• Kontakt
Saturday, May 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Banda e “Visit të Pojës”/ Lirohet avokati Tragaj dhe dy të tjerë, mbeten në burg 11 të akuzuar

21:22 : 23/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Gjykata e Posaçme ka dhënë sot masat e sigurisë për 14 të arrestuarit në kuadër të operacionit të koduar “Ura”, ku autoritetet italiane në bashkëpunim me SPAK, goditën një grup kriminal me bazë në Durrës dhe në Puglia që trafikonte sasi të mëdha kokaine dhe heroine në Itali dhe vendet e tjera të BE-së.

Togat e zeza kanë lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për 11 të akuzuar, ndërsa kanë liruar nga qelia avokatin Armand Tragaj dhe dy të tjerë, Ervis Deti dhe Bexhet Mema, duke iu caktuar masën “detyrim paraqitje”. Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Rudina Palloj, pas një seancë maratonë që ka zgjatur për rreth 5 orë.

Ervis Deti dhe Bexhet Memaj akuzohen si të përfshirë për kalimin në mënyrë të paligjshme përmes portit të Durrësit, trafikantin e drogës Edison Cukaj alias Gjoka, duke korruptuar një efektiv policie me 3 mijë euro. Ata akuzohen për kryerjen e veprave të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,

Ndërkohë, edhe avokati Armand Tragaj rezultonte se ishte përdorues i aplikacionit të enkriptuar “Sky Ecc” dhe akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (kryer në katër episode)

Gjatë seancës së sotme, iu lut gjyqtares për zbutje mase, për shkak të tre familjarëve të sëmurë dhe gruas me fëmijë të vogël, kërkesa e cila iu pranua, duke u lënë në “detyrim paraqitje”.

Lexo edhe:

Dosja ‘Ura’/ Policët shqiptarë morën 2 mijë lekë ryshfet për të mos ndaluar trafikantin e heroinës

Evis Berberi i suksesshëm edhe në biznes/ Me kompaninë e tij mori në administrim kompleksin “Valamar”

“Jam i rënduar psikologjikisht dhe vazhdimi i kësaj mase do të rëndojë situatën time familjare, ku unë jam me babin e sëmurë dhe njerkën e paralizuar, vëllain në psikiatri dhe bashkëshorten me fëmijë të vogël. Dhe për këtë fakt u kërkoj të jem pranë familjes” – u shpreh gjatë seancës avokati Armand Tragaj

Ndërkohë, në burg janë lënë shtetasit:

  • Orgest Molla, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”  kryer në formën e veçantë bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal,  “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”
  • Musa Korça, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal’’ dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”
  • Rando Aliu, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”
  • Sokol Isteri alias Tatani, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”
  • Ligor Çombashi, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal’’ dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”
  • Altin Pjetri, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ‘’Grupi i strukturuar kriminal’’ dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”
  • Ervin Zeqiri, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”
  • Gëzim Thartori, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”
  • Alfred Hysa, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal’’ dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”
  • Genti Nderjaku alias Ekil Nderjaku, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Trafikimi i narkotikëve’’, kryer në formën e veçantë bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”
  • Altin Morina, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”

Gjatë seancës, Rigert Koni, avokati i ish-efektivit të RENEA-s, Altin Morina, i kërkoi Prokurorisë së Posaçme të përcaktojë rolet dhe episodet për secilin nga personat e akzuar. Kjo për shkak se nga disa prej mbrojtësve kërkohet t’i përcaktohet saktësisht vepra penale, pasi nuk pranojmë që të jenë pjesë e ndonjë grupi kriminal.

Sipas avokatëve, materialet e përcjella nga autoritetet italiane janë të vetmet prova ku mbështetet dyshimi i arsyeshëm, që janë komunikimet e kryera në aplikacionin . Mbrojtësit ligjorë i kanë kërkuar prokurorisë që, përveç bisedave në Sky, të fakti të mbështetet edhe në prova të tjera.

Në krye të grupit kriminal dyshohet se qëndronte Xhevdet Troplini, i njohur si “Poja”, edhe pse ndaj tij aktualisht nuk ka asnjë masë sigurie.

Dyshohet se vitet e fundit ai drejtimin e grupit ia kishte lënë nipit të tij, Elvis Doçi, i njohur ndryshe si “Visi i Pojës”, si dhe bashkëpunëtorit të tij të ngushtë Adi Çoba.

Elvis Doçi është shpallur në kërkim, teksa në një kontroll të Policisë me urdhër të SPAK, të pak kohëve më parë në banesën e tij, u gjetën rreth 3 milionl euro cash, të futura në një bidon kallçuku.

Në total, në kuadër të operacionit “Ura” janë lëshuar 52 masa sigurie, 40 për shtetas shqiptarë dhe 12 për shtetas italianë, teksa sipas SPAK bëhet fjalë për tre organizata, njëra me bazë në Durrës dhe dy të tjera në rajonin e Puglias, Itali.

Organi i akuzës raportoi se në 5 vite hetime janë dokumentuar 40 episode të trafikimit të lëndëve narkotike, përfshirë edhe sekuestrimin e sasive të konsiderueshme heroine dhe kokaine në Shqipëri, Itali dhe vende të tjera të Europës.

“Gjatë hetimeve të zhvilluara në periudhën 2020–2025, janë dokumentuar 40 episode të trafikimit të lëndëve narkotike, përfshirë edhe sekuestrimin e sasive të konsiderueshme heroine dhe kokaine në Shqipëri, Itali dhe vende të tjera të Europës. Një nga episodet përfshinte transportin e 255 kg heroinë dhe kokainë në Bari, përmes korrierëve ndërkombëtarë.” – raportoi SPAK.

Sa i përket sekuestrimeve të pasurive, SPAK deklaroi se ato janë kryer paralelisht në të dy vendet dhe përfshijnë:

Në Shqipëri:

  • 2 kompani ndërtimi,
  • 4 shoqëri tregtare dhe restorante,
  • 1 agjenci pasurish të paluajtshme,
  • 1 TV kabllor,
  • automjete luksoze, para cash, etj.

Më parë, gjatë hetimeve janë sekuestruar 3 milionë euro “cash”.

Në Itali:

  • 9 apartamente,
  • 4 kompani,
  • 7 llogari bankare,
  • 3 automjete, të sekuestruara në kuadër të masës së “sekuestros preventive”.

Burime për mediat bëjnë me dije se në sekuestro ësht vendosur shoqëria “Marquez” e Ervin Zeqirit, “Felix Vinum” e Adi Çobës, “Majestic Konstruksion” e Juxhin Drazhit, “Portside” e Elvis Doçit, “Dubai Im” e Nexhmedin Danajt, “Vlora Cable” po ashtu e Nexhmedin Danajt, si dhe një kompani tregtare për shitblerje makinash në pronësi të Olgert Shqevit.

Sa i përket metodës së hetimit dhe mënyrës se si funksiononte organiza kriminale, SPAK sqaron:

“Hetimet u bazuan në metoda të avancuara hetimore si përgjime telefonike dhe ambientale, regjistrime video,vëzhgime dhe kontrolle,analiza të komunikimeve të koduara në platformën SKYECC, dëshmi të tre bashkëpunëtorëve të drejtësisë. Autoritetet evidentuan se pagesat për lëndët narkotike kryheshin nga Italia drejt Shqipërisë përmes shoferëve të linjave ndërkombëtare të autobusëve, ndërsa vlera totale e transaksioneve të drogave të dokumentuara arrin në 4.5 milionë euro. Gjithashtu, është dokumentuar edhe transferimi i mbi 500 mijë dollarëve nga Shqipëria drejt Amerikës Latine, si parapagim për një sasi prej 500 kg kokaine që nisej nga Guayaquil, Ekuador.”

Dosja “Ura” është e mbështetur në bisedat e aplikacionit të enkriptuar “Sky Ecc”, dëshmitë e tre të penduarve të drejtësisë, mbi përgjime telefonike, ambientale, si dhe pamje video.

Dosja “flinte” qysh në 2019/ SPAK goditi klanin “Troplini” 10 ditë pas zgjedhjeve

Etiketa: Armand Tragajdrogeelvis dociGJKKOItaliPojaspakVisi Pojes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja ‘Ura’/ Policët shqiptarë morën 2 mijë lekë ryshfet për të mos ndaluar trafikantin e heroinës

20:27 : 24/05/2025
AKTUALITET

Evis Berberi i suksesshëm edhe në biznes/ Me kompaninë e tij mori në administrim kompleksin “Valamar”

19:09 : 24/05/2025
AKTUALITET

Itali/ Çifti shqiptar kapet me 23 kg kokainë, çfarë e tradhtoi 38-vjeçarin

17:44 : 24/05/2025
AKTUALITET

“Ma nis naj foto, po ke dhe çmimin”/ Sokol Tatani dhe Orges Molla negocionin për “bar spanjoll” në Itali

15:06 : 24/05/2025
AKTUALITET

Mikel Selimaj në Gjykatë: Nuk kisha si qëllim ta vrisja Altinin, por kishim pirë drogë të dy

14:28 : 24/05/2025
AKTUALITET

Hetim i ri në Bashkinë e Tiranës/ Kontrolle në zyrat e dy drejtorëve, sekuestrohen 5 celularë e dokumente

13:43 : 24/05/2025
Para
Screenshot

Rama pret urimet/ Ambasada e SHBA i sjell mesazhin e prokurores Pam Bondi

TË GJITHA

PSG fiton Kupën e Francës dhe synon tripletën në Champions League ndaj Interit

23:03 : 24/05/2025

Horoskopi, e Diel, 25 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 24/05/2025

“Go Home”/ Milani mbyll sezonin, protesta dhe pakënaqësi të shumta nga tifozët

22:48 : 24/05/2025

Ndarja nga jeta e Artan Lames, ja kur do të mbahen homazhet dhe ceremonia mortore

22:47 : 24/05/2025

Helmimi në Gramsh/ Ushqimi në kopshtin përgatitej nga kompania që shkelte rregullat higjeno-sanitare

22:36 : 24/05/2025

PSG e zgjidh shpejt finalen e Kupës së Francës, 3 gola në pjesën e parë ndaj Reims

22:16 : 24/05/2025

Ulqinakët presin që Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

22:12 : 24/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com