• Kontakt
Tuesday, October 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama fali gjobat e 10 viteve të fundit/ PD: U shkel ligji dhe barazia në garë, ç’do thotë SPAK?

18:05 : 09/05/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me vendimin e sotëm të Qeverisë, në një mbledhje të palajmëruar, ku u falën të gjitha gjobat ndaj qytetarëve dhe bizneseve nga viti 2015 deri më 30 nëntor 2024, bazuar në një ligj të kontestuar që u miratua në dhjetor 2024.

Sipas demokratëve, me këtë vendim u shkelën arbitrarisht, në mënyrën më anti-europiane të mundshme, Kodi Zgjedhor dhe rregullat e garës.

Në një komunikatë për mediat, zyra e shtypit të PD thotë se Rama pasi i terrorizoi për 12 vjet me taksa, gjoba dhe përndjekje, tani bën si i mëshirshëm. Por, sipas demokratëve, ai nuk ka asnjë pikë dhembshurie, por vetëm oreks për të prishur garën, për të ndryshuar vullnetin e zgjedhësve, për të bërë hile, duke përdorur makinerinë e shtetit në ndihmë të partisë.

PD thotë se Rama bëri të njëjtën gjë edhe para dy vitesh kur u dha bonus 670 mijë pensionistëve dhe se në atë rast KQZ u justifikua se i lejohej, pasi ishin zgjedhje lokale dhe jo të përgjithshmë.

Demokratë shtrojnë pyetjen se çfarë kanë për të thënë Ilirjan Celibashi, SPAK dhe Prokuroria. Më tej theksohet se me këtë veprim Edi Rama shpërfill hapur rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe rezolutën e PPE, e cila e kushtëzon integrimin e vendit me respektimin e ligjeve dhe rregullave të demokracisë.

Lexo edhe:

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

Berisha lexon mesazhin: Dumani ka bërë ujdi 5 mln euro për dosjen e bashkëpunëtorit të Troplinit

Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë

Në shkelje të Kodit Zgjedhor dhe të barazisë në garë, në ditën e fundit të fushatës, Kryeministri në ikje ka firmosur një amnisti të gjerë, duke shkelur arbitrarisht, në mënyrën më anti-europiane të mundshme, ligjin dhe rregullat e garës.

I njëjti që i terrorizoi për 12 vjet me taksa, gjoba dhe përndjekje, tani bën si i mëshirshëm. Nuk ka asnjë pikë dhembshurie në zemrën e tij, por vetëm oreks për të prishur garën, për të ndryshuar vullnetin e zgjedhësve, për të bërë hile, duke përdorur makinerinë e shtetit në ndihmë të partisë.

Ka bërë të njëjtën gjë para dy vjetësh kur, në mes të fushatës, u dha bonus 670 mijë pensionistëve. KQZ në atë rast bëri një interpretim lukashenkian, duke thënë se, në zgjedhje lokale i lejohej, por jo në të përgjithshme. Tani ligji shkelet në zgjedhje të përgjithshme.

Çfarë ka për të thënë z. Celibashi?!

Po SPAK dhe Prokuroria, që kanë ngritur task-forca për manipulimin e zgjedhjeve, çfarë kanë për të thënë për këtë megashkelje?

Partia Demokratike e ka në programin e saj elektoral amnistinë e gjobave dhe të faturave të papaguara, por për shtresat në nevojë, për të pamundurit, jo për abuzuesit.

Premtimi ynë qëndron, por asnjëherë në shkelje të ligjit, dhe në prishje të barazisë në zgjedhje.

Me këtë veprim Edi Rama shpërfill hapur rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe rezolutën e PPE, e cila e kushtëzon integrimin e vendit me respektimin e ligjeve dhe rregullave të demokracisë.

Edi Rama është një gjobvënës: që nga 20 përqindëshi i lejeve si kryebashkiak, dhe deri te qindra milionat e incineratorëve. Me paraqitjen e rrejshme si gjobëfalës në vitin e 12-të të pushtetit, nuk gënjen askënd.

Etiketa: barazineEdi RamafaligaragjobatligjinPDRamashkeli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

22:20 : 27/10/2025
AKTUALITET

Berisha lexon mesazhin: Dumani ka bërë ujdi 5 mln euro për dosjen e bashkëpunëtorit të Troplinit

20:25 : 27/10/2025
AKTUALITET

“Pse SPAK nuk e heton Ramën?”/ Dumani sqaron në Parlament

17:53 : 27/10/2025
AKTUALITET

“Patronazhistët shpërndanin zarfat me lekë për votat”, Mziu: Kapëm mbi 7 makina me para në Dibër

16:40 : 27/10/2025
AKTUALITET

“Shteti që nuk jep drejtësi është një strukturë mafioze”/ Kaso: Kërkojmë një reformë të vërtetë

15:11 : 27/10/2025
AKTUALITET

Raportimi i Dumanit dhe Çelës në Kuvend, zbulohet pakti Balla- Këlliçi për pyetjet

13:34 : 27/10/2025
Para

Leone XIV kremton Meshën e Parë si Papë, ceremonia solemne në Kapelen Sistine

TË GJITHA

Sekuestrohen mbi 9 kg lëndë narkotike dhe municion luftarak në Berat, arrestohet 27-vjeçari

09:15 : 28/10/2025

Studimi: Mbi 1 milion përdorues të ChatGpt shprehin tendenca vetëvrasëse

09:04 : 28/10/2025

17-vjeçari humbi jetën në aksident/ Familjarët të revoltuar: Nuk na japin trupin e djalit

08:50 : 28/10/2025

Uragani “Melissa”/ Xhamajka përgatitet për stuhinë më të fortë në botë! Çfarë paralajmërojnë meteorologët

08:46 : 28/10/2025

Kur shteti mbetet pa buxhet: Rreziqet që i kanosen Kosovës

08:37 : 28/10/2025

Vlorë – Aksident i rëndë në mesnatë, humb jetën 17-vjeçari/ EMRI

08:27 : 28/10/2025

Tirana e tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë

08:16 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com