• Kontakt
Monday, May 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kalimi për gjykim i dosjes “Partizani”/ Malltezi: Gjyqtarja e nënshtruar politikisht, s’ka asnjë provë

17:16 : 19/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Jamarbër Malltezi ka reaguar pas vendimit të GJKKO-së, e cila e mori të pandehur atë dhe vjehrrin e tij, Sali Berisha, duke kaluar për gjykim dosjen “Partizani”.

Ai e konsideron si një vendim politik, dhe gjyqtaren që dha vendimin, Flojera Davidhin, si të nënshtruar nga Edi Rama, duke theksuar se ajo nuk mori mundimin as të detyrojë SPAK-un për të bërë korrigjime në aktakuzë dhe jo më që ta kthente për plotësim hetimesh.

Sipas Malltezit, e gjithë akt-akuza nuk ka asnjë provë apo veprim të individualizuar për askënd, nuk ka asnjë dëshmi e asnjë shkelje ligjore, apo fakt penal.

Më tej, ai rendit të gjitha mashtrimet dhe manipulimet e dosjes “Partizani”, duke shtuar se në mungesë të fakteve, prokurorët politik detyruan gjithë sistemin e drejtësisë të kthehet në maskaradë.

Malltezi thotë se sot u dëshmua dhe standardi i dyfishtë i gjyqtares Flojera Davidhi, duke bërë një krahasim me dosjen e Vangjush Dakos, ku atë e ktheu për plotësim hetimesh, pa ia kërkuar fare ish-kryebashkiaku i Durrësit.

Lexo edhe:

Dosja “Partizani” kaloi për gjykim, Gjokutaj: Ja pse nuk kërkojmë gjykim të shkurtuar

GJKKO rrëzon kërkesën e Sali Berishës për pavlefshmëri të vendimeve të dhëna nga Irena Gjoka

Reagimi i plotë:

DEKLARATE SHTYPI – Asgje e re nga drejtesia e nenshtuar politikisht e Edi Rames.

Sipas ligjit është detyrë e prokurorisë të përcaktojë veprimet konkrete individuale dhe provat ndaj secilit që mund te kenë lidhje shkakësore të drejtëpërdrejtë me pasojën qe don të individualizoje prokuroria. Sipas ligjit gjyqtarja e procedures paraprake duhet te sigurohet qe ti kete keto, plus te korrigjoje falsifikimet apo gabimet. POR ligji eshte teknikalitet i panevojshem perpara urdhrit te Edi Rames ndaj SPAK nuk e kryen dhe gjyqtarja e nenshtruar mbyll syte.
E gjithe akt-akuza nuk ka asnje prove apo veprim te individualizuar per askend, nuk ka asnje deshmi e asnje shkelje ligjire, e ca me pak ndonje fakt penal. Dhe kjo eshte e papranueshme ne nje shtet ligjor.

Per turpin e vet, gjyqtarja e nenshtruar politikisht as nuk mori mundimin te detyroje korrigjime ne aktakuze e jo me ta kthente ceshtjen per hetime.

Urdheruesit e saj e dine se Irena ka skaduar dhe nuk vendos dot me si gjyqtare, pas daljes se vendimit penal te gjykates greke. Fjorela Davidhi ka urdhrin politik dhe jo ligjin per udhezues ne punen e saj. Ndaj vendosi te kaperdije pavlefshmerine e procesit hetimor te zhvilluar nga Irena Gjoka, e cila nuk permbushte kushtet e gjykates se caktuar me ligj pasi nuk mund te ishte gjyqtare, si nje njeri i denuar me pare penalisht.

Aktakuza permban genjeshtra dhe falsifikimi te dukshme: shkruhet se VKM per bonot e privatizimit u shfuqizua 7 muaj me pas, nderkohe qe pika qe kish te bente me pronaret kurre nuk eshte shfuqizuar.

Akt-akuza genjen me tej sikur destinacionin e tokes e ndryshoi Berisha kur ne dosje kane qe e ka ndryshuar edi rama qofte 17,200 m2 ne 2004, qofte 7000 m2 ne 2006 dhe qofte te gjithe zonen e klasifikoi si zhvillime te reja me parametra te larte urban me vendimin e KRRT nr. 238 me 27.12.2008.

Ndonese keqperdoren militante socialiste duke i marre per “eksperte“ (babai i militantit te PS te emeruar ne BKH A. Zyba) u perdor si topograf ndonese nuk ka fare liçensë si Gjeodet/Topograf, perseri ceshtja e pronesise qe ngriti taulant balla doli mashtrim por drejtesia me rregji mbyll syte e veshet.

Quan perfitim personal te Sali Berishes sponsorizimin privat te dy kengetareve. Por sa paska perfituar Berisha pa asnje lek publik? Edi Rama nxorri 7 miljon euro nga parate publike, 2 dite para zgjedhjeve per Giro dÍtalia dhe bllokoi trafikun e gjithe opozites dhe mender jush SPAK nuk ben as gek e as mek!

Quan perfitim personal te Sali Berishes bamiresite per trajtimin e femijeve autike.

Edhe pagesat qe ia ka kryer e bija nga llogaria e saj personale per shendetin i quan perfitim te Berishes.

Te gjitha keto te deklaruara ne organet perkatese shteterore si ILDKPI, banka dhe tatime sipas ligjeve taksative mbi transparencen.

Prona ju kthye qindra trashegimtareve te 5 familjeve pronare te vertetuara katerciperisht, si ju kthyen pronat e tyre te vjedhura nga rregjimi komunist mbi 510,000 pronareve te tjere pa pasur asnje ligj apo VKM personale sic ben Edi Rama me Olsin, Bolinon, Xhacken, Hajdarin etj.

Pronaret denbabaden zhvilluan pronen private, me fonde private dhe te deklaruara sipas cdo kerkese ligjore. Ne keto 13 vite jane kryer disa kontrolle organet e edi rames, perfshi Ministri Mbrojtje, tri here Tatimet, drejtoria e parandalimit te pastrimit te parave dhe kane gjetur cdo gje te rregullt.

Ne mungese te fakteve, prokuroret politike u bene lolo dhe detyruan gjithe sistemin e drejtesise te kthehet ne maskarade.

Cdo shqiptar e di se gjyqtaret dhe prokuroret ua beri vetingun motra e Ballukut, prokuroret i caktoi kunati i Mimi Kodhelit, inspektimin e gjyqtareve e kryen vellai i ministres tjeter te Edi Rames, dhe te gjithe na kujtohen urdhrat e Edi Rames ndaj SPAK ne Kongresin e PS (09.04.2022) dhe Asamblene e PS (07.05.2022) per te proceduar penalisht Sali Berishen. Brenda 3 javeve nga urdhri, SPAK dergoi nje karikator me 15 kerkesa per te gjithe institucionet duke kerkuar informacion jo per ndonje ceshtje, por per cfare te munde ne 30 vite dhe per 3 brezni, deri tek mbesat e palindura ende te Sali Berishes.

Strasburgu e ka quajtur Leading Case ceshtjen e masave ndaj Berishes (deri tani vec masat e kundraligjshme jane derguar) dhe I ka derguar disa pyetje Shqiperise. Per turpin e vet, zyrat e shtetit Shqiptar i kane derguar pergjigjet me 6 jave vonese pertej afatit 16 javor, vetem qe mos i jepnin mundesi te shprehej Strasburgu para zgjedhjeve te 2025.

Nuk ka shqiptar qe nuk e di se Edi Rama kontrollon gjyqtaret dhe prokuroret, se cakton se kush nga te vetet duhet arrestuar, kur dhe per cfare, dhe cdo shqiptar ka pare sesi prokurore e gjyqtare kthehen ne idiote te dobishem sa here del se Edi Rama ka shkelur ligjin duke grabit toka per veten, olsin, bolinon etj.

Sot u deshmua standarti i dyfishte i gjyqtares te rilindjes: nderkohe qe vendos te mos ktheje per hetim nje ceshtje qe nuk ka fare hetim (pasi te gjitha aktet jane nul ngaqe cdo vendim i Irena Gjokes eshte nul sipas Nenit 128/a te KPP), e njejta gjyqtare tek ceshtja e Vangjush Dakos e ktheu ne faze hetimi pa e kerkuar fare Vangjush Dako.

Po ky sistem drejtesie me rregji qe mbyll syte fort dhe vendos mosfillim procecdimi penal kur eshte vertetuar me vendim gjykate te formes se prere qe Edi Rama shperdoroi detyren dhe shkaktoi 340,000 € dem, kur vertetohet kallzimi i rreme i Taulant Balles, kur vertetohet shperdorimi i detyres nga prokuroret nen urdhra. Nuk ka ende asnje fjale se ku shkuan 430 miljon € per inceneratore qe nuk ekzistojne, as nese ka apo jo pergjegjesi penale Edi Rama dhe kaporegionet e tij qe kaluan brenda dites 9 procedura me 18 firma, qe injoruan shkresen e drejtorit te APP per procedure joligjore, nuk ka asnje pergjegjesi per vjedhjet 140 miljon € me checkup imagjinar, për vjedhje 50 miljon € veç me një lëvizje tek Tuneli i Llogarasë, nuk ka asnjë përgjegjës për 85 miljon € vjedhje për anijet TEC, per landfill inekzistent ne Vlore, etj. po ky sistem arreston pa fakt penal fare, pa asnje shkelje ligjore, thjesht kthim i prones private te vjedhur nga hajdutet dhe zhvillim te prones private nga pronaret e saj dhe jo nga hajdutet strategjike te kryehajdutit Edi Rama.

Etiketa: dosja partizaniFlojera DavidhigjykimJamarbër MallteziSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja “Partizani” kaloi për gjykim, Gjokutaj: Ja pse nuk kërkojmë gjykim të shkurtuar

15:01 : 19/05/2025
AKTUALITET

GJKKO rrëzon kërkesën e Sali Berishës për pavlefshmëri të vendimeve të dhëna nga Irena Gjoka

13:50 : 19/05/2025
AKTUALITET

Berisha: Irena Gjoka, mashtruese ordinere, delikuente dhe e pacipë!

10:36 : 19/05/2025
AKTUALITET

“Partizani”/ GJKKO pritet të vendosë nëse Berisha dhe Malltezi do të kalojnë për gjykim

08:57 : 19/05/2025
AKTUALITET

“Dështoi të bashkojë 4 frontet opozitare”, Xhaferaj rendit arsyet e humbjes së Berishës

22:23 : 17/05/2025
AKTUALITET

A do dorëhiqet Sali Berisha? Topalli: Nuk merren vendime të nxituara në kohë mërzie

18:20 : 16/05/2025
Para

Liga e Konferencës, Vllaznia mëson fatin nëse kalon raundin e parë

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 20 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 19/05/2025

Europiani U17/ Franca e nis me fitore, i jep leksion Gjermanisë

22:51 : 19/05/2025

Si ndikon kafja tek niveli i sheqerit në gjak dhe diabeti

22:51 : 19/05/2025

“Humbëm mandate për 100 vota”, Shabani: Ky sistem pengon rotacionin

22:49 : 19/05/2025

Pse i është vënë mbrapa SPAK-u partisë së Tom Doshit? Karamuço apel Dumanit

22:42 : 19/05/2025

A do t’ia ‘dhurojë’ mandatin Qorit? Muçi: Vendosi të ishte i dyti! Barra bie mbi mua

22:37 : 19/05/2025

Sherri për votat në PS, zbardhet mesazhi i plotë i Ramës: Mos ushqeni qenërinë mediatike!

22:31 : 19/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com