• Kontakt
Friday, May 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestohet Xhevdet Plaku, kush është “Akili” i famshëm me 25 identitete që u shpëtoi 5 atentateve

10:03 : 23/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

7 persona janë arrestuar në Durrës në kuadër të një operacioni policor, ku 3 prej tyre me rrezikshmëri të lartë.

Aksioni masiv, i shtrirë në disa zona të qytetit, ka sjellë shoqërimin e disa personave dhe arrestimin e një figure të rëndësishme të botës së krimit, Xhevdet Plaku, një emër i përfolur për aktivitetin e tij kriminal ndërkombëtar.

Xhevdet Plaku i njohur me nofken “Akili” ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane pasi rezulton një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe i njohur për arratisjen e tij nga burgu në janar të këtij viti.

Xhevdet Plaku, u arratis në muajin janar nga burgu i Ankonas në Itali, ku vuante dënimin për trafik droge.

Pas arratisjes ai besohej se fshihej në Durrës.

Xhevdet Plaku ka qenë shënjestër e një antentati që më pas mbeti në tentativë.

Lexo edhe:

“Policia! Barkas!”/ Dalin pamjet e aksionit, momenti kur arrestohen Xhevdet Plaku dhe të tjerët (VIDEO)

Si në filma! Goditi disa makina policie dhe rrezikoi qytetarët, arrestohet i riu në Tiranë/ VIDEO

I njohur me nofkën ‘Akili’, Xhevdet Plaku thuhet se ishte drejtuesi i një grupi kriminal shqiptar me bazë në Itali që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike, nga Holanda dhe Belgjika, bandë e cila thuhet se i ndante pakot e drogës në bazë të cilësisë.

  • Kush është “Akili” i famshëm?

Xhevdet Plaku rezulton një person me precedentë të rëndë kriminalë në tri shtete, Shqipëri, Itali dhe Holandë.

Gjatë 25 viteve të fundit, ai është dyshuar si i përfshirë në dy vrasje, trafik droge dhe është objekt i të paktën 5 atentateve të dokumentuara, nga të cilat ka shpëtuar.

Ndër të tjera, Xhevdet Plaku është akuzuar për dy vrasje. E para ka ndodhur në vitin 2000, kur vrau Sali Rapin, vëllain e Rexhep Rapit në Borghetto Santo Spirito, në provincën e Savonës. Një ekzekutim gjakftohtë me një plumb në kokë si pjesë e një grindjeje mes bandash.

Vrasja e dytë ka ndodhur tre vjet më vonë, në Durrës, ku ishte kthyer për të jetuar. Në vitin 2019, tentuan ta vrisnin ndoshta për të hakmarrë ndaj Rapit, por sulmi nuk u realizua kurrë. Por nuk mbaron këtu.

Plaku është gjithashtu në krye të një organizate kriminale që importonte kokainë nga Holanda dhe Belgjika. Paketat e drogës kishin emra që dukeshin si nga një katalog mode: “Hermes” për cilësinë më të pastër, “PlayBoy” për atë më të ulët.

Emri i Xhevdet Plakut doli dhe në dosjen e SPAK për grupin e trafikut të drogës pjesë e së cilës ishte dhe ish-shef i krimeve të Komisariatit nr. 6 Dedan Gjoni dhe Erzen Breçani.

Zbardhja e përgjimeve të Sky ECC zbuluan se Akili, që përdorte 25 identitete, i akuzuar si kreu i një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës me qendër në Amsterdam u tentua të vritej nga i forti i Shijakut Rexhep Rapi më 17 shtator 2019.

Përgjimet zbardhën bashkëpunimin e Rapit me Gjonin për të kryer vrasjen para komisariatit të Durrësit, si hakmarrje pasi e akuzonte për vrasjen e vëllat të tij Sali Rapi të ndodhur në 2014-ën në Itali.

Ai u ka shpëtuar të paktën 5 atentateve të dokumentuara. Është ekstraduar 4 herë nga Interpoli.

Ka arritur t’i shpëtojë dënimit për vrasje në rrethana të dyshimta, herë për pushim hetimesh e herë për gabime proceduriale. Koha më e gjatë që ka qëndruar në qeli në këto 25 vjet, ka qenë pak më shumë se 4 vjet.

  • U kapën në një restorant, kush janë 7 personat e arrestuar në Durrës

Drejtori i policisë vendore të Durrësit, Vilson Bala në një konferencë për mediat, bëri me dije se 7 persona janë arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Enigma”.

Ndalimi i disa prej tyre u bë i mundur në një restorant në Gjirin e Lalzit. Mes të arrestuarve janë edhe Xhevdet Plaku, Flobens Mecia, Voltan Xhani, Jugert Xhani.

“Jam sot, këtu, së bashku me Drejtorin e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit Melsi Koçi, me zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimeve, Bujar Deliallisi dhe me shefin e Komisariatit të Policisë Durrës Algert Gjonaj, për t’ju bërë me dije juve dhe nëpërmjet jush, opinionit publik, mbi organizimin, zhvillimin dhe finalizmin e një operacioni policor me rrezikshmëri të lartë, të koduar “Enigma, gjatë të cilit u kapën dhe u vunë në pranga 7 shtetas, ndërmjet tyre 3 shtetas me rrezikshmëri të lartë, të shpallur në kërkim më parë për vepra penale në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve.

Gjatë operacionit u sekuestruan 4 armë zjarri pistoleta të cilat këta shtetas i mbanin me vete, me fishekë në fole gati për qitje.

Më konkretisht, ditën e djeshme, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë siguruar informacione në rrugë operative, se disa shtetas në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ishin në ambientet e një restoranti në gjirin e Lalzit dhe dyshohej se kishin armë zjarri me vete.

Bazuar në këto informacione dhe në analizën e riskut, lindi nevoja për përfshirjen në operacion, dhe të Drejtorisë së Forcës Operacionale në Policinë e Shtetit.

Në kuadër të operacionit, në masa të larta sigurie, shërbimet policore ndërhynë në mënyrë të befasishme në ambientet e restorantit ku ndodheshin këta shtetas.

Nga verifikimet parakrake rezultoi se në një tavolinë ishin ulur 7 shtetas, ndërmjet tyre 3 të kërkuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, konkretisht:

Xhevdet Plaku alias Kiss, 45 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Roma, pasi Gjykata e Breshias, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”. Ky shtetas është arratisur nga burgu i Ankonës, në muajin janar 2025 dhe për këtë arsye autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar urdhër arresti për të. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje;

Flobens Mecia alias Gega alias Drini, 43 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim nga SPAK, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në muajin korrik 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”.

Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjetën dy dokumente identifikimi të falsifikuara dhe 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje;

Voltan Xhani, 39 vjeç, lindur në Përmet, rezident në Holandë, pasi në muajin shtator 2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” kryer në bashkëpunim dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”, në funksion të hetimeve për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vrasjes me armë zjarri të shtetasit E. Rr., ndodhur në Shkodër.

Gjatë kontrollit fizik dhe në çantën e tij, Policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë me fishkë në fole gati për qitje;

Jugert Xhani, 35 vjeç, lindur në Përmet, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Gjatë kontrollit iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak;

O. H., 38 vjeç, banues në Mamurras, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”;

F. Q., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”;

A. H., 45 vjeç, banues në Mamurras, i dyshuar për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit.”

Po gjatë operacionit, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, shuma parash, euro dhe sende të tjera.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet e thelluara për dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të këtyre shtetasve“, njoftoi policia.

Lexo edhe:

RENEA “zbarkon” në Durrës, arrestohen disa persona

Etiketa: arrestimDurrespoliciaXhevdet Plaku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Policia! Barkas!”/ Dalin pamjet e aksionit, momenti kur arrestohen Xhevdet Plaku dhe të tjerët (VIDEO)

11:26 : 23/05/2025
AKTUALITET

Si në filma! Goditi disa makina policie dhe rrezikoi qytetarët, arrestohet i riu në Tiranë/ VIDEO

10:01 : 23/05/2025
AKTUALITET

RENEA “zbarkon” në Durrës, arrestohen disa persona

09:39 : 23/05/2025
AKTUALITET

Durrës – I vdes pacientja gjatë operacionit, mjeku akuzohet për neglizhencë në trajtimin mjekësor

12:33 : 22/05/2025
AKTUALITET

Rrugorja e Tiranës me “dorë të hekurt”: 14 të arrestuar në orët e fundit, rreth 6.000 gjoba

10:48 : 22/05/2025
AKTUALITET

Vrasja e Ermir Dedjas në Durrës, shpallen në kërkim dy persona, zbardhet roli i i tyre

10:22 : 22/05/2025
Para

Trafik i qenieve njerëzore, 23 të arrestuar në Greqi. Zbulohen 4 laboratorë me pasaporta shqiptare të falsifikuara

TË GJITHA

“Kam 3 bukë ekuadoriane, shumë të mira…”, zbardhen biseda të reja të të implikuarve në operacionin “Ura”

14:44 : 23/05/2025

“Dje mu ngjall shpresa”/ Nëna e Artan Lames rrëqeth me fjalët e lamtumirës: Iku i shtrenjti im…

14:31 : 23/05/2025

PËRGJIMET/ “T’i prishet gjilpëra armës tek laboratori”, si Ekil Nderjaku kërkoi ndihmën e ish-efektivit të RENEA-s

14:26 : 23/05/2025

11 Maji/ Celibashi miraton tabelat përmbledhëse të rezultateve për 4 qarqe

14:22 : 23/05/2025

Erand Sojli e ngacmon, këngëtarja: Jam më e bukur zhveshur

14:06 : 23/05/2025

Përndoqi vajzën e re, procedohet 42-vjeçari në Korçë

14:05 : 23/05/2025

Kush është “Bosi” i heroinës? Përgjimet zbulojnë rolin e tij në trafikun e drogës Turqi-Shqipëri-Itali

14:01 : 23/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com