• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

DW: Rama ruajti pushtetin me mjete të dyshimta?

14:22 : 14/05/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Socialistët dhe Edi Rama siguruan shumicën absolute në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Nuk është vetëm opozita që dyshon se zgjedhjet ishin të drejta, edhe OSBE sheh kushte të pabarabarta, sipas medias gjermane.

Edi Rama siguroi shumicën absolute në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri më 11 maj, 83 mandate morën socialistët, shkruan portali gjerman i ARD-së, “tagesschau”. Partia Demokratike u rendit e dyta. Kreu i saj, Sali Berisha flet për blerje votash nga qeveria që dy ditë para zgjedhjeve ofroi një amnisti të gjerë gjobash: 170.000 vetë lirohen nga detyrimi i gjobës.

Për Berishën kjo ishte një dhuratë zgjedhore. “Ju e keni ndjekur vetë, që dy netë para zgjedhjeve u falën gjoba në vlerë monetare 150 milionë euro. Ju mund t’i vlerësoni vetë këto zgjedhje”, shprehet Berisha që u bëri thirrje përkrahësve për protesta.

OSBE flet për kushte të pabarabarta

Kritika vijnë edhe nga vëzhguesit e Organizatës për Bashkëpunim e Siguri në Europë, OSBE. Sipas OSBE kushtet nuk ishin për të gjitha partitë të barabarta. Farah Karimi nga Misioni Vëzhgues i OSBE-së thekson, se partia në pushtet ka përfituar gjerësisht nga burimet shtetërore gjatë fushatës zgjedhore, duke fituar kështu një bonus të palejueshëm që ia mundësonte pushteti.

Lexo edhe:

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

Gjithashtu ka të dhëna se është ushtruar presion ndaj votuesve. Punonjësve të sektorit publik në veçanti iu bë presion për të votuar për partinë në pushtet. Gjithashtu ishte e vështirë për të gjithë votuesit që të merrnin informacione të pavarura nga mediat, thekson Karimi.

“Përqendrimi në sektorin e medias, minimi i diversitetit të burimeve të lajmeve dhe autocensurimi i gazetarëve, si dhe dominimi i dy partive më të mëdha në raportim, kufizoi mundësitë e votuesve për të bërë një zgjedhje të informuar”, sipas Karimi.

“Rrezik për kursin europian të vendit”

Vëzhguesit zgjedhorë e kanë kritikuar edhe më parë Shqipërinë për injorimin e propozimeve të shumta për reformim demokratik të ligjir të saj zgjedhor. Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler i CDU sheh këtu një rrezik për kursin europian të vendit: “Ky vend nuk do t’i bashkohet Bashkimit Europian në gjendjen që është aktualisht. Por shumë mund të ndryshohet për mirë. Prandaj, unë rekomandoj fuqimisht që të gjitha palët t’i marrin seriozisht këto rekomandime”, tha Gahler.

Edi Rama përfitoi edhe nga fakti që opozita është e ndarë. Nuk është e sigurt nëse ai tani do të përdorë shumicën e tij për të vënë në jetë reformat demokratike. Kritikët e akuzojnë atë për kapje gjithnjë e më të madhe të pushtetit në Shqipëri.

/Marrë me shkurtime nga DW

Etiketa: dyshimeEdi RamaosbepushtetiRamazgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025
AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

21:41 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

20:34 : 30/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025
Para

Përplasje në KZAZ 31, policia nxjerr jashtë të gjithë vëzhguesit

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com