• Kontakt
Monday, June 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Barazia gjinore, paratë dhe politika në Ballkan

08:27 : 05/05/2025
në AKTUALITET, RAJONI

Klementina Meçi, kandidate për Këshillin Bashkiak Durrës nën logon e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 2023, tregon se nuk kishte marrë nga partia asnjë fond për fushatën e saj, po ishte mbështetur tërësisht te “financat modeste të familjes”. Madje edhe zyrën elektorale ia kishte dhënë falas një shok i saj për përdorim gjatë kësaj periudhe, si një formë mbështetjeje morale ndaj saj. Ajo nuk është një rast i vetëm.

Pengesa serioze për gratë në politikë

Sipas një studimi të kryer nga Rrjeti i grave “Barazi në Vendimmarrje” me mbështetjen e NDI përmes Foreign and Commonwealth Development Office (FCDO) në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, “Barazia Gjinore, Paratë dhe Politka”, ku gratë u pyetën se si partia politike e ka mbështetur kandidaturën e tyre, përgjigjja e tyre ishte se “partia politike ofron vetëm ndihmë dhe financim për të mbështetur aktivitetet e partive, duke u lënë atyre përgjegjësinë – logjistike dhe financiare – për të zhvilluar takime të drejtpërdrejta dhe aktivitete individuale me qytetarët. Konkretisht, 68.24% e grave kandidate thanë se i kishin vetëfinancuar aktivitetet e tyre të fushatës”.

Klementina Meçi, kandidate për Këshillin Bashkiak Durrës, në një takim me zgjedhëse
Klementina Meçi, kandidate për Këshillin Bashkiak Durrës, në një takim me zgjedhëse Fotografi: Brunilda Kazani/DW

Mungesa e aksesit të barabartë në burime financiare dhe mbështetje vazhdon të jetë një pengesë serioze për gratë në politikë. Kjo jo vetëm që u vështirëson atyre zhvillimin e fushatave elektorale në kushte të barabarta me burrat, por gjithashtu ndikon negativisht në ecurinë dhe përfaqësimin e tyre në lidershipin politik. Për rrjedhojë, pa mbështetjen e duhur financiare, gratë kanë më pak mundësi për të promovuar veten, për të organizuar ekipe efektive dhe për të arritur te votuesit.

Fond i dedikuar për gratë nga fondet e tjera të partisë

Në këto kushte, disa studime sugjerojnë se një mekanizëm që mund të ndihmojë gratë në tejkalimin e kësaj pengese është financimi publik me fokus gjinor. Një skemë e tillë, sugjerojnë ekspertët, mund të shërbejë si një mjet për të detyruar partitë politike të mbështesin më shumë gra, duke i dhënë atyre mundësi të barabarta në fushatat elektorale dhe në vendimmarrje.

Lexo edhe:

REL: Politikanët “abuzojnë” me vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit

Kush e “tradhtoi” në Kavajë? Meta: E pabesueshme! Dërgova më shumë letra, se sa mora vota!

Shqipëri pllakata elektorale për zgjedhjet 2025
Në Shqipëri si dhe në disa vende të tjera të rajonit nuk ka financim të dedikuar për gratë në politikë Fotografi: Brunilda Kazani/DW

Në Shqipëri është paraqitur një propozim i rëndësishëm, “Integrimi i Prespektivës gjinore në partitë politike”, për të adresuar paragjykimin dhe sfidat që hasin gratë gjatë fushatave zgjedhore, duke theksuar nevojën për të rritur pjesëmarrjen e tyre në proceset vendimmarrëse politike. Ky propozim, i ardhur nga Rrjeti për Barazi në Vendimmarrje synon të garantojë një mbështetje të drejtpërdrejtë dhe të qëndrueshme për gratë dhe vajzat brenda partive politike.

Gordana Siljanovska, presidentja e Maqedonisë së Veriut gjatë fushatës elektorale
Në Maqedoninë e Veriut si dhe në disa vende të tjera të rajonit nuk ka financim të dedikuar për gratë në politikë Fotografi: Petr Stojanovski/DW

10% e financimit publik për gratë në partitë politike

Një nga pikat kyçe të propozimit është një pjesë e buxhetit prej 10% nga financimi publik t’u shkojë grave në partitë politike. Sipas propozimit, ky fond duhet të menaxhohet vetëm nga strukturat e grave brenda partive politike dhe i dedikohet rritjes së kapaciteteve të grave dhe vajzave, nismave për mbështetjen e grave në fushatat zgjedhore, etj.

“Të paktën 10% e financimit publik që përfitojnë partitë politike, u kalon në mënyrë të drejtpërdrejtë strukturave të grave brenda partisë politike dhe është i dedikuar për fuqizimin e vajzave dhe grave brenda partisë përkatëse. Raportimi pranë KQZ në lidhje me shpenzimet që i përkasin kësaj shume, bëhet në mënyrë të ndarë nga pjesa tjetër e financave për të cilat raporton partia politike përkatëse”, thuhet në propozim.

Hap i vogël, por domethënës

Shifra 10%, për drejtuesen e Rrjetit “Barazi në Vendimmarrje”, Edlira Çepani është parë si një hap i vogël, por domethënës për të krijuar një frymë të re brenda partive politike, drejt ndihmës dhe mbështetjes për gratë në Shqipëri, duke synuar jo vetëm përfaqësimin e barabartë, por edhe fuqizimin e tyre për të qenë pjesë aktive e proceseve vendimmarrëse politike.

Drejtuesja e Rrjetit "Barazi në Vendimmarrje”, Edlira Çepani
Drejtuesja e Rrjetit “Barazi në Vendimmarrje”, Edlira Çepani Fotografi: Brunilda Kazani/DW

Një pikë tjetër e këtij propozimi është edhe “Motivimi i partive politike përmes ndërlidhjes së shumës së financimit publik apo rimbursimit të shpenzimeve të fushatës zgjedhore me përqindjen e kandidateve gra të paraqitura nga secila parti dhe/ose të atyre që zgjidhen si deputete në Parlament”. E thënë ndryshe, sa më shumë gra dhe vajza kandidate për deputete ose këshilltare bashkiake ka një forcë politike, aq më e madhe do të jetë shuma financiare që do të marrin nga buxheti i shtetit për zgjedhje.

Për të gjitha partitë politike që nuk e zbatojnë këtë pikë, parashikohen sanksione ligjore, penalitete, si edhe sugjerohet dhe krijimi i mekanizmave monitorues për të garantuar respektimin e ligjit.

Përvoja e rajonit

Nga analiza e vendeve të rajonit, vihet re se financimi publik i synuar për gratë në politikë mbetet një sfidë. Vetëm Mali i Zi dhe Bosnje dhe Hercegovina kanë masa ligjore që sigurojnë një shpërndarje të dedikuar të fondeve publike për të mbështetur gratë në politikë.

Bosnje dhe Hercegovina

Sa i përket fondeve shtetërore, Bosnje dhe Hercegovina ka një sanksion në ligjin për financimin e partive politike që 10% e totalit të buxhetit t’i shpërndahet grupeve parlamentare në promocion me vendet e fituara nga gjinia më pak e përfaqësuar. Ky është një incentiv edhe më i madh, përveç kuotës së parashikuar në ligjin zgjedhor, për 40% të kandidateve nga gjinia më pak e përfaqësuar (gratë dhe vajzat).

Pllakata zgjedhore në Bosnjë dhe Hercegovinë
Pllakata zgjedhore në Bosnjë dhe HercegovinëFotografi: Samir Huseinovic/DW

Mali i Zi

Në Malin e Zi nga fondi i përgjithshëm buxhetor i shpërndarë për partitë politike, përveç ndarjeve të tjera bazuar në rezultatet zgjedhore, 20% e totalit të këtij buxheti u shpërndahet forcave politike bazuar në numrin e të zgjedhurve që ato kanë në parlament ose këshillave bashkiak që i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar, në rastin konkret, grave dhe vajzave. Ndërkohë parashikohen dhe fonde vjetore të posaçme për organizatat e grave brenda partive politike, si ato parlamentare dhe ato të përfaqësuar në Këshillat Bashkiak. Mirëpo, përtej ligjit të shkruar mirë në letër, zbatimi i saj ka lënë jo pak për të dëshiruar dhe efektet e saj nuk kanë qenë ato të pritshmet.

Kurse në vendet e tjera, Shqipëri, Kosovë, Maqedonia e Veriut dhe Serbi, mungojnë dispozitat ligjore për këtë çështje. Me përjashtim të Partisë së Lirisë dhe Vetëvendosjes partitë e tjera politike nuk e kanë të përfshirë në statute mbështetjen financiare për gratë. Kjo tregon një nevojë urgjente për reforma të mëtejshme për të siguruar një barazi të vërtetë gjinore në politikë./DW

Etiketa: barazigjinorepolitike

Lajme të lidhura

RAJONI

REL: Politikanët “abuzojnë” me vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit

20:11 : 21/06/2025
AKTUALITET

Kush e “tradhtoi” në Kavajë? Meta: E pabesueshme! Dërgova më shumë letra, se sa mora vota!

15:41 : 13/06/2025
AKTUALITET

Shqipëria përkeqësohet në indeksin e barazisë gjinore

11:54 : 12/06/2025
BOTA

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

10:06 : 08/06/2025
AKTUALITET

Gjithnjë e më pak, gjithnjë e më shumë

15:35 : 31/05/2025
AKTUALITET

Me këmbë në tokë

08:21 : 25/05/2025
Para

Trump urdhëron rihapjen e burgut famëkeq të Alkatrazit

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 23 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 22/06/2025

Hakmarrje tani, më vonë ose kurrë: Cilat mund të jenë lëvizjet e Iranit pas sulmit nga SHBA?

22:51 : 22/06/2025

Shqiptari kapet duke shitur doza kokaine në Itali/ Burgu i falet, dëbohet drejt Tiranës

22:42 : 22/06/2025

Sulmi ndaj Iranit/ Ambasadori rus në OKB: SHBA-të kanë hapur një “kuti të Pandorës”

22:29 : 22/06/2025

VIDEO/ E bleu pak kohë më parë, përfshihet nga zjarri apartamenti luksoz i Françeska Muratit

22:19 : 22/06/2025

Shqiptari nga Irani: Lideri iranian ka thënë se bomba bërthamore është haram!

22:00 : 22/06/2025

SHBA “prodhon” 1000 milionerë të rinj çdo ditë

21:48 : 22/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com