• Kontakt
Sunday, October 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dëshmia e Dumanit: Paratë e drogës transportohen me autobusë, shoferët marrin 12% të shumës!

17:05 : 22/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Një ditë më parë, Antimafia italiane në bashkëpunim me SPAK-un goditën një organizatë me bazë në Durrës të trafikimit në sasi të mëdha të kokainës dhe heroinës drejt Italisë dhe vendeve të tjera të Europës.

Në total u lëshuan 52 masa sigurie, ku 40 prej tyre janë për shtetas shqiptarë dhe 12 të tjera për shtetas italianë, teksa në krye të grupit dyshohet se qëndronte Xhevdet Troplini, i njohur si “Poja”, dhe dy bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë Elvis Doçi dhe Adi Çoba.

Për goditjen e kësaj organizate, autoritetet italiane u bazuan në komunikimet e “Sky Ecc”, si dhe në dëshmitë e tre të penduarve të drejtësisë, ku një prej tyre është Nuredin Dumani.

Ky i fundit para hetuesve italianë ka treguar se trafikantët e drogës përdorin linjat e ndryshme të transportit ndërkombëtar për të lëvizur paratë e tyre, kryesisht, për t’i futur në Shqipëri, fitimet e realizuara jashtë vendit.

P.M. DOTT. CARDINALI: Për këto ngarkesa, si arrinin paratë te ata që shisnin drogën? I paguanit më parë?
NUREDIN DUMANI: “Ishte shumë e thjeshtë. Pagesa e parave ishte shumë e thjeshtë dhe mund ta shpjegoj. Kur paratë lëvizin nga Italia në Shqipëri ose nga Shqipëria në Itali, për të mos rrezikuar, duhet të paguash agjencitë e udhëtimit, siç janë autobusët ose minibusët. Transporti mund të bëhet edhe personalisht, domethënë mund ta bëj unë duke blerë një makinë të shtrenjtë dhe atë makinë mund ta çoj me tokë ose me traget. Por kështu është e rrezikshme. ..

Lexo edhe:

10 kg kanabis dhe armë pa leje, arrestohen 2 persona në aksin Nikël–Fushë Krujë

Arrestohen 4 persona pranë kufirit shqiptar, u kapën me 43 kilogramë kanabis

Sipas Dumani, shoferët e autobusëve, që marrin përsipër transportin e parave përfitojnë një përqindje mbi shumën që transportojnë. Më konkretisht, sipas tij, shioferët marrin 12% të shumës për t’i transportuar paratë nga Italia drejt Shqipërisë dhe 4 % për anasjelltas.

NUREDIN DUMANI: “…Me autobusin paguaje 10% ose 12% të shumës. Ndërsa nga Shqipëria për t’i çuar në Itali është rreth 3-4%, është më e lehtë.”
TEN.COL. OCCHIOGROSSO: Shoferët e autobusëve marrin një përqindje për transportin?
NUREDIN DUMANI: “Po. Qoftë edhe nëse paratë kapen, qoftë edhe nëse nuk kapen, ti duhet t’i paguash… sepse kjo është çështje e autobusit.”
TEN.COL. OCCHIOGROSSO: Pra, rreziku mbetet…
NUREDIN DUMANI: ” Ja pse marrin 12%.”
TEN.COL. OCCHIOGROSSO: Ah, në rregull. Dhe mund të tregosh cilat janë këto kompani të autobusëve?
NUREDIN DUMANI: “Të gjitha.”
TEN.COL. OCCHIOGROSSO: Të gjitha?
NUREDIN DUMANI: “Po, po.”

Në dosjen e zbardhur të autoriteteve italiane, Nuredin Dumani thotë se përmes kësaj mënyre grupet kriminale kanë kaluar shumë që shkonin deri në 500 mijë euro, për një rrugë.

Zbërthimi i bisedave që drejtuesë dhe pjestarë të organizatave kriminale kryenin përmes telefonave të enkriptuar, ishin një ndihmesë dhe në hetimet e grupit të goditur së fundmi në bashkëpunim me palën italiane. Sipas të penduarit Dumani, telefonat e koduar gjendeshin lehtësisht në Tiranë.

PROKURORI DOKTOR CARDINALI: Kush i siguronte këta telefona?
NUREDIN DUMANI: “Këtu në Tiranë. Disa dyqane. Unë kam treguar për ato dyqane. Është shumë e lehtë.”

Sipas tij çmimet shkonin deri në 2 mijë euro.

PROKURORI DOKTOR CARDINALI: Sa kushtonte?
NUREDIN DUMANI: “Deri në dy mijë euro.”
PROKURORI DOKTOR CARDINALI: Telefoni?
NUREDIN DUMANI: “Telefoni dhe aplikacioni për gjashtë muaj.”
PROKURORI DOKTOR CARDINALI: Pra telefoni dhe programi dy mijë euro për gjashtë muaj?
NUREDIN DUMANI: “Po, për gjashtë muaj. Pastaj ra çmimi deri në 1300 euro, 1400 euro.”

Etiketa: autobusedrogeelvis dociItaliNuredin DumaniparatëPojashoferet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

10 kg kanabis dhe armë pa leje, arrestohen 2 persona në aksin Nikël–Fushë Krujë

11:28 : 19/10/2025
AKTUALITET

Arrestohen 4 persona pranë kufirit shqiptar, u kapën me 43 kilogramë kanabis

17:22 : 18/10/2025
AKTUALITET

Tre shqiptarë rrahin brutalisht një italian për t’i grabitur orën Rolex

15:49 : 18/10/2025
AKTUALITET

Mister në Itali, trupi i një shqiptari gjendet i karbonizuar në makinë, faktet që ngrenë dyshime për krim

14:40 : 18/10/2025
AKTUALITET

E rëndë në Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit

13:57 : 18/10/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Shpërndanin drogë në formë xhelatine, arrestohen dy të rinj në Tiranë

12:16 : 18/10/2025
Para

REL: A ka shanse të rinisë dialogu Kosovë-Serbi në rrethanat aktuale?

TË GJITHA

Grabitje spektakolare në muzeun e Luvrit, 3 persona marrin bizhuteritë nga koleksioni i Napoleon Bonapartit

12:29 : 19/10/2025

Kërcënimet ndaj Vokshit/ Rezoluta e EPP Women: Dhuna ndaj grave në politikë rrezik për demokracinë

12:11 : 19/10/2025

Zhupa: Policia e shtetit po dështon në garantimin e rendit dhe sigurisë në Sarandë

12:05 : 19/10/2025

Skandali i arrestimit të avokatit/ Prokuroria e Elbasanit manipulon provat, ja audio e plotë

11:54 : 19/10/2025

Zullumi këputet kur trashet

11:34 : 19/10/2025

E rëndë në Lushnje! 38-vjeçari gjendet i vetëvarur në një banesë të pabanuar

11:30 : 19/10/2025

10 kg kanabis dhe armë pa leje, arrestohen 2 persona në aksin Nikël–Fushë Krujë

11:28 : 19/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com