• Kontakt
Friday, May 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qindra pallate të braktisura nga ndërtuesit, çfarë ndodhi me kompanitë e “listës së zezë”?

21:49 : 28/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Pallati ndodhet në lagjen 13, në Durrës. Objekti është ndërtuar nga kompania Fat-Bel, me pronar Bajram Gashi.

Ndarja nga jeta e pronarit të kompanisë, në vitin 2013, ka lënë në mëshirë të fatit rreth 80 familje që kanë blerë apartamente në këto dy pallate. Siç rezulton nga të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania i ka kaluar fëmijëve dhe bashkëshortes së Gashit.

Vitet e fundit, kompania ka një sërë vendimesh sekuestroje mbi pasuritë e saj, për shkak të borxheve të shumta. Bashkia e Durrësit dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (Hipoteka) janë në dijeni të situatës, por ende nuk kanë ofruar asnjë zgjidhje për banorët. Pallati është lënë në mëshirë të fatit sa i përket punimeve në hapësirat e përbashkëta.

Për shkak të problemeve që i shoqërojnë prej gati dy dekadash, një pjesë e madhe e banorëve kanë zgjedhur të mos banojnë në të. Kjo ka vështirësuar edhe aplikimin për legalizim në mënyrë private, pasi ligji kërkon që duhet të aplikojnë së paku 70% e banorëve.

Problemi me të cilin përballet Eva është një plagë e vjetër që ka përndjekur mijëra qytetarë në Tiranë, Durrës, Vlorë, Korçë, Lezhë apo Sarandë – kudo ku ka pasur ndërtime të reja.

Lexo edhe:

Ushtrohen kontrolle në paraburgimin e Durrësit, sekuestrohen 10 celularë

Ndërtuesi i njohur i mori milionat e jetës, mësuesi: 16 vite që pres të marr shtëpinë…

Që prej vitit 2005, kur nisën ndërtimet masive të blloqeve të pallateve, sektori i ndërtimit, përveçse është kthyer në një motor për ekonominë shqiptare, është zhvilluar në mënyrë kaotike. Si pasojë, industria ka prodhuar me të njëjtin ritëm edhe konflikte të ashpra sociale, për shkak të mashtrimeve me shitjen e apartamenteve dy ose më shumë herë.

Në Shqipëri, problemet që lidhen me braktisjen e pallateve janë po aq të mprehta. Këto situata ndodhin kur pronarët e kompanive ndërrojnë jetë, falimentojnë, apo rezultojnë mashtrues. Qytetarët kalojnë një kalvar të gjatë procesesh gjyqësore apo procedurash të padrejta.

Për të zgjidhur amullinë e krijuar me ndërtimet, në vitin 2017 u bë një ndërhyrje ligjore në ligjin për kadastrën, që i njihte këtij institucioni të drejtën për t’u marrë me formalizimin e këtyre objekteve.

Në vitin 2018, Kadastra informoi se rreth 1200 pallate nuk ishin regjistruar në hipotekë. Institucioni publikoi një listë me 350 ndërtues që kishin braktisur pallatet, duke e quajtur atë “lista e zezë e ndërtuesve”.

Vetëm një javë më pas, ALUIZNI bëri një rikategorizim të “listës së zezë” së ndërtuesve. 122 subjekte ndërtuese ishin paraqitur vullnetarisht për të përfunduar procesin e legalizimit të pallateve të braktisura apo me shtesa pa leje.
57 subjekte nuk u paraqitën, por aplikuan vetë banorët. Ndërkohë, 134 subjekte mbetën në listën e zezë.

“Gjen shpeshherë apartamente të shitura dy apo tre herë, sepse leja e ndërtimit, që është detyrim i institucioneve shtetërore – si Bashkia – të përcillet në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, nuk dërgohet. Kështu, detyrimi mbetet te ndërtuesi. Ndërtuesi nuk ka shumë interes të pasqyrojë të gjitha veprimet ligjore dhe noteriale që bën, sepse përdor skema ku i bllokon pronat në hipoteka, apo i shet për herë të dytë ose të tretë”, u shpreh avokatja Vasilika Hysi.

“Nëse ti nuk e ke regjistruar një pallat dhe e ke lënë që të legalizohen banorët vetë, apo e ke lënë në mëshirë të fatit, ndërkohë që ke hapur një ndërtim tjetër, nuk mund të të jepet një leje e re. Pra, ka një lloj minusi. Në këtë rast, duhet ta përfundosh ndërtimin e mëparshëm ose të kesh një historik pozitiv për të marrë leje të re. Gjithashtu, duhet gjithmonë një garanci për ndërtues të tillë”, u shpreh noterja Elona Saliaj.

“Ndaj të njëjtin shqetësim kur bëhet fjalë për kompanitë që braktisin ndërtimet apo mashtrojnë qytetarët me shitje shumëfishe. Edhe ne si shoqatë mbështesim që, nëse një ndërtues abuzon, të mos pajiset me leje të re”, u shpreh Avenir Kika, nga Shoqata e Ndërtuesve.

Lista e zezë e ndërtuesve kryesohet nga subjekti “GORA” në pronësi të Vjollca Hoxhollit. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Rrapush Hoxholli, janë denoncuar shpesh për një trashëgimi të madhe mashtrimesh dhe pallate të palegalizuara. Këtu përfshihet edhe blloku i madh i pallateve pranë Gjykatës së Tiranës.

Dy bashkëshortët u arrestuan në vitin 2018, pasi ishin denoncuar për shitjet e shumëfishta të të njëjtave prona. Atë vit, Rrapush Hoxholli ndërroi jetë. Në vitin 2021, gjykata e dënoi me 6 vite burg bashkëshorten, Vjollca Hoxholli, për mashtrim.

Pavarësisht se është dënuar për veprën penale të mashtrimit dhe ndodhet në listën e zezë të ndërtuesve, sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit, ajo zotëron tre kompani: “Gora”, “Hoxholli” dhe “JON”, të tria ende aktive.

Disa qytetare denoncuan pranë redaksisë së Inside Story se abuzimet e subjektit vijojnë edhe pas proceseve ligjore.

Dyshimet për një skemë të mirëfilltë përforcohen nëse vëren se pronësia e të paktën 15 apartamenteve të shitura është tjetërsuar pa dijeninë e blerësve. Të gjitha kanë kaluar në pronësi të një personi të vetëm, që mendohet se i shërben skemës së tjetërsimit dhe zhvatjes.

Denoncuesi thotë se janë dhjetëra qytetarë që u është vjedhur prona për të cilën kanë paguar shuma parash, por shumica kanë frikë të denoncojnë.

Kompania “JON” sh.p.k ka deklaruar 264 milionë lekë fitim të pashpërndarë për vitin 2023, ndërsa kompania “Gora”, megjithëse ka disa vendime sekuestroje, ka zgjeruar kapitalin me rreth 1 miliard lekë.

Deri në vitin 2005, kontratat e shitjes janë hartuar në masë mes blerësve dhe sipërmarrësve vetëm me vërtetim të nënshkrimit. Tek noteri shkonin vetëm për firmë. Kjo u pa si shumë problematike dhe në vitin 2005 u ndryshua ligji. Noteri u bë pjesë e redaktimit të kontratave. Në vitin 2018, ligji ndryshoi sërish dhe noteri nuk është më redaktues, por hartues i kontratave.

“Kontrata të tilla janë hartuar në masë. Joshja më e madhe e klientëve ka qenë që ta prenotonin që në krye të herës, pra që në fillesat e ndërtesës, sepse çmimi ishte më i favorshëm. Por, nga ana tjetër, ngeleshin peng i atij prenotimi, sepse për vite të tëra – siç na ka treguar edhe historia – ndërtime të tilla kanë ngelur pezull”,u shpreh noterja Elona Saliaj.

HELIO KONSTRUKSION, një tjetër kompani në listën e zezë, rezulton të jetë në pronësi të Oleg Dimushit. Sipas QKB-së, ajo ka status aktiv. Tre vitet e fundit ka deklaruar humbje, ndërsa në vitin 2022 është vendosur nën sekuestro.

Ndërsa kompania e tij ndodhet në vështirësi, Dimushi rezulton të jetë drejtues teknik në një tjetër kompani që ka siguruar disa leje ndërtimi.

Lista e zezë vijon me kompaninë VASILI sh.p.k, e krijuar më 1998. Aktualisht, subjekti ka ndryshuar emrin në “Grand Korça”, me pronar të vetëm Vasil Karapuni. Kjo kompani, edhe pse deklaron humbje, rezulton të jetë fituese e dhjetëra tenderave publikë në Bashkinë e Korçës dhe spitalin e këtij qyteti.

INTERAS GROUP sh.p.k, që është po ashtu në këtë listë të zezë, ka ndërruar emrin në “Interlogistic”. Subjekti është në pronësi të motrës së Vilma Nushit, sipërmarrëses së njohur të koncesionit të “Check-Up”. Ndonëse është në listën e zezë, kjo firmë ka përfituar 127 milionë lekë nga tenderat publikë në periudhën 2019–2025.

“Me krijimin e një sh.p.k-je u promovua shumë ideja që biznesi mund të fillojë edhe me vetëm një euro, dhe gjithkush mund ta hapë një biznes. Deri këtu, mund të jetë në rregull. Por problemi është çfarë ndodh pasi ta hapësh këtë shoqëri. Çfarë garancie kam unë?”, u shpreh noterja Elona Saliaj.

SHYZE sh.p.k, në pronësi të Kujtim Kapollarit, rezulton se vitet e fundit ka marrë një leje për ndërtimin e kompleksit “Guçe” në rrugën e Kavajës. Pra, pavarësisht se kishte lënë pallatet në mëshirë të fatit, ka vijuar të sigurojë leje ndërtimi, përkundër qarkores së dorëzuar nga Kadastra në pushtetin vendor.

LIVELADA sh.p.k, e cila ndërroi emrin në “Aurum Konstruksion” dhe zotërohet nga vëllezërit Lamaj, gjithashtu ka përfituar nga tenderat publikë vitet e fundit.

ALB BUILDING, që zotërohet nga Pëllumb Beta dhe Odhise Bresha, rezulton të jetë një nga përfitueset më të mëdha të tenderave publikë. Ajo ka siguruar tendera me vlerë mbi 100 milionë euro gjatë dekadës së fundit, pavarësisht se është renditur në listën e zezë nga Kadastra.

AD-STAR, në pronësi të Alfred Çomës, po ashtu është në këtë listë. Kjo kompani është njëra nga ato që iu besua rikonstruksioni i ish-hotel “Dajtit” nga Banka e Shqipërisë.

A-A CONSTRUCTION sh.p.k administrohej nga Sabri Shera, i cili u arrestua për herë të dytë në vitin 2024 për mashtrim me shitjet e një prone më shumë se një herë. Sherës iu vunë prangat pas një sërë kallëzimesh nga qytetarë të ndryshëm. Në atë kohë, ai akuzohej se kishte shitur së paku 8 apartamente dy ose më shumë herë. Për të njëjtën akuzë, ai ishte arrestuar edhe në vitin 2019.

Subjekti KONUDA sh.p.k, që zotërohet nga Dhame Daka, Muharem dhe Klemendit Nuredini, pavarësisht se ka braktisur pallatin që ka ndërtuar vetë, është një nga përfituesit e procesit të rindërtimit.

Më e komplikuar është historia me pallatet e ndërtuara në Durrës nga TEUTA KONSTRUKSION, në pronësi të Alfons Hanit. Problemi i pronësisë ka mbetur i pazgjidhur. Për më tepër, godinat u dëmtuan nga tërmeti. Banorët që ende nuk kanë siguruar dokumentet e pronësisë tashmë përballen edhe me një problem të dytë që lidhet me ekspertizat e sigurisë, për të cilat ata dyshojnë se janë manipuluar.

/Inside Story

Etiketa: Durresndertuespallat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ushtrohen kontrolle në paraburgimin e Durrësit, sekuestrohen 10 celularë

13:10 : 29/05/2025
AKTUALITET

Ndërtuesi i njohur i mori milionat e jetës, mësuesi: 16 vite që pres të marr shtëpinë…

22:25 : 28/05/2025
AKTUALITET

PD ankimon rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Durrësit dhe Lezhës

22:13 : 28/05/2025
SPORT

Dueli kualifikues ndaj Serbisë, përgatitjet e Shqipërisë nisin në Durrës

20:35 : 28/05/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Durrës, kamioni përplas motomjetin, përfundon në spital 48-vjeçari

18:12 : 28/05/2025
AKTUALITET

Turi Çiklistik i Shqipërisë “paralizon” sërish Tiranën dhe disa qytete, ja rrugët që do të bllokohen

08:53 : 26/05/2025
Para

Farsa zgjedhore me votat e Diasporës, një krim i paralajmëruar (VIDEO)

TË GJITHA

Horoskopi, 30 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 29/05/2025

“Vidhni 4 vjet dhe fusni në burg 4 vetë”/ Bushati debaton me Klosin: Ja pse e varrosët Veliajn

22:57 : 29/05/2025

Njoftim zyrtar, Milani ndan rrugët me trajnerin Conceição

22:50 : 29/05/2025

Lubonja: Si do ja bëjmë të shpëtojmë nga regjimi? Nuk e ka më fajin Berisha

22:47 : 29/05/2025

Depoja ushqimore sulmohet nga turma e uritur/ Kaos në Gaza, katër të vdekur

22:44 : 29/05/2025

Zgjedhjet e 11 Majit/ Artan Hoxha: PS hoqi profesorët dhe mori mafiozët

22:40 : 29/05/2025

“Futuni në grevë urie, mos hyni në Parlament”, thirrja e Vrenozit për deputetët e PD

22:39 : 29/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com