• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si po përdoret arsimi në fushatë: Presion dhe shfrytëzim politik

16:45 : 05/05/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Përfshirja e sistemit arsimor në fushatat zgjedhore mbetet plagë kronike e demokracisë shqiptare. Megjithëse janë zhvilluar 10 zgjedhje parlamentare dhe 9 vendore që nga rënia e komunizmit, përdorimi klientelist i administratës publike dhe burimeve shtetërore vazhdon të cenojë integritetin e garës zgjedhore.

Në zgjedhjet e fundit – 2021, 2022 dhe 2023 – organizata si Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) dhe Qëndresa Qytetare (QQ) kanë dokumentuar raste të shumta të shfrytëzimit të aseteve publike në funksion të partisë në pushtet: Partisë Socialiste. Raportimet përfshijnë përdorimin e zyrave publike, komunikimeve elektronike dhe angazhimin e punonjësve të arsimit në aktivitete politike.

Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e KShH, thekson se vëzhguesit e Komitetit kanë konstatuar vazhdimisht raste të shpërdorimit të aseteve publike që cenojnë garën e ndershme zgjedhore.

Nga ana tjetër, Rigels Xhemollari, drejtor ekzekutiv i QQ-së, shprehet se socialistët e shohin administratën “si një armë elektorale, e angazhuar në mënyrë të organizuar në mbështetje të fushatës.”

Sipas një përgjigje me shkrim nga Prokuroria e Përgjithshme, deri më 23 prill pati 4 kallëzime penale, nga të cilat dy janë regjistruar për “Përdorim të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, parashikuar në Nenin 328/a, të Kodit Penal.

Lexo edhe:

Shpenzimet e shqiptarëve për arsimin privat arritën 200 milionë euro në një dekadë

Mbi 10 mijë të diplomuar më pak tek “Socialet”/ Po zhduket brezi i mësuesve dhe gazetarëve

Teksa shfrytëzimi i asteteve publike për fushatë elektorale mbetet një ndër sfidat më të mëdha për demokracinë në vendin tonë, forma më delikate e shfrytëzimit është sistemi i arsimit. Ashtu si në zgjedhjet e kaluara, zyrat arsimore, shkollat dhe gjimnazet janë angazhua në fushatë elektorale, së paku virtualisht.

Dëshmitë e mësuesve me përvojë si Neki Hysa, Silva Sufali dhe Rifani Zhuzhi zbulojnë një realitet shqetësues të presionit politik, shpërndarjes së detyruar të përmbajtjes partiake në rrjete sociale, dhe përfshirjes së nxënësve në evente elektorale.

Për rreth 40 vite Neki Hysa ka punuar si mësues historie në Arsimin e Mesëm të Ulët, siç njihen ndryshe “shkollat 9-vjeçare”. Fakti që nuk ka bërë ende vitin e tij të parë të pensionit në Dibër, i jep luksin të flasë më hapur, ndryshe nga një pjesë e kolegëve të tij.

“Në përgjithësi, në Zyrën Vendore Arsimore Dibër janë të identifikuar saktësisht si dje edhe sot punonjësit arsimor ‘pro’ apo ‘kundër’ pushtetit” thotë ai.

Pikërisht ky identifikim si kundra pushtetit, Hysës i erdhi me kosto disa vite para daljes në pension. Në vitin 2017, edhe pse i pari në portalin e mësuesit, ai u përball me largim nga vendi i punës, në të cilin u rikthye pas një përballje mediatike me eprorët në sistemin e arsimit.

Mësuesit dhe nxënësit nën presion për të mbështetur pushtetin

Silva Sufali prej 15 vitesh është pjesë e sistemit të arsimit. Ajo jep Matematikë, Fizikë dhe Informatikë në ciklin 9-vjeçar. Gjithashtu, mban, që prej këtij viti, edhe rolin e Mësuesit Koordinator të Cilësisë për disa shkolla në Qarkun e Elbasanit.

“Jam ndjerë në presion, por që kjo nuk ndikon te njerëzit e lirë, vetëm mbi ata të varur. Kam patur një transferim të detyruar, 6 muajsh shtatzënë, në një zonë rreth 3 orë larg vendbanimit, vetëm për shkaqe politike,” tregon ajo për Citizens.

Sufali e lidh me të njëjtën arsye politike edhe papunësinë e bashkëshortit, i cili u hoq nga puna 5 vite më parë. Të gjithën këtë ajo quan “rrënim familjar, vetëm për shkak të bindjeve politike”.

Sikur e gjitha kjo të mos mjaftonte, ajo deklaron se ka “pësuar ndryshim te vendimit nga Definitiv në Provizor”.

Rifani Zhuzhi, është në vitin e 30-të të punës dhe aktualisht vazhdon si mësues gjimnazi i lëndën së Fizikës. Teksa flet për peripecitë në sistemin e arsimit për shkak të bindjeve kundër qeverisë, ai rrëfen një proces gjyqësor me të cilin u përball për shkak të bindjeve të tij të djathta, por që në fund, Apeli i dha të drejtë.

Zhuzhi bie dakord për praninë e presioneve politike mbi mësuesit, por sipas tij kjo ndodh zakonisht mbi mësuesit e marrë në punë jashtë kritereve.

“Presionet nuk i bëjnë hapur ato bëhen në zyra.” thotë ai teksa shton se nga përfshirja në fushatë politike nuk janë kursyer as nxënësit.

“Kam dijeni se në takimin e organizuar nga PS-ja në Tiranë në Pallatin e Kongreseve dhe në takimin e organizuar në Pallatin e Sportit në Peshkopi ka patur nxënës të gjimnazit dhe të shkollës së mesme profesionale.” vijon Zhuzhi.

Për mësues Hysën presioni i pushtetit vërehet qartazi. Ai thotë se mjafton të hapësh rrjetet sociale të institucioneve arsimore, drejtoritë e tyre, apo komunikimet në grupet e Whatsapp.

“Kjo metodë e stil sjelljeje ndiqet edhe me aktorë të tjerë të sistemit Arsimorë, përmes heqjes dhe vënies së transportit të nxënësve, asistencës apo relevanteve të tjera, ku mësuesit-patronazhistë i implementojnë përmes përfitimeve gjithfarë llojesh” thotë ai.

“Presionet lidhur me mua kanë qenë të drejtpërdrejta, sepse jam person i angazhuar në fushatë. Lidhur me kolegët kam informacion që janë marrë veçmas në drejtoritë e shkollave dhe u është kërkuar vota”, tregon për Citizens mësuese Sufali.

Lidhur me këtë çështje, në përgjigje të kërkesës për informacion, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) shprehet se “për periudhën 11 janar deri më tani nuk është evidentuar asnjë rast ku të jenë përfshirë në fushatën zgjedhore shkolla apo nxënës”.

Por, drejtuesja ekzekutive e KShH-së, Erida Skëndaj e sheh me shqetësim përdorimin si dekor të të miturve apo nxënësve të shkollave në fotot gjatë fushatës zgjedhore që po bëjnë kandidatë të ndryshëm të subjekteve zgjedhore.

“KShH nuk disponon të dhëna nëse këto foto janë kryer gjatë orarit mësimor të të miturve, një pjesë e të cilëve duken vizualisht në moshën e arsimit para-universitar, por ka edhe të mitur të vegjël nën këtë moshë,” shprehet ajo.

Në vlerësimin e Skëndajt, edhe pse kjo nuk dëshmon shkelje të Kodit Zgjedhor, cenon standardet e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e fëmijës.

Shkolla që angazhohen në Facebook braktisin Ministrinë, por jo ministren

Në kuadër të këtij artikulli monitoruam në 10 ditët e para të fushatë zgjedhore në mënyrë manuale profilin në Facebook të ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu, faqen zyrtare të ministrisë së Arsimit, si dhe faqet e 12 gjimnazeve në 12 qarqe të vendit.

Monitorimi konstatoi ndërveprime të faqeve të shkollave (fillore dhe të mesme) me profilin personal të ministres Manastirliu.

Duke analizuar vetëm një postim në ditë, u pa qartë se pavarësisht llojit të përmbajtjes që ajo shpërndante, faqet e shkollave ishin të gatshme të bënin “like”, të komentonin apo dhe të shpërndanin përmbajtje.

Ajo çka bie në sy, është fakti që këto shkolla janë shumë të angazhuara gjatë ditëve të javës, krahasuar me fundjavën.

E kundërta ndodh me faqen zyrtare të ministrisë, e cila ka nën varësi këto shkolla. Në faqen e ministrisë gjenden kryesisht ripostime të profilit të Manastirliut, ndërsa shkollat kanë pak ose aspak ndërveprim me këtë faqe.

Sipas Skëndajt, shpërndarjet e postimeve elektorale nga zyrat vendore të arsimit dhe shkollat vijojnë edhe në këto zgjedhje dhe janë gjithashtu “në shkelje të legjislacionit zgjedhor dhe mund të ndikojnë në mënyrë të pandershme në audiencën e tyre (prindërit apo nxënësit që kanë mbushur moshën 18 vjeç)”.

Xhemollari nga QQ, shprehet se kjo praktikë funksionon me urdhër të brendshëm. Ai tregon se pasi kanë denoncuar 59 shkolla të përfshira virtualisht në fushatë disa janë falenderuar.

“Një drejtor shkollë na tha privatisht: Faleminderit që na denoncuat, që të mos na shqetësojnë më këta të partisë për shpërndarje dhe te kemi tashmë si justifikim”, tha Xhemollari.

Ky fakt sipas tij, tregon se ka shkolla që angazhojnë një person për t’u kujdesur për shpërndarjet në rrjetet sociale të përmbajtjes së ministres, por nuk kanë roje apo psikologë për t’u kujdesur për nxënësit. Kjo është më e rënde se vetë keqpërdorimi i burimit në vetvete.

Të gjendur në këtë situatë duket qartë që vakumet ligjore janë të mëdha, të cilat në rastin më të mirë nuk ndjekin dot zhvillimet teknologjike.

Nisur nga disa kallëzime për shpërdorim të aseteve publike në KQZ, më 3 prill Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve doli me një vendim, i cili rregullon përdorimin e rrjeteve sociale të institucioneve publike në kohë fushatë.

Në thelb vendimi ndalon përdorimin direkt apo indirekt të faqeve të institucioneve publike të çdo niveli në fushatë zgjedhore. Por siç duket ky vendim shpërfillet nga shumë institucione të arsimit parauniversitar.

Bazuar në monitorimin e kryer, vërehet që disa gjimnaze e përdorin faqen e tyre thuajse vetëm për të shpërndarë postime të ministres Manastirliu, të kryetarëve të Bashkive apo edhe të vetë Kryeministrit Edi Rama.

Mateo Yskollari, Analist i Politikave të Arsimit në QQ, shprehet se shteti dhe pushteti nuk kanë më dallim mes njëri-tjetrit.

“Edhe pse i kemi kallëzuar në KQZ, disa shkolla vazhdojnë ende të postojnë pandërprerë. Këto postime ngjyrosin atë çka i flitet komunitetit gjithë me idenë për ta orientuar se ku duhet të votojë”, tha ai për Citizens.

Në një përgjigje me shkrim ministria e Arsimit deklaron e se ka informuar institucionet e varësisë dhe nëpërmjet tyre të gjithë institucionet arsimore paruniversitare, për detyrimet që burojnë nga aktet e ligjit “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”.

Po ashtu ministria shprehet se “janë monitoruar institucionet në varësi të saj, për zbatimin e Kodit Zgjedhor dhe nuk ka patur raste të shkeljeve të këtij kodi apo akteve nënligjore në zbatim të tij.”

Por nëse vërejmë fotot e marra nga profilet e gjimnazeve dhe profili i Manastirliut, menaxherët e faqeve të shkollave e gjejnë të dobishme të shpërndajnë një ngjarje të një shkolle nga skaji tjetër i kombit, të një niveli të ndryshëm arsimi, të bëjnë like një postim për fillimin e fushatës apo një takimi që bën Manastirliu me strukturat e partisë në një njësi administrative në Tiranë.

/ Alban Tufa / Citizens.al

Etiketa: arsimifushatemesuesministria e arsimitOgerta Manastirliurrjetet socialeshkollat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpenzimet e shqiptarëve për arsimin privat arritën 200 milionë euro në një dekadë

13:06 : 14/05/2025
AKTUALITET

Mbi 10 mijë të diplomuar më pak tek “Socialet”/ Po zhduket brezi i mësuesve dhe gazetarëve

10:28 : 14/05/2025
AKTUALITET

Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve

14:19 : 10/05/2025
AKTUALITET

Fushata e PS dhe imazhi i fëmijëve, aktivitetet nën hijen e shkeljes së ligjit

18:15 : 09/05/2025
AKTUALITET

Lëvizja “Bashkë” mbyll fushatën, Qori: Qytetarët do dinë të bëjnë ndryshimin, janë të zhgënjyer

08:32 : 09/05/2025
AKTUALITET

Faktet me VIDEO/ Si Rama përdori administratën dhe nxënësit në mitingun e Fushë-Krujës

22:46 : 08/05/2025
Para

Dëmi moral i premtimeve flluskë elektorale

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Zbutet Hamas: Gati të tërhiqemi/ Grupi ekstremist, negociata direkte me SHBA

22:00 : 15/05/2025

Akuzohet për shpërndarje pornografie me fëmijë, reagon futbollisti i Real Madrid

21:56 : 15/05/2025

Abilekaj: Çdo grup kriminal ka përfaqësuesin e tij në parlamentin e kësaj qeverie

21:53 : 15/05/2025

Gazetarja: SPAK të hetojë nëse Sara Mile ka sponsorë nga krimi i organizuar

21:50 : 15/05/2025

Misteret e Stambollit, a po përgatitet një takim historik mes Trump, Putin dhe Zelensky në Turqi?

21:45 : 15/05/2025

U sekuestrua telefoni shoqëruesit, Lala: Ja si SPAK goditi njerëzit e Tom Doshit

21:40 : 15/05/2025

Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me Alimehmetin

21:39 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com