• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Ustallesha” rifillon avazin e mashtrimit pas lirimit, i zhvat para “viktimës” së radhës

21:15 : 06/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Në vitin 2022 Gjykata e Korçës lëshoi urdhër-arresti për qytetaren Viola Sterjo, pasi u provua se ajo kishte përvetësuar 250 mijë euro nga 3 persona nga Korça dhe Pogradeci. Por po e njëjta gjykatë, më vonë e liroi Viola Sterjon. Kjo e fundit rinisi mashtrimet.

Një qytetar tregon për emisionin “Stop” se dy vjet më parë do të ndahej nga e shoqja dhe duhet të hapte proces divorci. Viola i tha se do ta ndihmonte se ishte avokate. Për procesin e divorcit, denoncuesit i duhej edhe një akt mjeko-ligjor për gjendjen psikologjike të vajzës, ndaj sipas këshillës së Violës, e çoi vajzën në një klinikë private.

Viola i mori zotërisë 70 mijë lekë të reja për vlerësimin mjekësor, 45 mijë për gjykatën dhe 60 mijë lekë borxh. Viola nuk u mjaftua me kaq. Ajo përdori edhe një skemë duke premtuar t’i mbyllte kredinë e keqe e ta fuste në punë në IKMT, me 50 mijë euro.

Denoncuesi: Më the “më lër një javë kohë…,deri të…”

Viola Sterjo: Po pra, po…

Lexo edhe:

Gjendet i pajetë në banesë 57-vjeçari në Korçë, dyshimet

13-vjeçarja u hodh nga pallati/ Dëshmitari: Ra në një llamarinë! Hyra si shqiponjë dhe e prita

Denoncuesi: Deri të mërkurën, unë thashë të enjten.

Viola Sterjo: Deri të enjten, po, shumë mirë…

Denoncuesi: Tani gjyqi ka mbaruar, çfarë presim nga sekretaria e gjykatës se s’po të marr vesh?

Viola Sterjo: O Mandi! Më kupto edhe një gjë, se unë budallaqe të flas në telefon nuk jam…

Denoncuesi: Më ke thënë për Klaudian, qysh kur ka mbaruar gjyqi, që më the e fitove, që kemi ndenjur  4 orë në gjykatë. Lekët e ekspertit që të kam dhënë në fillim. Po tani, 700 mijë lekëshin, a ia ke dhënë atyre?

Viola Sterjo: Po patjetër që ia kam dhënë se për 700 mijë lekë dhe 400 mijë lekë jam keq unë?! Ajo goca dje më tha, “e ke gati”. Ok! Dërgova unë një nga ato gocat e mia, më tha mua s’e ka çuar akoma tek kancelari. Unë e kam atë (vendimi e divorcit) të  pafirmosur, por ajo s’ka asnjë vlerë…

Denoncuesi: Si e pafirmosur?

Viola Sterjo: Unë e kam marrë çfarë ka vendosur gjykata. Unë e kam marrë nga sistemi…

Denoncuesi: Me këtë sistemin, ma fik punën mua ti…,shkoj tek gjykata atje që çoj letrat përditë, po nuk ke gjë më thotë mua…

Viola Sterjo: Atëherë e di çfarë shohin ato? Ato shohfin njoftimet e përgjithshme, p.sh, filani në gjyq, në  filan orë, ka gjyq, njoftimet që i hedhin vetë, jo vendimet që hedh gjyqtari, sepse gjyqtari i hedh, vetëm ia çon kancelarit…

Emisioni “Stop” interesohet në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, ku në emër të zotërisë nuk ishte hapur asnjë proces divorci. Po kështu në klinikën private, nuk ishte bërë asnjë raport mjekësor për vajzën e denoncuesit. Të gjitha paratë i ka marrë Viola Sterjo, duke u rikthyer në atë që di të bëjë më mirë, të mashtrojë njerëz në nevojë.

Viola Sterjo: Atë 700 mijë lekëshin, unë ta kam marrë për ekspertët…

Denoncuesi: Po pra, por për ekspertët kemi dhënë të dhënat e Klaudias.

Viola Sterjo: Patjetër, sepse ashtu ka qenë e lidhur që në fillim dhe mua për atë më është dashur, sa të fillohet ajo…

Denoncuesi: Po letrat (akt-ekspertimi mjeko-ligjor) atje, kush i ka tërhequr?

Viola Sterjo: Letrat i kam tërhequr unë mo dhe nuk ka bërë një ai, e ka bërë 5 herë. Të parën, që e ke bërë me Klaudian, ka bërë edhe 4 të tjera që i ka bërë më vonë. I kam marrë unë kopjet dhe të kam thënë që ti të gjitha aktet i ke të bashkëngjitur me vendimin, këto kopjet që do të jenë të tuat…  Dëgjo Violën, se ta kam thënë 100 herë, nëse gjëja nuk del ashtu siç them unë, sepse nuk kam ndonjë arsye as për 700, as për 400, as për 5000, 6 000 mijë euro, as për 15 000 mijë euro, as për 30 milionë, nuk i mbahet  tjetrit jeta varur, se kam qenë vetë në këto kushte, sepse kur kam pasur hall, më është dashur t’i mbyll gjërat shpejt e shpejt dhe tjetrit, jeta varur nuk i mbahet, sepse bën sikur ia fut dikujt dhe ‘bam’ ta jep ai lart…

/Emisioni “Stop”

Etiketa: KorcemashtrimemashtronpogradecqytetarëtViola Sterjo

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjendet i pajetë në banesë 57-vjeçari në Korçë, dyshimet

10:22 : 06/10/2025
AKTUALITET

13-vjeçarja u hodh nga pallati/ Dëshmitari: Ra në një llamarinë! Hyra si shqiponjë dhe e prita

19:49 : 05/10/2025
AKTUALITET

14-vjeçarja tentoi vetëv*asjen në Korçë, procedohet nëna e saj/ DETAJE

11:43 : 05/10/2025
AKTUALITET

Makina e vjedhur në Gjermani zbulohet në Korçë, nën procedim një 26-vjeçar

11:18 : 05/10/2025
AKTUALITET

Rrëzohet pa ndjenja në vijat e bardha, ndërron jetë 60-vjeçari në Korçë

10:32 : 05/10/2025
AKTUALITET

Korçë – I riu gjendet në rrugë i dhunuar rëndë: Nuk mbaj mend kush ma bëri

20:08 : 04/10/2025
Para

Sekretari i Thesarit i SHBA-së: Kina nuk ka hyrë në negociata tregtare me SHBA-në

TË GJITHA

Avokatja tregon momentet e tmerrit pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja: Na kapi paniku…

12:32 : 07/10/2025

Kërcënoi çdo gjyqtar që do i dënojë nipin, shoqërohet në polici Gjovalin Shkambi

12:31 : 07/10/2025

Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu, Ina Xhaxho reagon pas vendimit të gjykatës

12:26 : 07/10/2025

Avokatja e pranishme në vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Kishim frikë, qëndruam të fshehur

12:13 : 07/10/2025

Djali plagos me thikë të atin në Fier

12:12 : 07/10/2025

“Do të vrasim ty dhe familjen”/ Atentati me tritol në Sarandë, Isuf Jaçaj i kërkoi të birit të vetëdorëzohej në polici

12:07 : 07/10/2025

Ekonomia e Ballkanit Perëndimor ngadalësohet në 2026, mungesa e fuqisë punëtore mbetet sfidë

12:00 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com