• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si po ndëshkohen bizneset e vogla të Tiranës nga rritja e taksave

14:53 : 24/05/2025
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Tirana është kthyer në qendër ekonomike, por bizneset e vogla po përballen me sfida për shkak të rritjes së taksave vendore nga Bashkia, disa me efekt prapaveprues. Mungesa e transparencës dhe njoftimit i ka penalizuar edhe bizneset që kanë qenë të rregullta. Komisioni i Apelimit është jo funksional, ndërsa rruga gjyqësore është e gjatë dhe e kushtueshme. Kjo klimë krijon pasiguri dhe dekurajim për sipërmarrësit.

Tirana është kthyer në zemrën e ekonomisë së vendit tonë. Vitet e fundit, zhvillimi ka qenë me hapa të mëdhenj, duke u ofruar mundësi për shumë biznese të lulëzojnë, rriten dhe zhvillohen. Përqendrimi i madh i popullsisë, rritja e ndërtimeve apo turizmi kanë krijuar kushte që të krijohen sipërmarrje dhe investime.

Por natyrisht, krahas zhvillimit lindin edhe sfida. Bizneset e vogla dhe të mesme janë ato që përballen jo pak herë me probleme të paparashikuara.

Pushteti vendor është një prej hallkave i cili ka detyrën që të mundësojë apo të krijojë një frymë të përshtatshme dhe nxitëse për bizneset, të cilët janë kontribuuesit kryesorë me taksat dhe tatimet përmes punësimeve dhe të ardhurave që përfitohen në këto sipërmarrje.

Por çfarë ndodh kur pushteti vendor vendos të penalizojë bizneset që janë të rregullta në pagesa dhe të tolerojë ata që abuzojnë me detyrimet e tyre?

Lexo edhe:

PAMJET/ Vodhi 30 mijë euro në një banesë, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë

Dritan Leli 2.0/ Të pathënat e “gjyqit politik” me dyer të mbyllura Vlorë

2025, më shumë taksa për biznesin e vogël

Për vitin 2025, Bashkia e Tiranës vendosi të aplikojë rritje të taksave dhe tarifave vendore përmes një VKB me nr. 38, e datës 28.03.2024. Por përpos rritjes së taksave, ky institucion nuk është mjaftuar vetëm për vitin 2025, por ka shkaktuar një kaos, duke i dhënë fuqi kësaj rritjeje edhe për vitet që kanë kaluar, përkatësisht vitit 2024 apo 2023, duke vendosur kamata dhe gjoba bizneseve të cilat kanë paguar në kohë çdo detyrim.

Por si ka ndodhur kjo?

Vendimi ka pasur fuqi prapavepruese, sepse kjo taksë parapaguhet brenda muajit mars, ndërkohë që shumë biznese e kanë paguar këtë taksë vitin tjetër kalendarik. Pra, nëse kanë paguar 2023 në vitin 2024, ata janë penalizuar me kamatë për një taksë më të rritur, për të cilën nuk kanë pasur dijeni sepse nuk i ka dalë në sistem, dhe kjo është një kamatë e padrejtë, shpjegon gazetarja Ola Xama.

Një tjetër problematikë është se bizneset nuk janë njoftuar për çështjen e ndryshimit të taksave, duke u shkelur jo vetëm ligji për konsultimin publik, jo vetëm praktikat e mirëqeverisjes dhe standardeve, por edhe duke i penalizuar ata.

Taksa e pastrimit, rasti konkret i këtyre penaliteteve

Florjan Gjoka është avokat dhe jurist i çështjeve fiskale. Ai thotë se ka hasur një sërë rastesh të bizneseve të tilla që janë përballur pa të drejtë me gjoba dhe kamatëvonesa, me raste konkrete te taksa e pastrimit.

Supozojmë se shpallja e VKB Nr. 35, datë 28.03.2024, është bërë në të njëjtën ditë me miratimin e saj (dt. 28/03/2024). 10 ditë pas shpalljes është dt. 08/04/2024, pra kjo VKB nuk mund të hynte në fuqi para datës 08/04/2024, dhe absolutisht nuk mund të ketë efekte financiare prapavepruese për periudhën para datës 08/04/2024.

Por edhe për vitin 2024 (nga data 08/04/2024 – 31/12/2024) ndryshimi i tarifës së pastrimit nuk duhet të zbatohet, pasi tarifa e pastrimit është me bazë vjetore dhe jo me bazë mujore. Që të zbatohej për vitin 2024, duhej që ndryshimi i tarifës së pastrimit të miratohej para datës 01/01/2024.

Pra, duke qenë se VKB Nr. 35, datë 28.03.2024, rezulton të jetë miratuar në datën 28/03/2024, mund të zbatohet vetëm për vitin pasardhës, pra duke filluar nga data 01/01/2025.

Një biznes i vogël tha për Sinjalizo që askush nuk e kishte njoftuar për këto ndryshime, as përmes e-Albanias, e as përmes inspektorëve. I vetmi moment që është vënë në dijeni ka qenë kur i është dashur të paguajë dhe ka konstatuar që është gjobitur edhe pse ka paguar çdo detyrim me përpikëri.

Përballemi me mungesë punëtorësh, me luhatje xhiroje, punojmë çdo ditë nga 10 orë së bashku me tim shoq dhe kur shohim se si gjobitemi duke qenë shumë të rregullt, ndihemi të demotivuar, e mendoj që ndoshta janë më mirë ata që punojnë në të zezë.

Kalvari gjyqësor, një tjetër barrë për biznesin

Bizneset që përballen me këto gjoba mund të ankimojnë pranë Komisionit të Apelimit në Bashkinë Tiranë, por Ola Xama shpjegon që ky komision nuk ka funksionuar për vite dhe që është konstituar vetëm në vitin 2024.

Sinjalizo ju drejtua Bashkisë Tiranë për të ditur nëse ky komision funksionon apo nëse Bashkia Tiranë ka konsultuar apo lajmëruar bizneset në kryeqytet mbi këto ndryshime, por deri më tani Bashkia Tiranë nuk është përgjigjur.

Rruga tjetër është Gjykata, por shpenzimet për gjyq janë më të mëdha sesa pagesa e gjobave që variojnë nga 5 mijë deri në 20 mijë lekë të reja. Por Avokati Gjoka thotë se veç pritjes së gjatë në gjykatë për t’u marrë në shqyrtim, Gjykata në të shumtën e rasteve nuk i merr në shqyrtim paditë nëse biznesi nuk ka bërë ankim në Bashkinë e Tiranës, në një komision që ende nuk dihet nëse është funksional.

Pra, bizneset futen në një spirale pa dalje nëse vendosin të kërkojnë të drejtën e tyre.

Fryma e gabuar dhe dëmi që i bëhet biznesit

Bashkimi Europian, ku Shqipëria aspiron të bëhet pjesë, ndër vite ka operuar me forma nxitëse ndaj bizneseve. Ndër vendet që janë mbështetëse ndaj bizneseve që hapen apo që duan të rriten janë rastet si Gjermania apo Zvicra.

Mirjeta F. rrëfen sesi shteti gjerman e ka ndihmuar në 6 muajt e parë kur ajo vendosi të hapë një restorant me shërbim mëngjes dhe drekë.

“Merrja konsulencë nga shteti gjerman për gjithçka kisha nevojë në muajt e parë. Përpos asaj, në muajt e parë asnjë inspektor nuk shfaqet, sepse qëllimi i tyre parësor ishte që unë të funksionoja në sipërmarrjen time.”

Sa i takon Shqipërisë, Artan Gjergji, ekspert në çështjet ekonomike, thotë se barra financiare që i shtohet biznesit e bën më pak efikas, duke ndikuar negativisht në buxhetet e brishta të bizneseve të vogla.

“Duhet të kuptojmë që politikat fiskale, si në nivel qendror edhe në nivel lokal, janë veprime publike që kanë një ndikim direkt në jetën e qytetarëve dhe taksapaguesve. Si të tilla, para se të ndërmerren, realizohen studime të hollësishme të impaktit të tyre.”

Në një qytet që pretendon të jetë qendër zhvillimi, një sistem penalizimesh pa paralajmërim dhe mbështetje, vetëm sa e mbyt frymën e sipërmarrjes dhe shkatërron besimin e qytetarëve tek institucionet. Nëse vërtet duam të afrohemi me BE-në, duhet të ndjekim shembujt e tyre në mbështetje të biznesit dhe jo t’i ndëshkojmë pa paralajmërim.

/ Denada Jushi – ACQJ – Albania Ceneter for Quality Journalism

Etiketa: BashkiabiznesetbiznesiKalvari gjyqësorndëshkohenrritjataksataksa e pastrimitTiranetransparenca

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PAMJET/ Vodhi 30 mijë euro në një banesë, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë

13:36 : 04/07/2025
AKTUALITET

Dritan Leli 2.0/ Të pathënat e “gjyqit politik” me dyer të mbyllura Vlorë

08:19 : 04/07/2025
AKTUALITET

“Arratisja” e kapitalit nga Shqipëria, bizneset dhe individët kanë investuar 1.57 mld euro jashtë vendit

08:03 : 04/07/2025
AKTUALITET

Mbyllen mbi 500 biznese në dy vite në Korçë

22:56 : 03/07/2025
AKTUALITET

Zjarri në Elbasan/ Bushati: Mos ju duket çudi që t’i djegin dhe këto plehrat e Tiranës!

22:20 : 03/07/2025
AKTUALITET

FOTO/ Rama takim në hotel me deputetët e zgjedhur të Tiranës dhe përfaqësues të Bashkisë

18:52 : 03/07/2025
Para

“Ma nis naj foto, po ke dhe çmimin”/ Sokol Tatani dhe Orges Molla negocionin për “bar spanjoll” në Itali

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 04/07/2025

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

22:52 : 04/07/2025

Ndiheni të dehidratuar? Pesë ushqime që na shuajnë etjen më shumë se uji

22:51 : 04/07/2025

Elon Musk ripropozon idenë e themelimit të partisë së tij

22:43 : 04/07/2025

Kyle Walker i jep lamtumirën Man.Cityt, mbrojtësi transferohet te Burnley

22:38 : 04/07/2025

Zjarri në landfill, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Rrezik serioz për qytetarët e Elbasanit

22:32 : 04/07/2025
Edi Rama dhe Agim Kajmaku në foto gjatë fushatës për zgjedhjet në Vorë

Do i jepen 44 paga dhe dëmshpërblim/ Agim Kajmaku fiton gjyqin për shkarkim të padrejtë nga KQZ

22:22 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com