• Kontakt
Saturday, August 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Meta: Zëri im do kumbojë fort në Kuvendin e ri, PL do garojë me siglën e saj në zgjedhjet e 2027

19:39 : 29/05/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shpjeguar arsyet se përse nuk pranoi të ishte në listën e mbyllur për deputet të koalicionit të opozitës PD-ASHM në zgjedhjet e 11 majit, si dhe akuzat ndaj tij, pas mbylljes së hetimeve pas 7 muajsh paraburgim.

Kreu i PL-së u shpreh se arsyeja e parë pse nuk pranoi të ishte deputet i sigurtë është për çështje parimore, pasi ai vetë ka qënë kundër listave të mbyllura, si dhe theksoi se ka zero provë dhe zero fakt penal për Ilir Metën.

Intervista e Ilir Metës për “Syri.net”

Pyetje: Zoti Meta mos bëtë gabim që nuk hytë në listën e mbyllur pasi edhe pse dolët i treti në listën e hapur të opozitës, nuk u bëtë deputet, gjë e cila do t’ju kishte siguruar jo vetëm lirinë por edhe kushte më të favorshme për t’u mbrojtur?

Ilir Meta: Jo, asnjë gabim dhe për dy arsye shumë të rëndësishme. Së pari, parimore sepse përherë kam qenë kundër listave të mbyllura dhe është absurd që qytetarët mund të zgjedhin praktikisht vetëm 1/3 e deputetëve se 2/3 janë të paravendosur.

Lexo edhe:

“Helmon provat”/ Meta reagon pas vendimit të GJKKO: Jam peng politik i Ramës

U la në burg/ GJKKO zbardh vendimin: Ja pse ekziston rreziku i “helmimit të provave” nga Meta

Së dyti, nuk doja të krijoja asnjë avantazh individual vetes në dëm të Opozitës së Bashkuar pasi nëse do isha në listë të mbyllur një nga tezat më kryesore kundër opozitë do të ishte që ja koalicioni u bë për të nxjerrë Metën nga burgu.

Ndërkohë që beteja ime politike ka qenë dhe mbetet për t’i çliruar shqiptarët nga burgu i madh ku ata jetojnë çdo ditë në shtetin e kapur nga “Rilindja” dhe mafia në çdo qelizë.

Po kështu synoja të motivoja sa më shumë kandidatët e tjerë në listat e hapur pas disa pakënaqësive që u krijuan me listat e mbyllura.

Për mua zhgënjyes është rezultati në tërësi dhe jo fakti që unë nuk u bëra deputet. Ata që ishin jashtë burgut duhet të kishin punuar më shumë dhe më mirë. Sidomos kur garon me një shtet të kapur, media të kapura dhe Kod Zgjedhor jo të favorshëm për opozitën.

Por jam i sigurtë se zëri im do kumbojë fort në Kuvendin e ri dhe besoj plotësisht se Z. Tedi Blushi do bëjë një diferencë të dukshme në Kuvendin e ri ashtu siç e bëri edhe në Këshillin e Bashkisë së Tiranës.

Pra të mos kujtojë askush se unë nuk do jem atje. Vendi dhe opozita kanë nevojë për politikanë të rinj, me vizion, pro mbi të gjitha guximtarë, patriot dhe të pashantazhueshëm nga Qeveria dhe drejtësia e kapur.

Duke i falenderuar të 8 mijë heronjtë që votuan Ilir Metën shpreh mirëkuptimin edhe ndaj dhjetëra mijëra të tjerëve që për fajet tona u “dekonspiruan” te patronazhistët dhe ose u penguan të votojnë ose u detyruan të votojnë në mënyrë të kontrolluar.

Z. Tedi Blushi si deputet i ri i Tiranës do mbulojë me përparësi Njësitë që kanë votuar më shumë për Ilir Metën nga Njësia 5 dhe tre, katër të tjerat me rezultatet më të mira.

Shumë shpejt do të kemi zgjedhjet vendore dhe unë jam i bindur se në Këshillin e ri të Bashkisë do të kemi disa zëra shumë të fuqishëm dhe cilësorë si Tedi Blushi.

Po kështu edhe kudo në çdo bashki duke e nisur punën që tani.

Tani që fatmirësisht që PD e rimori vulën që i kishin rrëmbyer për tre vite në zgjedhjet e ardhshme, Partia e Lirisë do garojë me siglën e saj të paktën në të gjitha Këshillat Bashkiakë të Shqipërisë dhe do provojë realisht fuqinë e saj.

Ndaj që në fillim të javës nisim analizën e zgjedhjeve. Me ketë rast falenderim të veçantë për të gjithë kandidatët tanë që garuan në lista të hapura në 7 Qarqet e vendit edhe pse në rrethana shumë të vështira dhe të gjithë ata që i votuan.

Ndërsa opozitarizmi ynë do të përshkallëzohet deri në rivendosjen e demokracisë funksionale, po kështu programi  ynë “5 Prioritete për 4 milion shqiptarë plus” mbetet udhërrëfyesi ynë për të ardhmen e Shqipërinë.

Pyetje: Dhe së fundmi edhe njëherë për akuzën tuaj tani dhe mbylljen e hetimeve pas 7 muajsh paraburgim?

Ilir Meta: Asgjë të re nga hetimet për Ilir Metën gjatë këtyre 7 muajve të rrëmbimin kriminal bazuar në fletërrufenë që justifikoi rrëmbimin kriminal parazgjedhor. Zero provë dhe zero fakt penal për Ilir Metën. Zero shkresë apo akt kompromentues, zero qindarkë të paligjshme dhe zero prona të gjetura brenda dhe jashtë.

Etiketa: Ilir MetaKreu i PL-sëopozitapl

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Helmon provat”/ Meta reagon pas vendimit të GJKKO: Jam peng politik i Ramës

20:48 : 22/08/2025
AKTUALITET

U la në burg/ GJKKO zbardh vendimin: Ja pse ekziston rreziku i “helmimit të provave” nga Meta

13:48 : 22/08/2025
AKTUALITET

Lefter Maliqi paralajmëron një sezon vjeshte të tensionuar në Kuvend

18:03 : 21/08/2025
AKTUALITET

Aksioni opozitar në shtator, Noka dhe Blushi takohen në selinë e PD! Ja çfarë u diskutua

17:07 : 20/08/2025
BOTA

Turqi/ Erdogan arreston një tjetër kryebashkiak të opozitës dhe 40 zyrtarë të tjerë

12:47 : 15/08/2025
AKTUALITET

Kërkoi lirinë, GJKKO lë në burg Ilir Metën

11:27 : 13/08/2025
Para

Tuna rrëfen periudhën e errët: Brenda një jave, nëna me kancer, babai pësoi infarkt dhe unë shtatzënë

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e shtunë 23 Gusht 2025

23:08 : 22/08/2025

Aksident në Ksamil, plagoset rëndë 29-vjeçari

23:04 : 22/08/2025

VIDEO/ Me kallash në duar në mes të kryqëzimit, goditet makina e Kurteshit në Kombinat pas rr*hjes në rrugë

22:59 : 22/08/2025

Omni Bridgeway i kërkon Gjykatës Federale të Uashingtonit të konfiskojë pasuritë e Shqipërisë

22:51 : 22/08/2025

Trump paralajmëron sanksione ndaj Rusisë nëse Putin dhe Zelenskyy nuk takohen për paqen

22:40 : 22/08/2025

Aksident tragjik në New York, përmbyset autobusi turistik: 1 viktimë dhe disa të plagosur

22:20 : 22/08/2025

Nesër hëna e zezë në Virgjëreshë: Çfarë pritet nga fenomeni i rrallë?

22:00 : 22/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com