• Kontakt
Sunday, October 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha në Gramsh: Rrugët kanë mbetur siç i lamë në vitin 2013, popullsia ka rënë në 16 mijë

14:14 : 03/05/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Sali Berisha ka mbajtur këtë të shtynë një miting në qytetin e Gramshit në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 Majit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se sot Gramshi ka nevoja emergjente, pasi sipas tij, është lënë në harresë nga Qeveria. Lideri demokrat tha se rrugët në Gramsh janë lënë siç i la qeveria e PD-së në vitin 2013, ndërsa shëndetësia është përkeqësuar, duke u bërë si në vitin 1960, sa i përket mjekëve për numër banorësh.

Sali Berisha: Unë e njoh jo pak këtë vend, por e vërteta është se Gramshi si asnjë rreth tjetër ka nevojat më emergjente. Para se të vija këtu, një mik i imi, Besnik Kala, më bën një mesazh, më thotë: Rruga e Kodoviatit mbeti aty ku e latë në vitin 2013. Janë me dhjetëra fshatra të cilat as rrugët e qerreve nuk i kanë më siç i kanë pasur. Ndërkohë Gramshi në të vërtetë është një rreth me pasuri shumë të mëdha. Është një rreth me njerëz shumë punëtorë, të përkushtuar. Është një rreth në të cilin është një kopsht i vërtetë me dru frutorë. Të gjitha pemët rriten dhe të cilësisë më të mirë. Është një rreth me potencial malor të madh turistik. Është një rreth që sot ka një nga liqenet më të bukura, liqenin e Banjës.

Por të gjitha këto potenciale të mëdha nuk i gëzojnë gramshiotët, nuk shndërrohen në pasuri për familjet dhe banorët e Gramshit. Të gjitha këto pasuri nuk begatojnë familjet në Gramsh dhe qytetarët, por i detyrojnë vetëm të largohen. Nga 50 mijë banorë, Gramshi sot ka gjithsej 16 mijë. Siç ka infrastrukturën, Gramshi ka infrastrukturën e arsimit, infrastrukturën e shëndetësisë. Këtu para dy vitesh një mjeke e nderuar më tha se ishte mjeke në një zonë me 8 mijë banorë në fshatra. Një heroinë e vërtetë sepse mjekët ikën, ikën dhe vetëm ikën. Sot ne kemi zbritur si vend në nivelin e vitit 1960 për mjekë për numër banorësh. Kemi katër herë më pak se BE.

Pra, kanë qenë 12 vite rrokullisje të vërtetë. Në vitin 2013 pensionisti në Gramsh merrte pak, por merrte më shumë se pensionisti më Maqedoni, Serbi, Mal të Zi, Rumani dhe Bullgari. Në vitin 2013, rrogëulëti në Gramsh merrte pak, por prapë merrte më shumë se sa rrogëulëti në Maqedoni, Serbi, Mal të Zi, Rumani dhe Bullgari. Në vitin 2013, rumunët kishin një rrogë prej 167 eurosh, kurse shqiptarë kishin një rrogë minimale 220 euro. Sot rumuni ka një rrogë minimale 800 euro. Sot malazezi që kishte një pension 138 mijë lekë, ka një pension 450 mijë lekë. Sot serbi që kishte një pension 140 mijë lekë, ka një pension 405 mijë lekë. Sot maqedonasi që kishte një pension 130 e ca mijë lekë, ka një pension 390 mijë lekë.

Lexo edhe:

’56 mijë apartamente bosh’/ Berisha: Ekonomia mbahet në këmbë nga pastrimi i parave në ndërtim

“Shikoni çfarë heqin qytetarët”, Florjan Binaj denoncon trafikun e Tiranës: Shiu i nxjerr bojën propagandës (VIDEO)

Etiketa: BerishagramshrrugetSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

’56 mijë apartamente bosh’/ Berisha: Ekonomia mbahet në këmbë nga pastrimi i parave në ndërtim

17:36 : 19/10/2025
AKTUALITET

“Shikoni çfarë heqin qytetarët”, Florjan Binaj denoncon trafikun e Tiranës: Shiu i nxjerr bojën propagandës (VIDEO)

21:58 : 17/10/2025
AKTUALITET

Berisha: PD ka mbështetur krijimin e Gjykatës Speciale, të shpallet sa më parë pafajësia e ish-krerëve të UÇK

20:51 : 17/10/2025
AKTUALITET

Aldo Avdyli kur arrestohet përmend emrin e Bujar Deliallisit/ Berisha: Është mik i Pojës! (VIDEO)

18:35 : 17/10/2025
AKTUALITET

“Urdhri i Mjekut t’i heqë diplomën Bajram Begajt”, Berisha: Ta përjashtojë si të padenjë!

13:15 : 17/10/2025
AKTUALITET

Kuvendi debate për UÇK, Kosovën dhe fondet e IPARD, socialistët miratojnë ligjin për mbetjet

17:45 : 16/10/2025
Para

Formacioni i play-out / Dembele kthehet për Tiranën, Ndreca me pikëpyetje

TË GJITHA

FOTO/ Grabitja në Luvër, këto janë 7 bizhuteritë e vjedhura. Mes tyre, një karficë prej 6,7 milionë eurosh

21:14 : 19/10/2025

Kur drejtësia kthehet në inkuizicion, nuk duhen më avokatët

21:01 : 19/10/2025

SHBA nderon Steve Jobs, portreti i tij në monedhën një dollarëshe

20:47 : 19/10/2025

Premier League/ Man.United mposht Liverpoolin në “Anfield”

20:33 : 19/10/2025

Ngjarja në Maliq, Ministria e Shëndetësisë: 6-vjeçarja në gjendje kritike, po trajtohet në terapi intensive

20:25 : 19/10/2025

Skandali! Prokuroria e Elbasanit i sekuestron telefonin avokatit Uljan Barjami

20:17 : 19/10/2025

Tragjedia në Maliq me dy viktima, Ivi Kaso: Shteti kujtohet vetëm kur ndodh fatkeqësia

19:58 : 19/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com