• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

DW/ Gjermania mbështet Ukrainën për armët me rreze të gjatë

18:54 : 28/05/2025
në BOTA

Në takimin në Berlin, Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski diskutuan për situatën në Ukrainë dhe veprimet e përbashkëta në të ardhmen.

Ata diskutuan gjithashtu për dërgimin e armëve me rreze të gjatë veprimi, raketat Taurus. Kur u pyet nëse ushtria ukrainase ende kishte nevojë për raketat gjermane Taurus, Zelenski u përgjigj: “Përsa u përket armëve me rreze të gjatë veprimi të prodhuara nga Gjermania ose vende të tjera, sigurisht që na duhen, sigurisht që do ta diskutojmë këtë çështje.” Në përgjithësi, bisedimet ishin konstruktive dhe të karakterizuara nga besimi, sipas të dy politikanëve.

Merz më pas e përmblodhi përmbajtjen e bisedimeve në pesë pika: Së pari, Ukraina dhe Gjermania kishin forcuar lidhjet e tyre që nga sulmi rus. “Ne duam të vazhdojmë të bëjmë përparim në këtë drejtim”, deklaroi Merz. Ai njoftoi konsultime qeveritare gjermano-ukrainase për fundin e vitit, të cilat nuk ishin mbajtur për shumë vite.

Bashkëpunimi ekonomik për periudhën e pasluftës

Së dyti, Merz theksoi se lufta nuk duhet të errësojë gjithçka. “Kjo është arsyeja pse po mendojmë së bashku për një të ardhme përtej luftës.” Janë planifikuar bisedime me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit rreth mundësive të ardhshme. “Potenciali për bashkëpunim më të ngushtë ekonomik ekziston; temat janë të dukshme: energjia, infrastruktura, ndërtimi, bujqësia, inxhinieria mekanike, teknologjia mjekësore dhe shumë sektorë të tjerë. Ne duam ta shfrytëzojmë këtë potencial së bashku.”

Lexo edhe:

Tentoi të vrasë një person në Shijak 3 vite më parë, arrestohet 41-vjeçari (Emri)

Sulme masive në Krime, katër të vrarë dhe 28 të plagosur nga dronët ukrainas

Lidhur me përpjekjet diplomatike të Ukrainës dhe Perëndimit për të arritur një armëpushim, kancelari gjerman tha se Zelenski e kishte bërë shumë të qartë, se askush nuk donte paqen më shumë se Ukraina. “Ukraina është gati të ndërmarrë hapin pasues dhe të zhvillojë bisedime teknike me Rusinë, pavarësisht se në cilin vend: në Vatikan, në Gjenevë apo kudo tjetër. Ne evropianët jemi gati t’i mbështesim këto bisedime.” Rusia, nga ana e saj, kërkon të fitojë kohë: “Dokumenti i pozicionimit për negociatat, të cilin Presidenti Putin e premtoi më shumë se një javë më parë, ende nuk është parë.”

Merz shpall mbështetje për ndërtimin e raketave

Së katërti, Merz foli për fillimin e një lloji të ri bashkëpunimi industrial dhe ushtarak. Qëllimi është të mundësohet prodhimi i përbashkët, shpjegoi Merz. Merzi njoftoi se Gjermania do të ruajë dhe zgjerojë mbështetjen e saj ushtarake në mënyrë që Ukraina të mund të vazhdojë të mbrohet kundër agresionit rus. Për këtë qëllim, është planifikuar nënshkrimi i një marrëveshjeje për prodhimin e armëve me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë. Nuk do të ketë më kufizime në rrezen e veprimit. “Kjo do t’i lejojë Ukrainës të mbrohet plotësisht, madje edhe kundër objektivave ushtarake jashtë territorit të saj”, deklaroi Merz. Ky është fillimi i një forme të re të bashkëpunimit ushtarako-industrial.

Në përfundim, dhe si pikë të pestë, politikani i CDU-së përmblodhi: “Ne duam që armët në Ukrainë të heshtin. Ne duam paqe të qëndrueshme për Ukrainën dhe duam siguri për të gjithë Evropën”. Për ta arritur këtë, tha ai, ne do të koordinohemi me aleatët tanë në partneritetin më të ngushtë të mundshëm.

“Çfarë duhet të bëjmë për të ndaluar vrasjet?”

Presidenti ukrainas Zelenski theksoi rëndësinë e vizitës së fundit në Kiev të Merzit me krerët e shteteve dhe qeverive të Francës, Polonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Po aq i rëndësishëm dhe i detajuar është edhe takimi i sotëm, tha ai.

“Gjermania është një nga partnerët drejtues për një rend botëror të bazuar në paqe”, deklaroi Zelenski. “Ne duhet t’i ruajmë rregullat në mënyrë që njerëzit të vazhdojnë të jetojnë”. “Bota ka pritur për një javë që rusët të shpallin më në fund deklaratën e tyre të qëllimit. Çfarë duhet të bëjmë për të ndaluar vrasjet?” pyeti Zelenski.

Ai këmbënguli se duhet të ushtrohet presioni më i madh i mundshëm mbi Rusinë për ta detyruar Kremlinin të heqë dorë nga dëshira për të vrarë njerëz. Zelenski lëvdoi marrëveshjet për prodhimin e armëve. Ai nuk dha detaje rreth projekteve të planifikuara./ DW

Etiketa: Armegjermaniarreze te gjateukraina

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tentoi të vrasë një person në Shijak 3 vite më parë, arrestohet 41-vjeçari (Emri)

12:25 : 23/06/2026
BOTA

Sulme masive në Krime, katër të vrarë dhe 28 të plagosur nga dronët ukrainas

14:19 : 21/06/2026
AKTUALITET

Zbulohen granata dhe armë në rrugën e plazhit të vjetër në Vlorë

10:25 : 19/06/2026
BOTA

Ukraina dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje për mbrojtjen raketore

19:49 : 18/06/2026
BOTA

Rafineria e naftës në Moskë goditet përsëri nga dronët

14:56 : 18/06/2026
AKTUALITET

Kapet me kallashnikov, armë gjahu dhe fishekë në shtëpi, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

12:10 : 18/06/2026
Para

Shpërbëhet stafi teknik i Man.City-t, largohen tre të besuarit e Guardiolës

TË GJITHA

Zyrtarët e BE ‘zbarkojnë’ në Tiranë/ Eurodeputetja gjermane në protestën kundër Ramës

09:25 : 25/06/2026

‘Kemi fëmijë dhe gra shtatzana’/ ‘Truket’ e grupit të Call-Centerave për ti shpëtuar burgut, zbardhen dëshmitë

09:11 : 25/06/2026

Përgjigja e vetme e një protestuesi: “F*ck you back, Rama”!

08:51 : 25/06/2026
Foto ilustruese

“Mos kalo këtej..”/ DETAJE nga krimi në Kavajë, si e vrau vëllai-vëllanë për një rrugë

08:42 : 25/06/2026

Skandal/ Helmohen sërish nga ushqimi 50 studentë të Akademisë së Sigurisë

08:30 : 25/06/2026

Sherr në Sukth të Durrësit, daja plagos me thikë nipin

08:21 : 25/06/2026

Këmbimi valutor 25 qershor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:16 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomjojobetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet