• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Giro d’Italia “paralizon” Tiranën, Durrësin dhe Vlorën/ Ja rrugët që do të bllokohen

13:25 : 09/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga sot (datë 9 deri më 11 maj) e gjithë Tirana do të “zhytet” në kaos pasi akset kryesore do të bllokohen për shkak se do të zhvillohet gara e çiklizmit, e quajtur “Giro d’Italia”.

Si mos mjaftonte trafiku i rënduar që përjetojnë çdo ditë qytetarët e kryeqytetit por jo vetëm, tashmë i shtohet edhe bllokimi në mënyrë skandaloze të rrugëve kyçe.

Jo vetëm kryeqyteti, por kaosi i bllokimit të rrugëve do të shtrihet në Durrës dhe Vlorë ku në total do të marrin pjesë 180 çiklistë profesionistë. Për garantimin e organizimit në nivelin më të lartë është hartuar një plan i posaçëm masash për mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve të parashikuara.

Gara starton sot në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, më 9 maj në orën 13:00, për të vijuar nëpër itinerarin dhe përmbyllet në Sheshin “Nënë Tereza”, ku çiklistët pritet të mbërrijnë rreth orës 18:00.

Policia e Shtetit ka dhënë detaje për rrugët që pritet të bllokohen, me qëllim që të mbahet ky event.
  • Si do të ndryshojë qarkullimi i makinave:

Masat kryesore të ndërmarra përfshijnë:

Lexo edhe:

‘Giro d’Italia’/ Aksident i rëndë në Fresk, një ndër favoritët përplaset me trotuarin (Video)

“Giro d’Italia”/ Bie propaganda e Ramës! Cycling News: E rrezikshme, s’dihet ku të del gropa në rrugë

1.        Bllokimi i përkohshën i akseve rrugore që përfshihen në itinerarin e garës për secilën etapë, sipas një raporti teknik të miratuar më parë nga organizatorët e garës, e cila parashikon që këto dy akse (duhen të jenë të lira jo më pak se 2 orë para se të nis gara), si më poshtë:

o          Durrës–Elbasan–Tiranë (Etapa e parë, më datë 09.05.2025). Gara fillon në orën 13:10, në Durrës dhe përfundon në orën 17:30, në Tiranë.

a). Bllokimi i rrugëve urbane në Durrës

Më datë 09.05.2025, ora 14:00, do të ketë kufizim për parkim të automjeteve në segmentet:

•          Rruga “Marsi 91”;

•          Rruga “Taulantia” (segment i nga ish-Vollga deri te hotel “Arvi”);

•          Rruga “Anastas Durrsaku” (nga ish-Vollga deri te gjimnazi “Gjergj Kastrioti”);

•          Rruga e kalasë (segmenti nga kafe “Mulliri i vjetër” deri në rrugën “Sotir Noka”)

Më datë 09.05.2025 do të ketë kufizim për parkim nga ora 05:00 dhe bllokim të qarkullimit në orarin 11:00-14:00, në itinerarin e garës, si më poshtë:

•          Rruga “Marsi 91”;

•          Rruga “Egnatia” (segmenti nga rrethrrotullimi i kishës ortodokse deri te rruga “Taulantia”-hotel “Arvi”);

•          Torra Veneciane – Bulevardi “Epidamn” – Sheshi “Lira” – Rruga “Aleksander Goga” (deri te Mauzleumi i Dëshmorëve);

•          Rruga  e Dëshmorëve – Rruga “Adria” – Ura e Dajlanit –Rruga “Pavarësia” – kanali i Kavalishencës (Ministria e Mbrojtjes);

•          Rruga e re e portit

b). Bllokimi i rrugeve Interurbane:

Do të këtë bllokim të aksit rrugor: “Plepa – Bishti i Zhurit – Peqin-Bradashesh –Gracen”, në orarin 11:30 – 15:30 (në akset kur kalon grupi i garuesve gradualisht hapet rruga në krahun që është përshkruar itinerari dhe jo përballë).

c). Bllokimi i akseve rrugëve urbane në Tiranë.

Ndalimi  i qarkullimit dy orë para kalimit të garuesve në gjithë itinerarin e etapës së parë.

(Përjashtim bëjnë mjetet e emergjencës).

Bllokimi fillon nga ora 13:00 deri në orën 18:00 të datës 09.05.2025, në të gjithë itenerarin e etapës së parë, në:

•          Rrugën “SH3” (fshati Gracen deri në rrethrrotullimin i TEG);

•          Rrethrrotullimi i TEG deri te rrethrrotullimi i Sanatoriumit;

•          Rrugën e “Elbasanit”,

•          Bulevardi “Bajram Curri”;

•          Rrugën “Ali Shefqeti”;

•          Rrugën “Alajdin Frashëri”;

•          Rrugën e Rexhekrit;

•          Rruga Muhamet Deliu deri tek rrethrrotullimi i Freskut;

•          Rrugën “Sotir Çaci”;

•          Rrugen “Xhanfize Keko”;

•          Rrugen “Arkitekt Kasemi”;

•          Bulevardi “Zhan D’Ark”;

•          Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”;

•          Në  brendësi të ish-Gardës së Republikës.

•          Segmenti i rrugës mbrapa Pallatit të Kulturës

•          Rrugën “Dëshmoret e 4 Shkurtit”,

Blloqet e banimit me akses të kufizuar, më datë 09.05.2025:

Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali”, nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 13:00–18.00 (Rruget janë: “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”).

-Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës –Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore.

-Zona e qytetit “Studenti”, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik dhe “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi”, që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje në unazën lindore.

-Zona e Kodrës së Priftit nuk ka akses për të dalë nga perimetri, pas bllokimit të aksit rrugor (gjatë orarit 13:00 –18:00).

-Zona e Tiranës së Re dhe e Bllokut ka dalje në rrugën “Kristo Luarasi”, diga e liqenit dhe dalje në Selitë.

-Zona e rrugës “Myslym Shyri”, Rrugës së Kavajës do të kenë akses dalje për në rrugën e ambasadave, në drejtim te Bulevardit Zogu i Parë dhe rrugën “Mine Peza”.

o          TIRANË-TIRANË  (Etapa e II-të, më datë 10.05.2025), garë kronometrike.

Nga ora 08:00 deri në orën 11:00 do të jetë levizje kufizuar dhe nuk do të lejohen parkime në segmentet rrugore:

“Zogu i Zi” dhe në itinerarin Rruga e Durresit, Rruga “Fortuzi”, Rruga “Dervish Hatixhe”, Rruga e Barrikadave, rruga pas Pallatit të Kulturës (vendi i akomodimit te ekipeve).

Ndalimin e qarkullimit të automjeteve, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit, nga ora 10:00 deri në orën 18:00 të datës 10.05.2025, në gjithë itinerarin e etapës së dytë, në:

•          Sheshin “Skenderbej”;

•          Rrugën “Urani Pano”;

•          Rrugën “Dedë Gjo Luli”;

•          Rrugën “Ibrahim Rugova”;

•          Rrugën “Deshmorët e 4 Shkurtit”;

•          Bulevardin “Gjergj Fishta”;

•          Rrugën “Muhamet Gjollesha”;

•          Bulevardin “Bajram Curri”;

•          Rrugën “Ibrahim Rugova”;

•          Rrugën “Lek Dugagjini”;

•          Rrugën “Dervish Hima”;

•          Rrugën e Elbasanit- Rrethrrotullimi i Saukut;

•          Rrugën “Abdyl Frashëri”;

•          Bulevardin “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”;

•          Rruga pas Pallatit të Kulturës, me qëllim stacionimin e mjeteve në dispozicion të eventit.

Blloqet e banimi me akses të kufizuar në datën 10.05.2025:

– Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00–18:00 (Ruget janë “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”);

– Blloku në rrugën “Ukraina e Lirë” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00-18:00

Orientimi i devijimit të trafikut për datën 10.05.2025:

– Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me Bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës –Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore, si dhe kalim në rrugën e Barrikadave.

– Pjesa e rrugës së Kavajës dhe rruga “Myslym Shyri” lidhet me zonën e Tiranës së Re, vetëm nëpërmjet rrugës “Dritan Hoxha”, për në Unazë të Re dhe anasjelltas.

– Zona e qytetit Studenti, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik, “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi” që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje për në unazën lindore. Gjithashtu, kanë për të dalë në rrethin e Shkozës dhe zonen e Kodrës së Priftit

o          VLORË–VLORË (Etapa e III-të, më datë 11.05.2025).

Më datë 10.05.2025,

•          Ndalim parkimi të mjeteve në sheshin e madh (fillimi i Longomares), duke filluar në ora 15:00 deri në orën 18:00 të datës 11.05.2024.

•          Ndalohet parkimi në fushën para shkollës së Marinës, nga ora 15:00 deri në orën 17:00 të datës 11.05.2025.

•          Ndalohet parkimi i mjeteve nga ora 14:00 deri në orën 23:00 të datës 11.05.2025, në rrugët “Veledin Kollozi” dhe “Anita Bitri” (devijimi bëhet ne bulevardin “Gjergj Kastrioti”), aksi “Rrethi i Skelës – Kryqëzimi i Aleksandrisë (devijimi në rrugët “Kosova” dhe “Perlat Rexhepi”), rruga “Perlat Rexhepi” dhe aksi “Bolv-Oil” – “Kruqëzimi i Unazës”.

•          Ndalohet parkimi i mjeteve nga ora 22:00 e datës 10.05.2025 deri në orën 22.00 të datës 11.05.2025, në rrugën “Hajredin Haxhiraj” dhe kryqëzimi i rrugës “Onufri” me kryqëzimin e bulevardit (Devijimi është në rrugën “Pilo Bregu” dhe “Fiqerete Musta”).

Më datë 11.05.2025.

•          Ndalohet parkimi dhe qëndrimi i mjeteve në aksin “Sheshi i Madh” – Kryqëzimi i rrugës  “Shavban Demiraj”, nga ora 05:00 -15:00 dhe qarkullimi duke filluar nga ora 07:00- 14:15.

•          Ndalohet qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve, nga “Rrapi”-Lungomare-bulevardi kryesor “Ismail Qemali” – Rruga e Re – Pusi Mezinit, nga ora 11:00 deri në orën 13:30 (Alternativat do të jenë nga rruga e çentrales “Zenel Murra” dhe rruga Transballkanike).

•          Nga ora 11:00 deri në orën 14:00, dhe nga ora 15:00 deri në orën 19:30 do të jenë të bllokuara nga Rrapi – Lungomare-bulevardi kryesor “Ismail Qemali” deri te shkolla “Ali Demi”. (Rruget e aksesueshme do të jenë po ato qe përmendëm me lart).

Për të shkuar në portin e Vlorës do të perdoret rruga Transballkanike, e cila do të jetë e aksesueshme gjatë gjithë kohës nga mjetet dhe shtetasit.

Po kështu rruga që të çon te spitali, në raste emergjencash, nga ora 11:00 deri në orën 13:30, do të aksesohet nëpermjet:

–           Rrugës Transballkanike- Shtëpia e oficerëve te kapelja, në drejtim të spitalit rajonal të Vlorës;

–           pjesa tjetër e qytetit, nga pusi i Mezinit – rruga e re –kapelja, në drejtim të spitalit rajonal;

–           Uji i ftohtë -Centrale -Fabrika e çimentos, nëpërmjet Kuzumbabasë – bashkia Vlore dhe spitali rajonal.

Bllokimi i rrugeve interurbane:

Për akse nga Vlora, në drejtim të fshatrave të lumit të Vlorës, mund të perdoret rruga e lumit të Vlorës, deri në oren 11:00 dhe pas orës 14:30 (nga ora 11:00 deri në orën 14:30 ky aks është i bllokuar për qarkullim).

Për akse nga nga Qeparoi, në drejtim të fshatrave të lumit të Vlorës dhe qytetit të Vlorës, mund të perdoret ky aks rrugor deri në orën 10:30 dhe pas orës 15:45 (në intervalin 10:30 deri në 15:45 është e bllokuar për qarkullim).

Për akse në drejtimin Vlorë-Himarë deri në Qeparo, aksi është i lirë deri në orën 12:30 dhe pas orës 17:30 (rruga është e bllokuar dhe e paaksesueshme nga ora 12:30 deri në orën 17:30).

Aksi “Qeparo-Himarë-Vlorë” është i  lirë deri në orën 13:30 dhe pas orës 16:00 (Rruga është e bllokuar dhe e paaksesueshme nga ora 13:30 -16:30).

Këto masa kanë për qëllim të garantojnë sigurinë rrugore, mbarvajtjen e garës dhe minimizimin e ndikimit në lëvizjen e qytetarëve dhe mjeteve.

 

  • Pas “Giro d’Italia”, Tirana sërish paralizohet më 15-16 maj

Trafiku i rënduar dhe kaosi nuk përfundon në kryeqytet.

Javën e ardhshme më 15-16 maj Tiranë do të “paralizohet” sërish ku shumë rrugë nuk do të jenë të aksesueshme për shkak se do të mbahet në Shqipëri Samiti i Komunitetit Politik Europian.

Shumë lider të Europës do të mbërrijnë në Tiranë, ku lëvizja me automjet do të jetë një “mision i pamundur”, ndërsa qytetarët dhe bizneset do të zhyten sërish në kaos.

Etiketa: durrresiGiro d’Italiakaostiranatrafikuvlora

Lajme të lidhura

KRONIKE

‘Giro d’Italia’/ Aksident i rëndë në Fresk, një ndër favoritët përplaset me trotuarin (Video)

17:36 : 09/05/2025
AKTUALITET

“Giro d’Italia”/ Bie propaganda e Ramës! Cycling News: E rrezikshme, s’dihet ku të del gropa në rrugë

12:24 : 09/05/2025
AKTUALITET

‘Giro d’Italia’ mbërrin në Tiranë/ Policia: Në orën 13:00 fillon bllokimi i akseve rrugore

10:29 : 09/05/2025
AKTUALITET

“Giro d’Italia” fut në kaos Durrësin, Elbasanin e Tiranën, ja rrugët që do të bllokohen

08:28 : 09/05/2025
AKTUALITET

Analiza e BIRN: Tirana, qarku përcaktues për maxhorancën e ardhshme

15:48 : 08/05/2025
AKTUALITET

“Giro d’Italia”/ Policia: Më 9 maj bllokohet për 4 orë aksi Karinë – Peqin – Bradashesh – Shijon – Gracen

11:57 : 07/05/2025
Para

Qindra tërmete në ditë, vullkani nënujor Axial Seamount gati të shpërthejë

TË GJITHA

Në kërkim të një mesfushori, Juventus “hedh sytë” nga Portugalia

21:02 : 09/05/2025

VIDEO/ Mimikat e Erion Braçes gjatë fjalimit të Olta Xhaçkës bëhen virale në rrjet

21:02 : 09/05/2025

“LaCivita e shkallmoi”/ Berisha: Më 12 Maj, Rama do t’i bjerë tavolinës me kokë

20:56 : 09/05/2025

Deputeti gjerman: Pasaportën Europiane ua garanton vetëm Sali Berisha!

20:41 : 09/05/2025

Chris LaCivita: Shqipëria nuk mund të lejojë më një mandat tjetër të Edi Ramës

20:37 : 09/05/2025

“Veliaj po më sheh nga qelia”/ Stresi në mitingun e PD: I thashë Noizyt je në partinë e gabuar

20:35 : 09/05/2025

Mbyllja e fushatës, deputeti britanik: Mbështeteni PD-në për një të ardhme të madhe

20:25 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com