• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga vrasësi rumun te Alesio Dobrozi/ Shpallen në kërkim 3 persona për ekzekutimin e Renato Hoxhajt

19:53 : 23/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Policia e Vlorës ka shpallur zyrtarisht në kërkim tre persona si të përfshirë në vrasjen e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, i ekzekutuar mëngjesin e 27 Prillit pranë banesës së tij në lagjen “Hajro Çakërri” të qytetit bregdetar.

Burime bëjnë me dije se tre të akuzuarit ndodhen jashtë territorit të Shqipërisë. Mediat raportojnë se një prej të shpallurve në kërkim është një shtetas rumun, i dyshuar se ka patur rolin e ekzekutorit, ndërsa dy të tjerët janë shtetas shqiptarë, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar në organizimin e ngjarjes.

Një prej të shpallurve në kërkim është Alesio Dobrozi, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, i konsideruar dhe si mik i Ramazan Rrajës, si dhe i Roan Brahimit alias Sidorel Prendit, i ekzekutuar në Majin e vitit të kaluar në Athinë. Dyshohet se Alesio Dobrozi ndodhet në Dubai.

Për shtetasin rumun, dyshohet se ai është larguar nga Shqipëria ditën e ngjarjes, duke kaluar përmes pikës kufitare në Qafë Botë, i ndihmuar nga shtetas shqiptarë.

I vetmi i arrestuar për vrasjen e Renato Hoxhajt është 37-vjeçari Eris Mehmetaj, pasi nga hetimi ka rezultuar se ia ka dhënë automjetin para krimit autorit, teksa mjetit më pas i ishin ndërruar edhe targat.

Lexo edhe:

I kërkuar nga SPAK, kapet në Dubai Jetmir Pepa

Vrasja e çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg bashkëpunëtorin e autorëve! 40-vjeçari: Nuk kam lidhje

Në dëshminë e dhënë para hetuesve, Mehmetajt ka pranuar se makina e filmuar nga kamerat e sigurisë është e njëjta me atë që ai ka në pronësi, por ka shtuar se mjetin ia kishte lënë në përdorim një miku të tij pasi ia kishte kërkuar. Sipas tij, ai nuk e di se për çfarë është përdorur makina e tij.

Ndaj Eris Mehmetajt rëndojnë akuzat për veprat penale “përkrahje të autorit të krimit” dhe “sigurim të kushteve për te kryer vrasjen e Renato Hoxhajt”.

Grupi hetimor dyshon se pas vrasjes së Renato Hoxhajt qëndron një grup kriminal me bazë në Dubai, aty ku Eris Mehmetaj kishte publikuar disa ditë para krimit. Dyshohet se 58-vjeçari mund të ketë qenë informator për grupin kundërshtar.

Renato Hoxhaj ka qenë komshi me Sokol Sinomatin, i njohur me nofkën “Buzëderri”, një prej personazheve më të njohur të krimit në Vlorë. Raportohet se 58-vjeçari ka qenë edhe roje i banesës së Sinomatit në lagjen “Hajro Çakërri”.

Një vit më parë Sokol Sinomatit i vranë të birin, Gëzim Sinomati me snajper, një atentat që u pasua nga ngjarje të tjera kriminale në qytetin e Vlorës dhe në Tiranë.

Renato Hoxhaj jetonte i vetëm në shtëpi, teksa prej dy vitesh bashkëjetonte me një grua të komunitetit rom. Ai ishte babai i dy fëmijëve të rritur. Gruaja e tij e parë jetonte në Itali dhe shpesh fëmijët vinin për ta takuar.

Krimet që kanë tronditur Vlorën në muajt e fundit?

Më 18 Dhjetor të vitit të kaluar, pre e një atentati ra 30-vjeçari Kevin Hajrulla, i cili u qëllua me 24 plumba, teksa po udhëtonte me automjetin e tij, tip “Benz”, në një kryqëzim të lagjes “24 Maji”. Ai mbeti i plagosur rëndë, ku iu nënshtrua dhe tre ndërhyrjeve kirurgjikale, por fatmirësisht, ia doli të mbijetonte.

Kevin Hajrulla është kushëriri i Inez Hajrullës, i cili njihet si i forti i Vlorës, që gjithashtu u ka shpëtuar disa atentateve. Inez Hajrulla mori drejtimin e grupit kriminal të Edison Arizajt pas vrasjes së këtij të fundit në Durrës në vitin 2018.

Atentati mbetet ende i pazbardhur, teksa grupi hetimor ka dyshime se ai u tentua të eliminohej për shkak të aktivitetit kriminal të kushëririt të tij, Inez Hajrulla.

Kjo pistë u përforcua edhe për faktin se vetëm pak ditë më vonë, mbrëmjen e 21 Dhjetorit u regjistrua një shpërthim i fortë me tritol me dron në një apartament në katin e 9-të të një pallati.në Tiranë.

Apartamenti ishte marrë me qira nga Elena Arëza, partnerja e Bernard Sinomati dhe dyshohet se të dy ata ndodheshin në banesë në momentin e shpërthimit dhe janë larguar vetëm pak minuta më pas.

Bernard Sinomati është një personazh i krimit të organizuar në Vlorë dhe vëllai i Sokol Sinomatit, teksa iu ka shpëtuar edhe dy herë të tjera sulmeve me tritol dhe armë. Grupi i Sinomatajve njihet për përplasjen me grupin e Inez Hajrullas, por burime bëjnë me dije se deri më tani ky i fundit nuk është marrë në pyetje për t’u pyetur në lidhje me këto dy atentate, pasi sipas sistemit TIMS rezulton jashtë vendit.

Ndërkohë, ka dyshime dhe se dy atentatet e mësipërme mund të kenë lidhje dhe me ngjarjen e regjistruar mbrëmjen e 7 Janarit, ku Bernard Sinomatit i vranë në Vlorë nipin me snajper (djali i Sokolit), Gëzim Sinomatin, vetëm 23 vjeç, ngjarje ende e pazabardhur. Në momentin kur u qëllua, i riu ndodhej në ballkon duke pirë cigare, teksa brenda apartamentit dyshohej se ndodhej Bernard Sinomati.

Viktima sapo ishte kthyer nga Blegjika, teksa nuk njihej për precedent penal dhe dyshohet se në atë atentat qitësin mund të kenë ngatërruar edhe shënjestër, pasi mund të kenl dashur të vrasin pikërisht Bernard Sinomatin.

Etiketa: Alesio DobroziautorëtDubaiEris Mehmetajne kerkimRenato Hoxhajrumunvrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I kërkuar nga SPAK, kapet në Dubai Jetmir Pepa

18:18 : 23/06/2026
AKTUALITET

Vrasja e çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg bashkëpunëtorin e autorëve! 40-vjeçari: Nuk kam lidhje

09:47 : 23/06/2026
AKTUALITET

Vranë me armë zjarri 45-vjeçarin në Shijak, arrest me burg për dy autorët (Emrat)

11:13 : 22/06/2026
AKTUALITET

Eglant Koçi u vra me plumb pas koke, detaje të reja pas gjetjes së trupit të 34-vjeçarit

09:52 : 19/06/2026
AKTUALITET

Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, flet shoku i viktimës: Njeri i vetëm, jetonte veç me nënën

17:00 : 08/06/2026
Ne foto, autori i krimit
AKTUALITET

Detaje nga vrasja në Kamëz/ Autori zbrazi 10 plumba ndaj 27-vjeçarit, viktima u qëllua në kokë!

15:46 : 08/06/2026
Para

Fama nuk mjafton/ Listat e hapura nuk ishin për artistët, Kllogjeri: Isha i bindur që nuk do fitoja!

TË GJITHA

Foto ilustruese

E rëndë në Librazhd, rrufetë asgjësojnë totalisht tufën e dhive

12:09 : 24/06/2026

“Shqipëria si pronë private e Edi Ramës”/ Zhupa: Beton, privilegje dhe territore të dhuruara

12:05 : 24/06/2026

Senati amerikan voton për ndalimin e luftës me Iranin pa autorizimin e Kongresit

11:57 : 24/06/2026

Polici italian vdiq ndërsa e ndiqte, dëshmia e shqiptarit: Nuk i ndalova kontrollit se kisha pak hashash me vete

11:57 : 24/06/2026

Bujqësia në krizë të thellë/ Shënohet rënie edhe në vitin 2025, dobët serrat, drufrutorët dhe ullinjtë

11:42 : 24/06/2026

“Boll, mos u merr me llafe grash”/ Sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Nuk duroj dot më…

11:28 : 24/06/2026

“Plakën nuk e zë gjumi”/ Përgjimet e SPAK për bisedat e vëllezërve Aliu: Mbushja një dyshek me miliona të flejë rehat!

11:23 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş