• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kopshtet private pa licencë e kushte, “minë me sahat” për sigurinë e fëmijëve

22:33 : 23/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Në nëntor të vitit 2023 emisioni “Stop” në Tv Klan publikoi një rast të dhimbshëm, në të cilin një vajzë 3- vjeçare përfundoi me këmbë të thyer në kopshtin “Stinët” nga edukatorja Majlinda Dehima. Në atë kohë nisi një kontroll i këtyre institucioneve për licencë e kushte. Sipas Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, vetëm përgjatë muajve nëntor-dhjetor 2023 u zbuluan 60 subjekte pa licencë, pjesa më e madhe e tyre në Tiranë, ku përveç gjobave u mor vendimi për mbylljen e menjëhershme.

Edhe në vitin 2024 janë zbuluar dhjetëra subjekte pa licencën e duhur për kopsht. Por, shumë nga këto subjekte kanë ndryshuar fushën e veprimtarisë duke u kthyer në  “qendra ditore” ose “shërbime të përkujdesit komunitar” dhe kjo sipas Drejtorisë së Arsimit ka penguar ushtrimin e kontrollit. Shumë të tjera nuk u gjetën fizikisht. Thënë më thjesht, subjektet me shkelje vazhdojnë të funksionojnë si kopshte pavarësisht se kanë një licencë tjetër.

Ndriçim Mehmeti, ekspert i arsimit, thotë se kjo është një mënyrë për të mbyllur sytë ndaj paligjshmërisë. Atë që nuk bëjnë institucionet, e bën “Stop” duke dalë në terren ku zbulon se disa subjekte pavarësisht se punojnë si kopshte, nuk kanë licencë për kopsht ose e kanë për shërbime të tjera.

“Stop” ndalet konkretisht te “Kopshti i Letës” në Don Bosko dhe te kopshti “Erbore” në Komunën e Parisit. Duke u bazuar në listën e kopshteve që gjenden në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit, “Stop” pyeti nëse ato zotërojnë ose jo licencën e duhur. Kopshti privat  “Borëbardha” në Don Bosko, pasi në QKB ka një licencë për shërbime të përkujdesit komunitar, por në realitet funksionon si një kopsht.

Gazetari: Ju si institucion çfarë licence keni për ushtrimin e këtij aktiviteti?

Lexo edhe:

Fëmijët që “punojnë natën”/ Shfrytëzim në zemër të Tiranës

Raporti global, bie me 41% vdekshmëria amtare përgjatë 20 viteve të fundit

Mexhina Merkaj: Licencë për kopshtin dhe për çerdhen.Por, për çfarë po e merr ti këtë informacion? Pse jam e detyruar unë ta jap këtë informacion?

Gazetari: Ju, e keni licencën për arsimin parauniversitar apo keni një licencë tjetër?

Mexhina Merkaj: Atëherë, të lutem! E para, po më merr kohë.Ti po bën punën tënde, po edhe unë jam në punën time.

Gazetari: Pra, ta marrim si një përgjigje që nuk e keni licencën? Të largohemi?

Mexhina Merkaj: Po!

Gazetari: Dhe tjetra, ju keni një adresë në rrugën “Jordan Misja” dhe nuk e keni këtu, apo jo?

Mexhina Merkaj: Shiko certifikatën e hipotekës! Të lutem!

Gazetari: Dhe tjetra, nuk e keni… Ah, kjo ishte përgjigja?

Mexhina Merkaj: Faleminderit!

Gazetari: Duhet të keni licencën e duhur, e dashur.

Mexhina Merkaj: Stop! Stop se do të të hedh në gjyq! ( i drejtohet operatorit)

Gazetari: Drejtoreshë, më hidh mua në gjyq! Do më hedhësh mua në gjyq? Që tani! Këtu në rrugë nuk më ndalon dot.

Mexhina Merkaj: Këtu para shtëpisë sime?

Gazetari: Nuk e keni licencën, e dashur!

Mexhina Merkaj: Ik!

Për shkak të gjetjeve nga emisioni “Stop” për subjektin “Borëbardha”, Agjencia e Arsimit e gjobiti atë me 10 milionë lekë gjobë për shkak se nuk kishte licencën e duhur, si dhe vendosi mbylljen e menjëhershme të tij.

Inspektoriati i Punës ishte një tjetër institucion të cilit iu drejtua emisioni. Ky inspektoriat gjithashtu gjeti shkelje në kontratat e punës, mosvendosjen në dispozicion e kontratës për mjekun e shkelje të tjera. Ndërsa Inspektorati i Shëndetësisë e gjobiti me 5 milionë, për shkak se subjekti zotëron një licencë në shkelje të ligjit për Inspektoriatin Sanitar.

/Emisioni “Stop”

Etiketa: BorebardhaErborefëmijëkopeshtkopshtilicencamasa siguriesiguri“Kopshti i Letës

Lajme të lidhura

Foto ilustruese
AKTUALITET

Fëmijët që “punojnë natën”/ Shfrytëzim në zemër të Tiranës

08:06 : 05/11/2025
BOTA

Raporti global, bie me 41% vdekshmëria amtare përgjatë 20 viteve të fundit

22:09 : 04/11/2025
BOTA

OKB: Në Gaza 630 mijë fëmijë kthehen në shkollë pas dy vitesh pushim

11:12 : 01/11/2025
AKTUALITET

EMRI/ Shqiptari u hoq si babai i 8 fëmijëve për të marrë pasaportë britanike, dënohet me 6 vite burg

19:01 : 29/10/2025
BOTA

Heshtja pas armëve, fëmijët e Gazës që luftojnë për jetën në spitalet e rrënuara

21:30 : 26/10/2025
BOTA

Kampi i Rojit, plagë e hapur e ISIS-it: 2 100 gra dhe fëmijë të bllokuar në shkretëtirë

12:34 : 26/10/2025
Para

Aulon Kalaja konteston rezultatin e zgjedhjeve në Durrës: Do t'i kërkoj KQZ-së pamjet filmike

TË GJITHA

Zgjedhjet/ Deri në 14:00 votuan 13.76% e qytetarëve

14:46 : 09/11/2025

“Po intimidohen votuesit”, kandidati i Shqipëria Bëhet në Cërrik thirrje policisë të marrë masa

14:21 : 09/11/2025

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Pjesëmarrja për secilën nga 5 bashkitë deri në orën 13:00

14:05 : 09/11/2025

Kërcënoi me armë zjarri një person, arrestohet 42-vjeçari në Tepelenë

13:51 : 09/11/2025

Katërnjakët me hemorragji në sy, familjarët kërkojnë ndihmë: Kanë nevojë të operohen urgjent

13:36 : 09/11/2025

E zuri korenti duke riparuar kabllot e internetit në një shtyllë elektrike, ish-trajneri lë pas dy fëmijë

13:24 : 09/11/2025

Tepelenë/ Kandidati i pavarur Guma: Persona të paautorizuar po pengojnë lirinë e votës

13:15 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com