• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Votat nga diaspora po administrohen jashtë protokollit”, PD kërkesë urgjente KQZ për ndërhyrje

13:42 : 09/05/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Franc Nuri, në një konferencë për mediat, theksoi shqetësimet lidhur me procedurat e ndarjes dhe numërimit të votave të ardhura nga jashtë, sidomos ato nga Greqia.

Nuri u shpreh se janë konstatuar parregullsi serioze që lidhen me mënyrën se si janë administruar disa fletë votimi që pretendohet se kanë ardhur nga diaspora, pa ndjekur protokollin ligjor të përcaktuar. Ai theksoi se disa zarfe me fletë votimi kanë mbërritur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve jashtë rrugës zyrtare dhe janë tentuar të përfshihen në kutitë e votimit si të rregullta.

Këto veprime janë në kundërshtim me ligjin dhe cenojnë integritetin e procesit zgjedhor.

Partia Demokratike ka dorëzuar kërkesa urgjente dhe ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për të ndalur çdo tentativë të përfshirjes së paligjshme të votave që nuk kanë ndjekur procedurën e përcaktuar me ligj.

Lexo edhe:

Protesta e opozitës, Gjokutaj: Bojkoti i demokratëve i shërben vetëm qeverisë, jo kauzës

Protesta e 17 nëntorit/ Boçi: Pushteti ka hyrë në xhepat e shqiptarëve, kupa është mbushur

Deklarata:

Një sqarim nga ana procedurale dhe ligjore:

Të gjitha këto shqetësime janë të drejta dhe i kemi ngritur edhe më herët. Pasi kemi rënë në dijeni të disa indicieve që tregonin se fletë votimi ose zarfe me fletë votimi nga diaspora kishin mbërritur në protokollin e KQZ-së, ose edhe në rrugë të tjera jozyrtare, ne kemi bërë një kërkesë zyrtare pranë KQZ-së. Si përgjigje, kemi marrë një njoftim ku konfirmohej se disa fletë votimi të tilla ekzistonin.

Sot është tentuar që këto fletë votimi të dërgohen me kuti dhe të futen brenda zarfave të tjera sipas qarqeve, duke u trajtuar sikur kanë ardhur në rrugë dhe protokoll normal. Kjo nuk është e vërtetë. Këto zarfe janë bllokuar nga përfaqësuesit tanë pranë KZAZ-së së diasporës dhe nuk do të lejohen të llogariten bashkë me votat e tjera të rregullta.

Kjo sepse ligji dhe rregullorja e përcaktojnë qartë:
Fletët e votimit nga diaspora duhet të vijnë nga vetë diaspora, të kalojnë përmes pikës doganore në Rinas, të zhdoganohen, të dorëzohen tek operatori postar, dhe të transportohen të blinduara deri në Parkun Olimpik. Ky është protokolli i përcaktuar me ligj.

Asnjë votë e ardhur jashtë këtij protokolli dorazi, nëpërmjet operatorëve apo postave të ndryshme nuk mund të administrohet.

Ne po dorëzojmë kërkesa urgjente në këtë drejtim, që Komisioneri Celibashi të marrë masa dhe të lëshojë urdhra për ndalimin e këtyre praktikave të paligjshme.

Etiketa: KQZPDVota e diasporës

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protesta e opozitës, Gjokutaj: Bojkoti i demokratëve i shërben vetëm qeverisë, jo kauzës

21:31 : 16/11/2025
AKTUALITET

Protesta e 17 nëntorit/ Boçi: Pushteti ka hyrë në xhepat e shqiptarëve, kupa është mbushur

17:37 : 16/11/2025
AKTUALITET

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Foltore parlamentare”/ Berisha: Të hënën hapim Kuvendin para Kryeministrisë

13:24 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Ishte delinkuente”, Bufi e pandehur nga SPAK, Berisha: Shoferi i saj merrej me drogë

13:17 : 15/11/2025
AKTUALITET

“E keqja më e madhe e vendit”, Berisha i përgjigjet Ramës: E mira për të është droga

12:50 : 15/11/2025
Para

Boçi: Beci po përpiqet t'i vjedhë zgjedhjet në Shkodër, dosja në SPAK pas 11 majit

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 17 nëntor 2025

22:58 : 16/11/2025

“Kosova i plotëson kriteret”, Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjent se në BE

22:47 : 16/11/2025

Plagoset ushtari i FSK-së në Prishtinë

22:37 : 16/11/2025

Nga ChatGPT te “fëmija perfekt”: CEO i OpenAI kërkon të rishkruajë ADN-në e njeriut

22:28 : 16/11/2025

“Shihemi në Botëror”, Tuchel: Shqipëria është e fortë! Pësoi vetëm 5 gola, 4 ja shënuam ne!

22:19 : 16/11/2025

Merz: E ardhmja e botës po formësohet në Evropë

22:10 : 16/11/2025

Incident në ‘Air Albania’, tifozi anglez mbetet i bllokuar në portën e sigurisë (Video)

21:55 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com