• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

U pezullua nda administrata trump, ‘Zëri i Amerikës’ rikthehet në punë javën e ardhshme

08:19 : 04/05/2025
në BOTA

Zëri i Amerikës, të cilin administrata e Donald Trump filloi ta shpërbënte në mes të marsit, do të mund të rifillojë punën javën e ardhshme, njoftuan sot Ministria e Drejtësisë së SHBA dhe organizata “Gazetarët pa Kufij”.

“Avokatët e ‘Gazetarëve pa Kufij’ (RSF) në SHBA dhe të koalicionit të mediave ‘Voice of America’ u informuan të shtunën, më 3 maj, me email nga Ministria e Drejtësisë se ekipet e këtij institucioni do të mund të rikthehen në punë në orët në vijim,” thuhet në deklaratën e RSF.

Në këtë mesazh për avokatët e RSF-së, ministria theksonte se “më herët gjatë ditës, u riaktivizuan llogaritë e emailit për 1.406 punonjës dhe kontraktorë të USAGM (Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Mediat Globale) dhe të ‘Voice of America’. Tashmë, të gjithë punonjësit duhet të kenë akses në sistem. USAGM pret që programet e ‘Voice of America’ të rifillojnë javën e ardhshme.”

Dy punonjës të “Voice of America” konfirmuan për Agjencinë Franceze të Lajmeve se llogaritë e tyre elektronike, të cilat kishin qenë të bllokuara për javë të tëra, ishin rikthyer në funksion, edhe pse nuk kishin marrë ende një njoftim zyrtar për kthimin në punë.

Në mes të marsit, administrata Trump pezulloi personelin e rrjeteve mediatike si “Voice of America”, “Radio Free Asia”, “Radio Free Europe” dhe të organizatave të tjera të financuara nga qeveria amerikane, duke ngrirë papritur aktivitetin e tyre. Këto media njihen si zëra demokratikë në vende me regjime autoritare si Rusia dhe Kina.

Lexo edhe:

Trump një vit në detyrë, analiza e BBC: A ka ulur realisht çmimet e ushqimeve, energjisë dhe makinave?

Hungaria përjashtohet për një vit nga sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

Megjithatë, drejtësia amerikane kundërshtoi këto masa: në fund të marsit, një gjykatës federal në Nju Jork pezulloi vendimin për mbylljen e aktiviteteve të këtyre mediave publike, ndërsa në prill një gjykatës tjetër në Uashington ndërmori një hap të ngjashëm.

“E mirëpresim këtë përparim, por qasja e paqëndrueshme e administratës Trump kërkon vigjilencë: është jetike të sigurohet vazhdimësia e financimit të miratuar nga Kongresi amerikan për të gjitha mediat e USAGM-së,” deklaroi Thibaut Bruttin, drejtor i përgjithshëm i RSF. “E drejta për informim të besueshëm e dhjetëra miliona dëgjuesve nuk duhet të varet nga kapricot e politikës.”

“Voice of America”, e krijuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, “Radio Free Europe” gjatë Luftës së Ftohtë, dhe “Radio Free Asia” në vitin 1996, kanë si mision përhapjen e “zërit të Amerikës” në mbarë botën, sidomos në vendet me qeveri autoritare.

Në mes të marsit, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që e përshkruante agjencinë USAGM – e cila kishte 3.384 punonjës në vitin 2023 – si “një element të padobishëm të burokracisë federale”.

Etiketa: TrumpvoaZeri i Amerikes

Lajme të lidhura

BOTA

Trump një vit në detyrë, analiza e BBC: A ka ulur realisht çmimet e ushqimeve, energjisë dhe makinave?

10:10 : 08/11/2025
BOTA

Hungaria përjashtohet për një vit nga sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

08:46 : 08/11/2025
BOTA

SHBA/ Gjykata Supreme i jep të drejtë Trump: Ka vetëm dy gjini, mashkull dhe femër!

08:10 : 07/11/2025
BOTA

Gjykata Supreme e SHBA nis shqyrtimin për ligjshmërinë e tarifave të Trump

18:25 : 05/11/2025
BOTA

Testimet bërthamore, përse u ndalën dhe përse Trump kërkon t’i rikthejë?

10:34 : 01/11/2025
BOTA

Trump anulon takimin me Putinin, Financial Times: Shkak kërkesat e Kremlinit për Ukrainën

09:44 : 31/10/2025
Para

E trishtë/ Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i njohur shqiptar Eduart Çala

TË GJITHA

Fletëthirrja e SPAK për 21-janarin, ja çfarë thotë Berisha

17:09 : 10/11/2025

Tallja e Ramës me pensionisët! Pasi fitoi zgjedhjet u heq bonusin e fundvitit

17:00 : 10/11/2025

I riu i dehur shkatërron derën e Spitalit të Vlorës

17:00 : 10/11/2025

Digjen dy makina në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

16:45 : 10/11/2025

Falsifikimi i fjalimit, Trump kërcënon BBC-në

16:43 : 10/11/2025

Sara Hoxha dhe Erik Fullani e çojnë lidhjen në një tjetër nivel, pozojnë së bashku me Poin

16:38 : 10/11/2025

Skandali/ Si shpërdoroi KQZ 200 mln lekë në zgjedhjet e Tepelenës

16:20 : 10/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com