rrezikojë me Martinez ose me një gol nga një top i ndalur, por PSG duket se ka diçka më tepër për ta fituar titullin e saj të parë europian.”

Kush fiton Champions League sipas inteligjencës artificiale

Sipas Ai, skenari më i mundshëm është që Paris Saint-Germain të fitojë Ligën e Kampionëve në finalen që zhvillohet në Allianz Arena të Mynihut, për shkak të thellësisë së skuadrës dhe freskisë fizike.

Lexo edhe:

Revolucion tek Inter, largohen 6 lojtarë! Mes tyre edhe Asllani

Serie A/ Zyrtarizohen datat dhe oraret për tre javët e para, “Derbi i Italisë” vjen herët

Rezultati i parashikuar është 2-1 në favor të francezëve, një rezultat që ka gjasa të arrihet në kohën shtesë, pasi skuadra parisiene ka “një avantazh të lehtë falë freskisë më të madhe dhe talentit individual në sulm” si dhe përfiton nga “një pankinë më e re dhe më dinamike”.

Megjithatë, nuk përjashtohet një tjetër hipotezë tronditëse: që sfida të vendoset brenda 90 minutave për “një penallti vendimtare të Dembélé ose një gabim mbrojtës i Interit pas një kundërsulmi”.

Dembélé, në fakt, është lojtari më i përfolur për të shënuar ose për të dhënë një asist vendimtar, ndërsa Donnarumma vlerësohet si thelbësor me të paktën një pritje vendimtare.

Parashikimi i fituesit: pse PSG është favorite

Skuadra e Luis Enrique konsiderohet favorite ndaj asaj të Simone Inzaghit për nga cilësia dhe forma, dhe për këtë arsye, sipas analizës, ka “53,6% mundësi për të fituar kundrejt 46,4% të Interit”. Janë të paktën katër faktorët kyç:

Forma dhe freskia: PSG e mbylli Ligue 1 më herët dhe ka pasur mundësi të përqendrohet vetëm te finalja, ndërsa Interi ka luftuar për titullin në Serie A deri në ndeshjen e fundit, me lodhje fizike dhe mendore të mundshme.

Cilësia individuale: Tridhëmbëshi sulmues i PSG (Dembélé, Kvaratskhelia, Barcola/Doué) ka më shumë papritshmëri krahasuar me çiftin Martinez–Thuram. Donnarumma është në një formë të shkëlqyer që mund të bëjë diferencën në një ndeshje të barabartë.

Ndikimi psikologjik: PSG luan me presionin për të fituar dhe për të kurorëzuar projektin katariot, por ka një vetëbesim të madh pas fitoreve ndaj skuadrave angleze. Interi, si “underdog” (46,4% gjasa për të fituar), ka motivim nga suksesi historik ndaj Barcelonës (4-3 në San Siro në gjysmëfinalen e kthimit), dhe luan me më pak presion, megjithatë zhgënjimi i fundit në kampionat mund të ketë lënë pasoja.

Aftësia e Inzaghit për të motivuar ekipin dhe përvoja e finales së 2023 i japin zikaltrit një qëndrueshmëri mendore të rëndësishme. Klubi ka premtuar një shpërblim të majmë në rast fitoreje.

Përvoja në finale: Edhe pse Interi ka më shumë përvojë në finalet e Championsit (3 fitore, 3 humbje, e fundit në 2023 ndaj Manchester City), në këtë edicion PSG ka eliminuar kundërshtarë të fortë si Liverpool dhe Arsenal. Luis Enrique gjithashtu ka fituar një Champions si trajner (2015 me Barcelonën), gjë që i jep një avantazh taktik ndaj Inzaghit, që është ende në kërkim të trofeut të tij të parë europian.

Ecuria e mundshme e ndeshjes mes pjesës së parë dhe të dytës

Ekuilibri në mbrojtje dhe tranzicionet e shpejta karakterizojnë skemën 3-5-2 të preferuar nga Simone Inzaghi. Ndërkohë, karakteristikat e PSG janë të ndryshme dhe Luis Enrique e ka formuar skuadrën në një 4-3-3 që favorizon kontrollin e mesfushës (Vitinha, João Neves, Fabian Ruiz) dhe një sulm fluid.

Dembélé dhe Kvaratskhelia ofrojnë shpejtësi dhe paparashikueshmëri në krahë, ndërsa Achraf Hakimi (ish-lojtar i Interit) dhe Nuno Mendes janë mbrojtës krahu ofanzivë.

Sipas Grok, në pjesën e parë PSG “duhet të dominojë në zotërimin e topit (rreth 55-60%)”. Pika e fortë e Interit është mbrojtja e ulët dhe kundërsulmet.

“Parashikoj një pjesë të parë të barabartë, me PSG që krijon më shumë raste (1.5-2.0 xG), por Interi mban rezultatin, ndoshta 0-0 ose 1-0 për PSG nëse Dembélé përfiton nga ndonjë aksion individual”. Skenari mund të ndryshojë në pjesën e dytë “falë aftësisë së Inzaghit për të lexuar ndeshjen dhe zëvendësimeve. PSG, nëse është në avantazh, mund të tërhiqet shumë prapa, duke lënë hapësira për kundërsulme të Interit. Një gol nga goditje standarte (ku Interi shkëlqen me lojtarë si Acerbi dhe Dumfries) mund ta rikthejë ekuilibrin në ndeshje. Ndeshja mund të qëndrojë e hapur deri në minutat e fundit, me rrezikun për kohë shtesë.”

Kjo është arsyeja pse, sipas këtyre parashikimeve, rezultati i mundshëm është 2-1 për PSG pas kohës së rregullt. “Megjithatë, Interi mund të barazojë dhe ta çojë ndeshjen në shtesa, ku lodhja dhe presioni mund të favorizojnë PSG, që ka një pankinë më të re dhe më dinamike”.

Etiketa: bastechampions leagueInterPSG

Lajme të lidhura

SPORT

Revolucion tek Inter, largohen 6 lojtarë! Mes tyre edhe Asllani

15:08 : 22/06/2025
SPORT

Serie A/ Zyrtarizohen datat dhe oraret për tre javët e para, “Derbi i Italisë” vjen herët

09:12 : 21/06/2025
SPORT

Ofron 40 milionë euro plus Asllanin, Inter tenton mesfushorin e Atalantës

21:24 : 18/06/2025
SPORT

Klubi i Al Hilal zbulon: Inzaghi vendosi të largohet nga Interi para finales së Champions

17:38 : 17/06/2025
SPORT

PSG i prish punë Barcelonës, francezët futen në garë për 18-vjeçarin portugez

22:21 : 16/06/2025
SPORT

Interi vendos çmimin për Çalhanoglu

21:03 : 16/06/2025
Para

Fermerët ankohen për konsumimin e perimeve të importit, ekspertët: Më pak të përkrahurit në rajon

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 23 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 22/06/2025

Hakmarrje tani, më vonë ose kurrë: Cilat mund të jenë lëvizjet e Iranit pas sulmit nga SHBA?

22:51 : 22/06/2025

Shqiptari kapet duke shitur doza kokaine në Itali/ Burgu i falet, dëbohet drejt Tiranës

22:42 : 22/06/2025

Sulmi ndaj Iranit/ Ambasadori rus në OKB: SHBA-të kanë hapur një “kuti të Pandorës”

22:29 : 22/06/2025

VIDEO/ E bleu pak kohë më parë, përfshihet nga zjarri apartamenti luksoz i Françeska Muratit

22:19 : 22/06/2025

Shqiptari nga Irani: Lideri iranian ka thënë se bomba bërthamore është haram!

22:00 : 22/06/2025

SHBA “prodhon” 1000 milionerë të rinj çdo ditë

21:48 : 22/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com