• Kontakt
Friday, August 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Hysni Mulaj

10:10 : 06/05/2025
në AKTUALITET, VETTING

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën më 5 maj vendimin për lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Hysni Mulaj.

Prokurori Hysni Mulaj u kaloi vetingun në shkallën e parë më 8 qershor 2022. Në fillim KPK e gjeti Mulajn në pamundësi financiare për të mbuluar shpenzimet, kursimet dhe blerjen e një apartamenti. Ky konstatim paraprak erdhi pasi babai i tij u gjet në pamundësi për dhënien e një huaje prej 4 milionë lekësh dhe një dhuratë në shumën 500 mijë lekë, të deklaruara si burime për apartamentin.

Mulaj i kundërshtoi gjetjet e KPK duke këmbëngulur të uleshin shpenzimet, të konsideroheshin të ardhurat nga bujqësia, ato nga një aktivitet bar-kafe e prindërve, të ardhurat e vëllezërve nga emigracioni, si dhe kontributi i tij në familjen e origjinës, duke argumentuar se kanë jetuar të gjithë së bashku dhe të ardhurat menaxhoheshin nga i ati.

Në përfundim të hetimit administrativ, KPK konkludoi se Mulaj rezultoi me një bilanc negativ prej 1.5 milion lekësh, i shpërndarë në 4 vjet, që u konsiderua i pamjaftueshëm për të sjellë penalizim.

Lexo edhe:

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho

“Pandora”/ SPAK zbërthen skemën e mashtrimit me Call Center, prokurori: 8 masa arresti

Vendimmarrja e KPK nuk u gjet e drejtë nga ish-komisonerja Nino, e cila pretendoi se Komisioni kishte vlerësuar gabim gjendjen e pasurive dhe mundësive financiare të subjektit. Sipas saj, prindërit e Mulajt nuk kanë pasur të ardhura të mjaftueshme për të justifikuar huanë dhe dhurimin.

Në fund të shqyrtimit të çështjes në Kolegj, pas administrimit të provave të reja të dorëzuara nga Mulaj gjatë parashtrimeve, si dhe të shpjegimeve të tij, prokurori Klodian Braho që përfaqësoi drejtuesin e SPAK në këtë çështjeje, ndryshoi qëndrim duke kërkuar lënien në fuqi të konfirmimit të subjektit të rivlerësimit. Braho u shpreh se pretendimet e ngritura në shkaqet e ankimit ishin ezauruar gjatë shqyrtimit të çështjes në Kolegj. Ai paraqiti rezultate të reja të analizës financiare, të konkluduara bazuar dhe në provat e reja të dorëzuara prej subjektit për të ardhurat nga emigracioni dhe të ardhurat e tjera, duke konstatuar se bilanci negativ që mbetej nga analiza e përgjithshme, ishte i pamjaftueshëm për të cënuar vendimin e Komisionit.

Në përfundim, Braho kërkoi lënien në fuqi të konfirmimit të prokurorit Hysni Mulaj, gjë që u kërkua dhe prej këtij të fundit.

Gjatë shpalljes së vendimit, Kolegji vlerësoi ndryshe nga drejtuesi i SPAK për konsiderimin e kontributit të vëllezërve në ekonominë e përbashkët familjare. KPA konstatoi se subjekti nuk e kishte deklaruar fillimisht se vëllezërit kishin kontribuar me të ardhurat e tyre. Ndërkohë, një prej vëllezërve ishte ndarë nga trungu familjar dhe në vitin 1997 ishte bërë me fëmijë, duke e bërë të pabesueshëm pretendimin se ai kishte kontribuar me pagën e tij modeste.

Sipas Kolegjit, të paprovuara kanë mbetur edhe pretendimet për të ardhurat nga bujqësia dhe nga një aktivitet privat i prindërve. Ndërkohë, u tha se është gjetur bindës deklarimi i subjektit se ai vetë kishte kontribuar me pagën e tij në familjen e origjinës.

Pavarësisht qëndrimeve të ndryshme nga drejtuesi i SPAK, pamundësia financiare për blerjen e shtëpisë është konstatuar në masën rreth 360 mijë lekë, që u çmua e pamjaftueshme për penalizim. Edhe balancat negative në disa vite në total kanë rezultuar në shumën rreth 830 mijë lekë.

Pamundësia financiare totale në shumën rreth 1.1 milionë lekë u çmua nga Kolegji jodomethënëse dhe në aplikim të parimit të proporocionalitetit dhe objektivitetit u la në fuqi konfirmimi në detyrë i prokurorit Hysni Mulaj./BIRN

Etiketa: Hysni Mulajkpakpkprokuroriveting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho

14:21 : 01/08/2025
AKTUALITET

“Pandora”/ SPAK zbërthen skemën e mashtrimit me Call Center, prokurori: 8 masa arresti

15:22 : 31/07/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra prokurorin Genci Mane

22:50 : 29/07/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë dhe udhëtime me kriminelë/ Shkarkohet nga detyra motra e Ermonela Felajt

17:04 : 29/07/2025
AKTUALITET

Drafti i Kodit Penal, Kryeprokurori Cela kundër: Rrezikon të minojë funksionimin e drejtësisë

14:31 : 29/07/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO-së lë fuqi pezullimin nga detyra të kreut të KPP, Jonaid Myzyri

13:19 : 28/07/2025
Para

Aksidenti me vdekje në “Elbasan-Librazhd”/ Policia: 4 të plagosur

TË GJITHA

Clinton: Do e nominoj Trump për Çmimin Nobel, nëse e ndal luftën në Ukrainë

19:17 : 15/08/2025

Trump bisedon me Lukashenkon para samitit me Putinin

19:16 : 15/08/2025

Egnatia refuzon ofertën e Sivassporit për Regi Lushkjan: Çmim qesharak, nuk largohet!

18:58 : 15/08/2025

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, sociologia: Dështim i të gjitha hallkave

18:52 : 15/08/2025

Pengesat financiare janë të mëdha, ja si mund të transferohet Asllani te Torino

18:46 : 15/08/2025

Jadon Sancho transferohet në Serie A

18:32 : 15/08/2025

Tërmet në Tiranë, ja sa ishte magnituda

18:32 : 15/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com