• Kontakt
Wednesday, July 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Brukseli prezanton planin prej 150 miliardë eurosh për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të BE-së

08:36 : 27/05/2025
në AKTUALITET, BOTA

Më 27 maj, Bashkimi Evropian do të miratojë zyrtarisht skemën e tij prej 150 miliardë eurosh për të rritur shpenzimet për mbrojtjen brenda bllokut.

Rregullorja e ashtuquajtur SAFE (Aksioni i Sigurisë për Evropën) u propozua për herë të parë në mars nga Komisioni Evropian, si përgjigje ndaj thirrjeve të vendeve anëtare për mbështetje financiare dhe politike në përmbushjen e objektivave të reja të mbrojtjes të shtyra përpara nga NATO – dhe për të qenë potencialisht zëvendësuese për Ukrainën, në rast se Shtetet e Bashkuara zhvendosin fokusin e tyre diku tjetër.

Rregullorja përfundimtare, e parë nga Radio Evropa e Lirë, e thekson qartë se “kërcënimet që paraqesin Rusia dhe Bjellorusia janë të një rëndësie dhe urgjence të veçantë” dhe duhet të marrin kundërpërgjigje me shpejtësi.

Për shkak të kohës së nevojshme për të zhvilluar produkte mbrojtëse dhe për të rritur kapacitetin industrial të prodhimit në të gjithë BE-në, rregullorja thekson gjithashtu se do të jetë “jetike” që blloku evropian të nisë mbështetjen për vendet anëtare “sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që ato të mund të bëjnë porosi shumë shpejt”.

Lexo edhe:

Analiza e CNN: Trump fitoi luftën e tarifave me BE-në, unioni shfaqet i penduar

Shqipëria, e dyta nga fundi në Europë për shpenzimet qeveritare për kërkim dhe zhvillim

Brukseli fillimisht iu përgjigj thirrjeve të vendeve anëtare duke aktivizuar klauzolën kombëtare të përjashtimit për shpenzimet ushtarake të BE-së, që do të thotë se shpenzimet për artikuj si armët dhe municionet nuk do të përfshihen në mekanizmin ndëshkues të bllokut për vendet që shkelin kufijtë e shpenzimeve të BE-së.

Kjo krijoi hapësirë fiskale – por vendet anëtare gjithashtu kanë nevojë për para sa më shpejt që të jetë e mundur.

Me disa kryeqytete të interesuara për të pasur sa më shpejt qasje te fondet e propozuara – dhe pa pasur nevojë për unanimitet ose miratim nga Parlamenti Evropian – ambasadorët e BE-së miratuan ligjin e ri më 21 maj, me vetëm Hungarinë që votoi kundër.

Skema e re funksionon në të njëjtën mënyrë si programi i rimëkëmbjes nga COVID-19 i BE-së, që kishte vlerën e 800 miliardë eurove.

Për SAFE, blloku do të përdorë vlerësimin e tij të kreditit të nivelit më të lartë (AAA) për të mbledhur 150 miliardë euro në tregje dhe më pas do t’ua huazojë ato vendeve anëtare. Në këtë mënyrë, do të jetë shumë më e lirë sesa nëse shumica e vendeve të BE-së do të përpiqeshin të gjeneronin fondet vetë duke marrë hua individualisht.

Pesë vende të BE-së – Danimarka, Gjermania, Luksemburgu, Holanda dhe Suedia – aktualisht gëzojnë një vlerësim AAA, prandaj me shumë gjasa nuk do të kenë nevojë të marrin pjesë në skemë, duke ua lënë një pjesë më të madhe nga huatë e mundshme vendeve më të varfra.

Kushtet e bashkangjitura

Fakti që huatë kanë një afat maksimal prej 45 vjetësh, nuk duhet të paguhen për dekadën e parë, dhe se vendet nuk do të duhet të paguajnë TVSH për pajisjet e blera, janë avantazhe të tjera që Brukseli shpreson se do të nxisin një bum në shpenzimet për mbrojtje në Evropë.

Por, natyrisht, ka edhe disa kushte të bashkangjitura.

Së pari, shumë vende anëtare të jugut të BE-së, të cilat tashmë janë të ngarkuara me borxhe të tjera, ankohen se – ndryshe nga skema e rimëkëmbjes nga COVID-i, e cila përfshinte edhe komponentë grantesh – kjo iniciativë është ekskluzivisht një hua, që do të rëndojë edhe më shumë financat publike tashmë të tensionuara.

SAFE gjithashtu ka për qëllim të nxisë prokurime të përbashkëta për mbrojtje mes vendeve, me Komisionin Evropian që dëshiron ta përdorë këtë instrument për të krijuar një treg të mirëfilltë të mbrojtjes evropiane në vend të atij të fragmentuar kombëtar që ekziston aktualisht.

Vendet mund të aplikojnë për hua pa u bashkuar me një shtet tjetër vetëm gjatë vitit të parë. Pas kësaj – nga fundi i vitit 2026 deri në 2030 (kur skema përfundon) – dy ose më shumë vende duhet të aplikojnë së bashku.

Për të siguruar shpërndarje të drejtë të fondeve, pjesa e huave që u jepet tre vendeve anëtare me alokimin më të madh nuk duhet të tejkalojë 60 për qind të totalit prej 150 miliardë eurosh të ndarë për këtë skemë.

Kush mund të marrë pjesë?

Çështja kryesore muajin e fundit ka qenë kush mund të marrë pjesë në SAFE – duke balancuar dëshirat e ndryshme të vendeve anëtare për të rritur prodhimin e brendshëm me realitetin që jo çdo komponent mund të prodhohet në BE.

Për fillim, vendet e Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA) – Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra – janë përfshirë në skemë. E njëjta gjë vlen edhe për vendin kandidat për anëtarësim në BE, Ukrainën.

Rregullorja arsyeton përfshirjen e tyre duke përmendur “partneritetin e ngushtë të këtyre vendeve me Unionin në prodhimin industrial të mbrojtjes” dhe faktin që “Ukraina është drejtpërdrejt përballë luftës së vazhdueshme të agresionit të Rusisë.”

‘Kompromisi i Brukselit’

Megjithatë, ka ende pakënaqësi.

Shtetet e Bashkuara, në veçanti, janë ankuar për përjashtimin nga ky proces.

Dhe shumë vende anëtare të BE-së – të interesuara për të ruajtur lidhjet ushtarake transatlantike ndërkohë që përfshijnë edhe partnerë të tjerë të ngushtë në aspekte të SAFE – kanë lobuar për ta hapur skemën për pjesëmarrje të mëtejshme nga jashtë.

Në fund, u arrit një “rregull 65-35”. Kjo do të thotë që 65 për qind e vlerës së armëve të blera duhet të gjenerohet në BE, në katër vendet e EFTA-s ose në Ukrainë. Pjesa tjetër prej 35 për qind mund të prodhohet diku tjetër, për shembull në Shtetet e Bashkuara.

Por, situata bëhet pak më komplekse.

Nëse një vend ka një Partneritet për Siguri dhe Mbrojtje (SDP) me BE-në, 65 për qind e vlerës së armëve mund të vijë nga ai shtet.

Mbretëria e Bashkuar ka nënshkruar së fundmi një marrëveshje të tillë me bllokun, dhe Shqipëria, Japonia, Moldavia, Maqedonia e Veriut dhe Koreja e Jugut gjithashtu kanë marrëveshje të ngjashme.

Në fund të fundit, siç tha një zyrtar i BE-së për Radion Evropa e Lirë, përfundimi është “një kompromis klasik i Brukselit” – një marrëveshje mjaft e madhe është arritur, por paratë nuk do të fillojnë të rrjedhin derisa të gjithë, përfshirë shumë jashtë familjes, të marrin pjesën e tyre të drejtë./REL

Etiketa: BEBrukselmbrojtjesiguri

Lajme të lidhura

BOTA

Analiza e CNN: Trump fitoi luftën e tarifave me BE-në, unioni shfaqet i penduar

21:19 : 29/07/2025
AKTUALITET

Shqipëria, e dyta nga fundi në Europë për shpenzimet qeveritare për kërkim dhe zhvillim

14:22 : 29/07/2025
BOTA

BE-ja propozon që Izraelit t’i pezullohet qasja në fonde për shkak të luftës në Gazë

20:19 : 28/07/2025
BOTA

Aksionet europiane rriten pas marrëveshjes tregtare BE-SHBA

19:37 : 28/07/2025
BOTA

“Dorëzim” apo kompromis? BE-ja përballet me kritika pas marrëveshjes tregtare me SHBA-në

16:24 : 28/07/2025
BOTA

Takimi Trump-Ursula, SHBA-të dhe BE-ja arrijnë marrëveshje për tarifat doganore

20:05 : 27/07/2025
Para

Përdh*noi vajzën e tij të mitur, arrestohet në Durrës 60-vjeçari. Do ekstradohet drejt Italisë/ EMRI

TË GJITHA

Akuzat për mashtrim dhe falsifikim, Apeli i ul dënimin ish-drejtorit të Kadastrës së Gjirokastrës

10:12 : 30/07/2025

Reshjet shuajnë zjarret, mbetet vetëm një vatër në Skrapar

10:10 : 30/07/2025

Show-t të Belindës i del boja/ Prokuroria liron inxhinierët e arrestuar për TEC-in e Delvinës

09:53 : 30/07/2025

Në kërkim nga GJKKO, kapet në Rinas 57-vjeçari, pjesë e një grupi kriminal

09:47 : 30/07/2025

Aksident i frikshëm/ Makina përplaset me trafikndarësen në autostradën Durrës-Tiranë

09:44 : 30/07/2025

Sherr mes shqiptarëve dhe grekëve në një lokal në Athinë, 3 të plagosur dhe 2 të arrestuar

09:21 : 30/07/2025

Trafikonte drogë/ Arrestohet 39-vjeçari në Shijak me qëllim ekstradimin drejt Italisë (EMRI)

09:20 : 30/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com