• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çfarë kërkuan shqiptarët në Google gjatë fushatës elektorale?

14:27 : 10/05/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Në një fushatë të dominuar nga videot e shkurtra dhe mesazhet emocionale të shpërndara në media sociale, kryeministri Edi Rama i dha një kthesë të papritur dhe tërësisht personale komunikimit politik me 21 prill, gjatë një mitingu në bregdetin e Kavajës.

“Gjithë ky zdap siç më kishte bërë nëna,” tha ai me një buzëqeshje të zgjatur dhe ton ironik, ndërsa rikujtoi një episod nga zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës të vitit 2007.

“I keni në Google në qoftë se jeni kurioz,” vijoi ai. “Shkruani ‘Edi Rama nudo’ dhe del aty,” shtoi kryeministri, duke krijuar hutim dhe shkaktuar të qeshura në radhët e një grupi mbështetësish të rinj në moshë.

Brenda pak orësh, togfjalëshi ‘Edi Rama nudo’ u kthye në meme, tituj portalesh dhe, sipas të dhënave të regjistruara nga ‘Google Trends’, u ngjit në majën e termave më të kërkuar për politikën shqiptare gjatë gjithë fushatës zgjedhore.

Opozita reagoi duke e akuzuar Ramën për shkelje të etikës dhe një strategji perverse për të shmangur vëmendjen nga sfidat me të cilat përballet vendi, duke përdorur batuta.

Lexo edhe:

Sekreti i 11 majit, Ai kontrollon gjithçka… veç nesh

Krimet zgjedhore, shumë denoncime, pak ndëshkime!

“Rama tregoi që është në gjendje të përdorë edhe fëmijët në mënyrën më vulgare dhe banale të mundshme,” komentoi Igli Cara, kandidat për Partinë Demokratike në qarkun Durrës.

Megjithatë, deklarata provokuese e Edi Ramës nuk është e para e këtij lloji. Prej vitesh, politika shqiptare nuk shpërfaqet më si një garë idesh, por si një ndeshje për klikime, ku edhe lakuriqësia përdoret për të tërhequr vëmendjen kolektive.

Në një kontekst politik ku fushatat zgjedhore zhvillohen paralelisht në rrugë dhe në hapësirën digjitale, Google shërben si një ‘polaroid’ e asaj që ngacmon kuriozitetin e votuesve dhe dominon axhendën publike të momentit.


Kërkimet për liderët politikë

Google Trends është një mjet analitik i ofruar nga Google që tregon se sa shpesh është kërkuar një term i caktuar në motorin e kërkimit të Google gjatë një periudhe të caktuar kohore dhe në një zonë të caktuar gjeografike. Ai nuk tregon numrin absolut të kërkimeve, por paraqet të dhënat në një shkallë relative nga 0 në 100, ku 100 përfaqëson kulmin e interesit për atë term.

Google Trends ndihmon për të identifikuar tendencat në kohë reale, për të krahasuar popullaritetin e temave të ndryshme dhe për të kuptuar se ku është përqendruar interesimi i përdoruesve në aspektin gjeografik. Për studiues, gazetarë apo aktorë politikë, ky mjet ofron një pasqyrë të dobishme për të ndjekur ritmet e opinionit publik dhe zhvillimeve të momentit.

Studiuesit e mediave sociale i përdorin të dhënat e Google Trends për të parashikuar rezultate të ndryshme, nga shitjet e makinave dhe destinacionet turistike, deri te referendumet dhe rezultatet e zgjedhjeve. Megjithatë, duhet theksuar se suksesi i këtyre parashikimeve është relativ.

Të dhënat e Google Trends tregojnë se pohimi i Ramës në Kavajë ka nxitur kërshërinë e publikut, duke e bërë atë politikanin më të kërkuar në motorin e kërkimit Google gjatë fushatës zgjedhore.

Përveç kërkimeve për fotot djaloshare të kryeministrit në një plazh në Francë, kërkimet e lidhura me emrin e tij tregojnë një interesim të internautëve për moshën, gjatësinë, shfaqjet në emisione televizive dhe faqen e tij në platformën Facebook.

Kryeministri shqiptar ndiqet ngushtë në kërkime nga rivali i tij kryesor, Sali Berisha, i cili udhëheq Koalicionin për një Shqipëri Madhështore, një grupim opozitar me në krye Partinë Demokratike.

Kërkimet e lidhura me Sali Berishën përfshijnë kërkesa për moshën e tij, statusin ‘non-grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidentin amerikan Donald Trump, si dhe liderin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj.


Kryeministri mund të ketë një avantazh në kërkime në Google në krahasim me Sali Berishën, por dy partitë e mëdha kanë interes më të përafërt të shfaqur gjatë periudhës së zgjedhjeve. PS ka një mesatare të përllogaritur nga Google Trends si 61 nga 100 dhe PD si 53 nga 100.

Në nivel rajonesh, Partia Socialiste udhëheq në Jug dhe Shqipërinë e Mesme, përfshirë qarqet Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë dhe Dibër. Ndërsa Partia Demokratike është më e forta në Veri dhe Juglindje, përfshirë qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Korçë.

Mes liderëve të partive të reja garuese në zgjedhje, kërkime më të shumta në Google Trends ka regjistruar Agron Shehaj, kreu i Partisë Mundësia, i ndjekur nga Lulzim Basha i Partisë Koalicioni Euro-Atlantik, Adriatik Lapaj, i cili udhëheq koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë dhe Enkelejd Alibeaj nga Djathtas për Zhvillim.

Për Agron Shehaj është regjistruar një interes më i lartë në Tiranë, Fier dhe Vlorë, për Lulzim Bashën në Tiranë, Korçë dhe Shkodër, për Adriatik Lapaj në Tiranë, Korçë dhe Berat, për Arlind Qorin në Tiranë dhe Enkelejd Alibeaj në Lezhë.

Temat kryesore

Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, INSTAT, 86.2% e individëve e përdorin internetin disa herë në javë dhe 99.9% e shqiptarëve zotërojnë telefona celularë inteligjentë, çka u jep mundësinë të aksesojnë informacion online, nëpërmjet medias sociale dhe motorëve të kërkimit.

Në Shqipëri, motori më i përdorur i kërkimit është Google, i cili dominon ndjeshëm tregun. Sipas të dhënave të Statcounter për prillin 2025, Google zotëron 94% të tregut të motorëve të kërkimit në internet për Shqipërinë.

Megjithëse kërkimet për kryeministrin Edi Rama kanë shënuar një rritje 200% sipas të dhënave të Google Trends, ai është larg të qenit mes termave më të kërkuar, që kryesisht përfshijnë aplikacione utilitare, kursin e këmbimit, ndeshje futbolli dhe faqe interneti pornografike.

Për sa i përket temave më të kërkuara gjatë fushatës që lidhen ngushtë me zgjedhjet, pensionet kanë dominuar kërkimet, ndjekur nga arsimi, rrogat dhe shëndetësia.

Tema e pensioneve është diskutuar shumë gjatë fushatës dhe partitë e kanë pasur rritjen e tyre një prej premtimeve kryesore elektorale.

Kërkimet më të larta për temën e pensioneve janë regjistruar në qarkun e Vlorës, për arsimin në Berat dhe për rrogat në qarkun e Tiranës, i cili ka dhe përqendrimin më të madh të administratës shtetërore në vend./ BIRN

Etiketa: 2025Fushata elektoraleGoogleshqiptarezgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sekreti i 11 majit, Ai kontrollon gjithçka… veç nesh

16:23 : 10/05/2025
AKTUALITET

Krimet zgjedhore, shumë denoncime, pak ndëshkime!

14:58 : 10/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Prokurorët e SPAK “zbarkojnë” në 12 Qarqet e vendit

13:34 : 10/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ LaCivita krahason mitingjet e PD dhe PS: Njëri fitues, tjetri humbës

12:31 : 10/05/2025
AKTUALITET

Profilet në Facebook nga Vietnami përmbytin intervistën e Ramës në ‘Opinion’

12:06 : 10/05/2025
AKTUALITET

Nga Çil Pali tek Lul Morina/ Rama lëshon biznemenët me background kriminal rrugëve për të blerë vota

11:54 : 10/05/2025
Para

11 Maji/ Për herë të parë votojnë edhe gratë e dënuara në burgun e Pojskës

TË GJITHA

Foto/ Dy të rinjtë humbën jetën në vendin e punës, pamje nga vendngjarja

16:59 : 10/05/2025

VIDEO/ Policisë dështon me “Giro d’Italia”, qytetari përplaset me çiklistin

16:54 : 10/05/2025

Bitcoin, në nivelet më të larta që nga janari, kalon 100 mijë dollarë

16:39 : 10/05/2025

Mungon shiriti i sigurisë në qendrën e votimit të Vithkuqit, Policia nuk e merr në dorëzim

16:29 : 10/05/2025

Sekreti i 11 majit, Ai kontrollon gjithçka… veç nesh

16:23 : 10/05/2025

Media italiane: Asllani ka marrë vendimin pë t’u larguar nga Interi

16:12 : 10/05/2025

A e ka gjoksin të bërë apo jo? Olta Gixhari shuan kureshtjen e ndjekësve

16:09 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com