• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rasti “Qyno” në Kushtetuese/ I “përkëdheluri i ambasadave”, SPAK, cënoi lirinë e medias

11:27 : 26/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Vendimi unanim i Gjykatës Kushtetuese për t’i rikthyer mjetet elektronike të punës së gazetarit Elton Qyno, pasi u konsiderua si “cënim i lirisë së medias”, i dha një sinjal të rëndësishëm Prokurorisë së Posaçme (SPAK) se përkëdhelja e pakufijshme që ajo merr nga ambasadat e huaja në Tiranë nuk i legjitimon që të shkelin parime të njohura dhe të mbrojtura ndërkombëtarisht, siç është edhe e drejta e përfaqësuesve të shtypit për mbrojtjen e burimeve të informacionit.

Beteja ligjore 14-mujore e gazetarit Qyno përfundoi me vendosjen e një standardi të rëndësishëm për lirinë e medias në Shqipëri, e cila, pas 30 vitesh demokraci të brishtë, u cënua rëndë nga strukturat që presupozohet të sjellin një frymë të re ligjshmërie në vend-Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme.

Historia gjyqësore e Elton Qynos fillon në vitin 2023.

Lexo edhe:

K.E – BELA MAFIA

Media e re ‘Abeg TV’ në hetim nga SPAK, dyshime për financime kriminale dhe roli i Besnik Myftarit

Në atë kohë, tre prokurorë të posaçëm, Altin Dumani, Doloreza Musabelliu e Behar Dibra, si edhe një dyzinë agjentësh të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) po hetonin një seri krimesh të rënda, përfshirë vrasje e trafik narkotikësh, bazuar në dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Në 10 Dhjetor 2023, Qyno publikon në televizionin “Ora News” pjesë nga dëshmitë e Dumanit. Prokuroria e Posaçme shqetësohet, pasi vlerësoi se publikimi mund të cënonte hetimin në zhvillim dhe rrezikonte jetën e dëshmitarit.

Në mënyrë urgjente nis hetimi për “nxjerrje të sekretit hetimor” dhe “publikimi i paligjshëm i akteve hetimore”.

Fillimisht, prokurorët e thërrasin Elton Qynon në zyrat e tyre, në 13 dhjetor 2023. Për disa orë i kërkojnë të tregojë burimin.

Përballë refuzimit të gazetarit, prokurori Dibra, i suportuar edhe nga dy kolegët e tij të dosjes, Dumani dhe Musabelliu, i drejtohet me urgjencë gjykatës për të vendosur sekuestrimin e pajisjeve elektronike personale dhe të punës së Qynos.

Në foto: Prokurori i posaçëm, Behar Dibra, udhëhoqi kontrollet në banesën e gazetarit Elton Qyno

Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj, po me urgjencë, miraton kërkesën dhe, deri në mbrëmjen e asaj dite, agjentët e BKH-së kryejnë kontroll të imtësishëm dhe sekuestrimin e mjeteve elektronike të punës, por edhe ato të fëmijëve të mitur të gazetarit, në përpjekje për të zbuluar, siç pretendonin ata, burimin e informacionit të gazetarit.

Thuajse të gjithë veprimet e kryera nga SPAK dhe agjentët e BKH-së në 13 Dhjetor 2023, të cilat u konfirmuan më pas edhe nga Gjykata e Posaçme e Apelit dhe Gjykata e Lartë, u konsideruan të paligjshme nga Gjykata Kushtetuese. Kjo e fundit, në 22 Prill 2025, vendosi shfuqizimin e tyre dhe detyrimin e SPAK-ut për t’i kthyer gazetarit pajisjet elektronike dhe për të fshirë çdo kopje të informacionit të siguruar prej tyre.

Në foto: Momenti kur agjentët e BKH-së ushtruan kontroll në banesën e gazetarit Elton Qyno

Për Gjykatën Kushtetuese, hetimi për nxjerrjen e sekretit hetimor nis më së pari nga anëtarët e grupit hetimor. Por, siç rezultoi gjatë shqyrtimin gjyqësor kushtetues, SPAK-u vendosi të kryejë hetimin në mënyrë të përmbysur, duke e nisur nga gazetari.

Vendimi i trupës kushtetuese u zbardh në 21 Maj 2025.

Cënim i lirisë së medias

Gjykata Kushtetuese theksoi se veprimet e SPAK-ut përmbushin kriteret e “sekuestrimit me ligj” dhe “veprime të ligjshme, bazuar në kompetencat që u jep Kodi i Procedurës Penale”. Sipas tyre, organi procedues ka të drejtën dhe detyrimin që të hetojë mbi nxjerrjen e sekretit hetimor.

Nga ana tjetër, anëtarët e trupës gjykuese i konsideruan aspak proporcionale veprimet e Prokurorisë së Posaçme ndaj gazetarit, i cili, për më tepër, nuk ishte i regjistruar si pjesë e hetimit për “nxjerrje sekreti hetimor”. Gjyqtarët konstatuan se veprimet e SPAK-ut ndaj gazetarit nuk përbënin “interes publik”, por, ruajtja e sekretit është një “detyrë funksionale e prokurorisë”.

SPAK-u argumentoi në Gjykatë se sekuestrimi i pajisjeve të gjyqtarit Qyno ishte një veprim “në interesin publik”, pasi synonte të ruante sekretin hetimor.

Megjithëse të 8 gjyqtarët ishin në një mendje për shkelje të proporcionalitetit dhe “interesit publik”, ata u ndanë në mënyrën se si do të trajtohej ky moment kushtetues.

Gjyqarja Sonila Bejtja mbajti qëndrimin se, përsa kohë u konstatua se hetimi i SPAK-ut nuk plotëson kriterin “për interes publik”, ishte e tepër të vijohej me analizimin e tij. Në vlerësimin e saj, “sekuestrimi i sendeve të kërkuesit ka pasur si qëllim zbulimin e burimit të informacionit të tij (rrjedhjen e informacionit “sekret hetimor”), pra identifikimin e individit që ka nxjerrë të dhënat e hetimit te klasifikuara si “sekret hetimor” me qëllim procedimin penal të tij, por nuk duket se mbart një interes publik të përgjithshëm”.

Sipas gjyqtares, ruajtja e informacionit të klasifikuar nga vetë organi i akuzës si “sekret hetimor” është detyrë dhe përgjegjësi e rëndësishme e këtij institucioni, pasi është një nga elementet më delikatë të veprimtarisë së përditshme të tij e që ka të bëjë edhe me detyrimin për të garantuar ruajtjen nga publikimi apo rrjedhja e informacioneve të ndjeshme të klasifikuara “sekret hetimor”.

Në foto: Gjykata Kushtetuese konstatoi “cënim të lirisë së medias” në veprimet e SPAK kundër gazetarit Qyno

Gjithësesi, anëtarët e tjerë të trupës gjykuese vendosën analizimin e “interesit publik”.  Gjykata çmon se “gjatë gjykimit, nuk u arrit të provohej se prokuroria ka ndërmarrë veprime të tjera hetimore të mjaftueshme për zbulimin e autorëve të dyshuar të veprave penale, të cilët janë subjekte të posaçme, prokurori ose oficeri i Policisë Gjyqësore ose zyrtarë të tjerë me akses në aktet sekrete të hetimit. Për këta të fundit nuk u tregua që, përpara kryerjes së veprimeve hetimore ndaj gazetarit, të ishin kryer veprime hetimore”.

Nxitimi i SPAK-ut ndaj gazetarit

Gjykata Kushtetuese, gjatë analizimit të kriterit të “interesit publik”, duket se ka vënë në pikëpyetje edhe qëllim real të ndërhyrjes “urgjente” të SPAK-ut ndaj gazetarit Elton Qyno.

“Ndonëse prokuroria dhe gjykatat e zakonshme kanë vepruar ndaj kërkuesit brenda 24 orëve, prokurorët e çështjes janë ndërruar pas 8 muajve të hetimeve paraprake. Po kështu, Gjykata mban në vëmendje edhe faktin se, hetimet ende nuk kanë përfunduar. Kohëzgjatja e hetimeve për pothuajse një vit e gjysmë në raport me urgjencën prej 24 orësh të kryerjes së veprimeve ndërhyrëse në burimet e informacionit të kërkuesit është tregues i qartë se sekuestrimi i të dhënave kompjuterike të tij nuk ka qenë mjeti i fundit hetimor, por ndër të parat për të kërkuar burimin e zbulimit të akteve sekrete hetimore”, thotë Gjykata Kushtetuese.

“Mbrojtja e burimit, jo privilegj, por detyrim”

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Prokuroria e Posaçme dhe gjykatat më të ulta e kanë konsideruar mbrojtjen e burimit nga gazetari si “një të drejtë të tij” në funksion të realizimit të funksionit të tij.

Në foto: Gazetari Qyno, pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Kushtetuese

Por, për trupën kushtetuese, ato e kanë tërësisht të gabuar konceptin. Mbrojtja e burimit nga ana e gazetarit, nuk është një e drejtë, por një detyrim, thotë Gjykata Kushtetuese.

“Gjykatat e zakonshme nuk kanë mbajtur në konsideratë se e drejta e mbrojtjes së burimeve të gazetarit nuk është thjesht një privilegj për t’u dhënë ose hequr në varësi të ligjshmërisë ose paligjshmërisë së burimeve të tyre, por është pjesë përbërëse e së drejtës për informacion, që duhet trajtuar me kujdesin më të madh dhe se urdhri për sekuestrimin e të dhënave kompjuterike potencialisht ka pasur ndikim të dëmshëm jo vetëm për kërkuesin dhe burimet e tij, por edhe për median në tërësi”, konkludon Gjykata Kushtetuese.

Etiketa: Behar DibraElton QynoGjykata Kushtetueseliria e mediasprokurori i posacemspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

K.E – BELA MAFIA

13:38 : 25/06/2026
AKTUALITET

Media e re ‘Abeg TV’ në hetim nga SPAK, dyshime për financime kriminale dhe roli i Besnik Myftarit

10:11 : 25/06/2026
AKTUALITET

FNSH dhe RENEA marrin në ruajtje Ilir Selmanin, njërin nga të dyshuarit për vrasjen e Santiagos

09:56 : 25/06/2026
AKTUALITET

‘Kemi fëmijë dhe gra shtatzëna’/ ‘Truket’ e grupit të Call-Centerave për ti shpëtuar burgut, zbardhen dëshmitë

09:11 : 25/06/2026
AKTUALITET

Gjyqi ndaj Metës/ Cakrani: SPAK të kthjellohet, s’mund të zhbëhet karriera e tij

16:23 : 24/06/2026
AKTUALITET

Dosja e SPAK/ Si u kthye Dritan Gjika nga biznesmen në ‘baronin e kokainës’

14:08 : 24/06/2026
Para

“Metamorfoza”/ Shtyhet seanca gjyqësore për Pëllumb Gjokën, Oltian Bistrin dhe të pandehurit e tjerë

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet