• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E paprecedentë! Militantët dhe deputetët e Berishës sulmojnë gazetaren e “Euronews Albania”

20:13 : 16/05/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetë “besnikë” të Partisë Demokratike duke filluar nga Flamur Noka, Edi Paloka dhe duke përfunduar tek Klevis Balliu kanë filluar të ashpërsojnë gjuhën ndaj gazetarëve të terrenit por edhe mediave të cilët i kërkojnë “llogari” opozitës për humbjen e thellë në zgjedhjet e 11 majit.

Ndërkohë që po zhvillohet protesta e opozitës, disa nga deputetët e Partisë Demokratike kanë refuzuar të flasin për kamerën e Euronews Albania ndërkohë që media ka shkuar për të pasqyruar protestën.

Është e paprecedentë ndërkohë që shkon për të pasqyryar një protestë të tyre, për të ngritur edhe shqetësimet që demkratët kanë, gazetarët sulmohen nga eksponent politik dhe pjesëmarrës në protestë.

I pari ishte deputeti demokrat Edi Paloka i cili i kërkoi gazetares Sara Demushi të mos e intervistojë, e madje i kërkoi asaj largimin e kamerës. Pas tij në mënyrë të ngjashme reagoi edhe Aldo Bumçi i cili u shpreh se nuk u pyet nëse donte të fliste për Euronews Albania, ndaj nuk pranoi të fliste.

Pas reagimeve të tyre, situata u tensionua dhe disa pjesëmarrës në protestë tentuan të mbulonin pamjen e kamerës së Euronews Albania, e madje kanë ofenduar gazetaren e cila u është afruar për të kuptuar e për të bërë mediatike shqetësimet e tyre.

Lexo edhe:

Tensione në Beograd, protestuesit rrethojnë Parlamentin dhe kërkojnë dorëheqjen e Vuçiç

Berisha: Motra e Ballukut u regjistrua vetëm dje në QKB pa objekt veprimtarie, Dumani e thërret “shefe”

Gjithashtu Klevis Balliu ka pasur një qasje jo pozitive ndaj gazetares Sara Demushi, duke i thënë se mund të qëndrojë në protestë por nuk mund të prekë qytetarët, ndërkohë që pjesëmarrësit në protestë kanë qenë ata të cilët kanë kërkuar largimin e medias duke tentuar edhe ti bllokojnë pamjen kamerës.

“Bëni sa pyetje të doni por mos i prekni më me dorë qytetarët”,-tha Klevis Balliu, ndërkohë që kanë qenë demokratët në protestë ata që siç mund ta ndiqni dhe në video, që kanë shtyrë operatorin duke mos e lejuar të filmojë.

Balliu madje ka pretenduar se drejtimi i kamerës nga operatori është dhunë ndaj qytetarëve, ndërkohë që gazetarja dhe operatori janë penguar gjatë gjithë kohës të kryejnë punën e tyre.

  • Pas sulmit, ‘Euronews Albania’ reagon duke u larguar nga protesta

Pas sulmeve të ndodhura gjatë protestës së opozitës gazetarët e Euronews Albania janë tërhequr nga raportimet.

Kjo vjen si reagim pasi deputet por edhe pjesëmarrës në protestën e opozitës, sulmuan dhe ofenduar gazetaren e Euronews, Sara Demushi dhe tentuan të largojnë nga protesta operatorët.

Në lidhje me këto incidente ka reaguar menjëherë Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), duke dënuar sulmet ndaj përfaqësuesve të medias dhe duke u bërë thirrje drejtuesve të PD-së të ndalojnë menjëherë këto veprime.

Theksojmë se Euronews Albania ishte i pranishëm me disa gazetarë për të raportuar rreth shqetësimeve që demokratët patën për zgjedhjet e mbajtura në 11 maj, ata pretenduan se zgjedhjet u vodhën dhe mbajtja e protestës do të ishte për “Votën e lirë” dhe tentimi i disa deputetëve demokratë për të mos lejuar mediat të bëjnë punën e tyre, është i paprecedentë.

Protesta e opozitës erdhi në të njëjtën kohë kur në Tiranë zhvillohet Samiti i 6 i Komitetit Politik Europian dhe gazetarë të Euronews kanë qenë prezentë në të dy aktivitetet.

Euronews Albania që prej krijimit të tij, ka garantuar raportim të paanshëm, duke u përpjekur të marrë të gjithë zërat dhe të gjitha këndvështrimet, njësoj siç është edhe motoja e televizionit “All Views, All Voices, All Welcome”.

Etiketa: Berishademokrateteuronewsgazetaretmediatperplasenprotesta

Lajme të lidhura

RAJONI

Tensione në Beograd, protestuesit rrethojnë Parlamentin dhe kërkojnë dorëheqjen e Vuçiç

19:23 : 03/11/2025
AKTUALITET

Berisha: Motra e Ballukut u regjistrua vetëm dje në QKB pa objekt veprimtarie, Dumani e thërret “shefe”

19:49 : 31/10/2025
RAJONI

Roli i së djathtës në protestat studentore në Serbi

09:21 : 31/10/2025
AKTUALITET

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

20:34 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

20:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

Naftëtarët protestojnë para ambjenteve të ‘Bankers Petrolium’, kreu i sindikatës: Kompania po na zhvat

10:45 : 30/10/2025
Para

AEJ dënon gjuhën e deputetëve të PD ndaj gazetares

TË GJITHA

Projekt-buxheti 2026, sa do jenë fondet për pensionet, shëndetësinë dhe bashkitë

16:59 : 04/11/2025

Kina dënon me vdekje bosin e mafias famëkeqe të Myanmarit dhe 4 anëtarë të tjerë të familjes!

16:51 : 04/11/2025

EMRI/ Shantazhuan të riun për kthimin e borxhit, arrestohet 26-vjeçari, nis hetimi për 4 të tjerë

16:41 : 04/11/2025

Faktet tronditëse të KLSH-së: Shëndetësia e nënfinancuar. S’ka kontroll në zinxhirin e furnizimit të barnave

16:38 : 04/11/2025

Evazioni fiskal i ‘Bankers’/ GJKKO liron nga qelia ish administratorin, Leonidha Çobo

16:26 : 04/11/2025

VIDEO/ Ndotja e lumenjve në Shqipëri, mediat italiane ngrenë alarmin: Po na dëmton të gjithëve

16:19 : 04/11/2025

‘Palloshi i gjatë’/ Në dosjen ‘Balluku’ biseda me sharje dhe fyrje për kryeministrin Rama

16:19 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com