• Kontakt
Thursday, September 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Simbolik apo thelbësor? Rreziku i përfaqësimit të grave në Kuvendin e ri

18:03 : 22/05/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Në parlamentin e ri pritet të hyjnë 50 deputete gra ose më shumë se 1/3 e Kuvendit – një shifër e mirë statistikore për të cilën aktivistet e të drejtave të grave apelojnë që të mos mbetet në nivelin e përfaqësimit simbolik.

Në legjislaturën e re parlamentare që nis në shtator, pritet që të ulen 50 deputete gra që fituan mandatin në zgjedhjet e 11 majit, pas garës së realizuar prej tyre në listat e mbyllura dhe të hapura.

Numrin më të lartë të përfaqësimit e ka Partia Socialiste me 35 gra të zgjedhura nga 83 deputetë në total, e ndjekur nga Partia Demokratike dhe koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” me 13 gra dhe Partia Socialdemokrate me 2 deputete gra nga 3 mandate gjithsej. Në listën e fituesve rezulton dhe një kandidate tjetër grua nga koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet”, por sipas një premtimi parazgjedhor, ajo edhe mund të tërhiqet për t’ia lënë vendin Adriatik Lapajt nga lista e hapur. I pyetur nga BIRN nëse ai do të merrte mandatin, Lapaj nuk dha një përgjigje përfundimtare.

Nga pikëpamja numerike, gratë dhe vajzat do të përbëjnë 35 për qind të parlamentit të ri, ose 5 për qind më shumë se sa kuotat e diktuara nga Kodi Zgjedhor për të lehtësuar rrugën e përfaqësimit të grave në politikë. Por për aktivistet e të drejtave të njeriut, përfaqësimi statistikor nuk mjafton, nëse gratë dhe vajzat deputete nuk do të kenë edhe një përfaqësim thelbësor me zërin e tyre në parlament.

“Mbetet një rrezik real që ky të jetë një përfaqësim më shumë simbolik sesa thelbësor,” i tha BIRN Ines Leskaj, drejtuese e Rrjetit të Fuqizimit të Gruas në Shqipëri, AWEN, duke shtuar se “nëse gratë zgjidhen për të plotësuar kuota, por nuk u jepet fuqia reale për të ndikuar në agjendën politike, atëherë progresi mbetet sipërfaqësor”.

Lexo edhe:

Artan Fuga: Hipokrizi e madhe të flasim për pluralizëm në Kuvend

Gjashtë kandidatë të AfD-së ndërrojnë jetë pak para zgjedhjeve lokale në Gjermani

Sipas Leskajt, kjo rrezikon të krijojë një iluzion barazie, ndërsa strukturat reale të pushtetit “mbeten të pandryshuara”.

Edhe Irena Shtraza, drejtuese projektesh në UN Women Shqipëri, mendon se ndonëse rritja e përfaqësimit është domosdoshmëri, kjo nuk duhet parë kurrsesi si një përfaqësim simbolik dhe pa fuqi reale. Shtraza apelon gjithashtu që mandatet e grave në Kuvend të mos shërbejnë vetëm për balancë gjinore.

“Shpresojmë”, thotë ajo, “që të mund të kenë sa më shumë zë e të sjellin një frymë të re në parlament, që shkon në linjë me interesat e qytetarëve e qytetareve dhe tejkalon interesat partiake”.

Përfaqësim real apo zgjatim i partisë?!

Shumica e grave që fituan mandatin e deputetes për katër vitet e ardhshme kanë dalë nga listat e sigurta të partive politike, të caktuara nga kryetarët e partive dhe të kushtëzuara nga dispozitat ligjore që detyrojnë që 1 në 3 kandidatë të jetë grua.

Nga 50 deputete në total, 11 u zgjodhën nga listat e hapura, mes të cilave vetëm Jorida Tabaku nga koalicioni opozitar dhe 10 deputete të tjera nga Partia Socialiste.

Zgjedhja e shumicës së grave nga kryetarët e partive kryesore konsiderohet një element shqetësues nga përfaqësueset e shoqërisë civile, të cilat e vënë theksin te mungesa e demokracisë së brendshme.

“Fakti që shumica e grave janë zgjedhur përmes listave të mbyllura partiake është medalje që ka dy anë,” tha Ines Leskaj, e cila vlerëson faktin që ky sistem ka ndihmuar në shtimin e përfaqësimit të grave. Por nga ana tjetër, sipas saj, “ai mund të kufizojë pavarësinë e tyre politike, për shkak të varësisë nga lidershipi partiak që kontrollon renditjen në lista”.

“Në këto kushte, rreziku që ato të ndjehen më shumë si zgjatime të vullnetit të partisë sesa si përfaqësuese të interesave të komuniteteve është aty,” sugjeron Leskaj.

Irena Shtraza nga UN Women sugjeron se problemi i pavarësisë politike nuk njeh gjini, por lidhet me demokratizimin e vetë partive.

“Hapësira për të vepruar në mënyrë të pavarur dhe për të përfaqësuar interesat e elektoratit, nuk njeh gjini,” tha Shtraza, duke shtuar se si gratë, ashtu edhe burrat duhet të punojnë së bashku për të krijuar një sistem politik të ndërtuar mbi bazën e mundësive të barabarta dhe demokracisë”.

“Pa reforma brenda partive dhe pa hapësirë për zgjedhje në mënyrë të pavarur nga elektorati e veprim të pavarur nga të zgjedhurit e zgjedhurat e tyre, përfaqësimi mund të mbetet simbolik, për gratë dhe për burrat njëkohësisht,” theksoi ajo.

Të njëjtin qëndrim ndan edhe Leskaj nga Rrjeti “AWEN”, e cila nuk i sheh kuotat si mekanizmin fundor për të rritur barazinë reale gjinore në politikë.

“Nëse nuk shoqërohen me demokratizim të brendshëm të partive, transparencë dhe garë të barabartë, ato (listat e mbyllura) mund të forcojnë kontrollin nga lart-poshtë,” tha Leskaj, ndërsa shtoi se barazia gjinore reale në politikë kërkon mbështetje konkrete për ndërtimin e lidershipit të grave dhe fuqizimit të tyre.

Ndërkohë, Shtraza ngre një tjetër shqetësim për zgjedhjet e 11 majit; mungesën e diversitetit dhe një përfaqësim gjithëpërfshirës edhe brenda grupit të grave të zgjedhura.

“Grupe të caktuara të grave mbeten sistematikisht të përjashtuara nga proceset politike, për shkak të mungesës së mundësive, sidomos gratë me aftësi të kufizuara, gratë rome dhe egjiptiane, gratë e reja dhe gratë në zonat rurale,” theksoi ajo duke iu referuar mosplotësimit të angazhimeve ndërkombëtare që ka ndërmarrë shteti shqiptar.

/BIRN

Etiketa: gratekuvendperfaqesimpolitikrealsimbolikzgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Artan Fuga: Hipokrizi e madhe të flasim për pluralizëm në Kuvend

09:22 : 03/09/2025
BOTA

Gjashtë kandidatë të AfD-së ndërrojnë jetë pak para zgjedhjeve lokale në Gjermani

18:44 : 02/09/2025
RAJONI

Analiza e REL: Ka a s’ka Kuvend?

17:05 : 01/09/2025
BOTA

Vr*tet ish-kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Parubiy

14:06 : 30/08/2025
RAJONI

Kuvendi i Kosovës dështon të zgjedhë nënkryetarin serb, vendi futet në krizë të re

12:47 : 30/08/2025
RAJONI

Lista Serbe ankohet në Kushtetuese lidhur me votimin për nënkryetarin serb të Kuvendit të Kosovës

11:34 : 30/08/2025
Para

“Më premto që nuk do më lesh më”, Lim Hoti ndan foton me të birin

TË GJITHA

Vakanca në Kushtetuese/ E paralajmëroi Boldnews, Denar Biba tërhiqet nga gara pa marrë vendim KED

15:13 : 04/09/2025

Aksident në aksin Klos-Burrel/ Përplasen dy makina dhe një motor, plagosen dy persona

14:52 : 04/09/2025

E rëndë në Tiranë, 40-vjeçarja bie nga ballkoni i banesës dhe humb jetën

14:39 : 04/09/2025

Hetuesi i komunizmit Arben Rakipi rikthen shfaqjet e huaja: Të dënohet pirja e alkoolit në publik

14:24 : 04/09/2025

“Ksamilin s’ja lemë më në dorë privatit”/ Rama kujtohet për gjelbërimin, pasi betonizoi bregdetin

14:11 : 04/09/2025

EMRAT/ Drogë dhe kallash, arrestohen dy persona në Dibër

13:48 : 04/09/2025

Ka 12 vite në pushtet/ Rama: IMT-të dhe policitë bashkiake janë bërë vende qokash të tmerrshme

13:35 : 04/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com