• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e Gentjan Bejtjas/ Dërgohen për gjykim dy të akuzuar, një i arratisur në Dubai

13:04 : 09/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Tiranës kaloi për gjykim dosjen e autorëve të dyshuar të vrasjes së Gentjan Bejtjas në mars të 2024 në Larushk të Fushë-Krujës.

Të pandehur për këtë ngjarje janë Ilir Beqaraj alias Maçellaraj alias Brahimi dhe Edison Haxhiu që janë arrestuar si dhe Florian Plaku alias Serjani alias Mamo që ndodhet në kërkim ndërkombëtar ku dyshohet se strehohet në Dubai.

Beqaraj mungoi në seancë dhe paraqiti në gjykatë raport mjekësor ku sqarohej se ishte sëmurë. Por përkundër kësaj gjykata vendosi vijimin e seancës në mungesë të të pandehurit dhe avokatit të tij Sokol Tahiraj pasi ky i fundit braktisi seancën.

Tahiraj pretendoi se klienti ishte i sëmurë, dhe në të njëjtën kohë i mbrojturi prej tij ndodhej në spital e provuar përmes provave shkresore. Ai tha se nuk “mund të vazhdoj seancën përsa kohë që sipas nenit 332 e vijues, kur kam të drejtë të parashtroj kërkesat e mia nuk dëgjohem nga gjykata, dhe në këto kushte të shkeljeve të të drejtave proceduriale dhe kushtetuese, më bëhet e pamundur nga gjykata për të bërë mbrojtjen time ligjore”.

Beqaraj dhe Plaku në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se e kanë kryer vrasjen e Gentjan Bejtjas ndërsa Haxhiu ka siguruar kushtet pretendon Prokuroria. Krimi dyshohet të jetë porositur përkundrejt pagesës, nga subjekte kriminale në konflikt me Bejtjan që jetojnë jashtë vendit.

Lexo edhe:

Borxhi i papaguar ndaj qytetarit, Bashkia Korçë në qendër të skandalit ligjor

Dhunuan barbarisht Klea Prengën, 3 vite burg për Mariela Berishën, Antonela ‘ia hedh’ me shërbim prove

Autorët mbërritën në vendin e ngjarjes me një automjet “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë dhe pas kryerjes të vrasjes, e kanë djegur në fshatin Hasan. Më pas kanë përdorur këtë automjet “Volkswagen Golf” me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, ku i janë drejtuar fshatit Bubq, Krujë. Ky automjet që edhe i ka tradhtuar autorët, rezulton në pronësi të Edison Haxhiut, që është përdorur edhe nga shtetasi Ilir Beqaraj. Me rënien në këto gjurmë, vetëm pak kohë pas atentatit, policia arrestoi dy të rinjtë nga Miloti banues në Tiranë, ku gjatë kontrolleve pretendoi se siguroi edhe prova se ishin përfshirë në krim. Për vrasjen e Gentjan Bejtjas më 15 mars 2024, në oborrin e banesës së tij ka persona të tjerë të dyshuar si të përfshirë, ku janë duke vijuar veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Para se ta vrisnin, Gentjan Bejtjas iu bënë disa sulme me armë, ku në korrik të 2023, dyshohet se në tentativë për ta vrarë, nga të shtënat, humbi jetën kunati i tij Ramazan Sino dhe u plagosën 2 djemtë e mitur të Bejtjas. Në 9 janar të vitit 2022 Gentian Bejtja ish polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31-vjeçar Klodian Stafuka

Etiketa: DubaiFushe KrujeGentjan Bejtjagjykatagjykata e tiraneskrimLarushk

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Borxhi i papaguar ndaj qytetarit, Bashkia Korçë në qendër të skandalit ligjor

21:33 : 20/10/2025
AKTUALITET

Dhunuan barbarisht Klea Prengën, 3 vite burg për Mariela Berishën, Antonela ‘ia hedh’ me shërbim prove

13:12 : 20/10/2025
AKTUALITET

Mister në Itali, trupi i një shqiptari gjendet i karbonizuar në makinë, faktet që ngrenë dyshime për krim

14:40 : 18/10/2025
AKTUALITET

KLGJ zvarrit emërimin e magjistratëve të rinj, ndërsa stoku i çështjeve rritet

14:06 : 16/10/2025
AKTUALITET

Fier/ Akuzohet se ktheu banesën në bazë armësh, lihet në burg 38-vjeçari

11:52 : 15/10/2025
AKTUALITET

“Të garantohet siguria e gjyqësorit”, Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve kërkon masa urgjente nga qeveria shqiptare

10:54 : 15/10/2025
Para

"11 Maji"/ Shtohen masat në burgje, mbi 3 mijë të dënuar me të drejtë vote

TË GJITHA

Shëngjin/ Kapen në flagrancë me drogë dhe armë të ftohtë, arrestohen tre të rinj (Emrat)

16:23 : 21/10/2025

“Fqinjët janë xhelozë për ne”, Rama nga Londra: BE është hipokrite

16:20 : 21/10/2025

Vërejtjet e Merz për migracionin, thirren protesta në Berlin

16:15 : 21/10/2025

Integrimi, Rama: Ne po ecim më mirë se Europa!

15:55 : 21/10/2025

Inceneratori i Fierit, Gjykata e Lartë kthen çështjen në Apel me trupë tjetër gjykuese

15:51 : 21/10/2025

50-vjeçarja italiane humb jetën pas operacionit për heqjen e peshës në Turqi

15:31 : 21/10/2025

“Pazare me jetën e pacientëve”, gazetari zbulon sa i kushton shqiptarëve kimioterapia

15:26 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com