• Kontakt
Monday, August 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Për çfarë protestojnë punëtorët shqiptarë këtë 1 Maj?

12:32 : 01/05/2025
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

“Paga shqiptare, çmime evropiane!” është slogani që mbledh punëtorët shqiptarë në protestë këtë “1 Maj”.

Rritja e ndjeshme e kostos së jetesës kundrejt pagave të ulëta që ofrojnë sektorë të ndryshëm të ekonomisë në vend është kryefjala e organizimit, që fokusohet te kërkesat për paga dinjitoze dhe kushte të sigurta pune.

Koordinatori Kombëtar i Unionit të Sindikatave, Kondi Ilia, nënvizon për Citizens.al se pavarësisht emigrimit të lartë, pagat në Shqipëri mbeten të ulëta dhe nuk reflektojnë realitetin ekonomik.

Gertjana Hasalla nga Qendra për të Drejtat në Punë thekson rëndësinë e solidaritetit dhe organizimit kolektiv për përmirësimin e kushteve të punës. Slogani i protestës, sipas saj, është një përshkrim i saktë i krizës së përditshme ekonomike që përballin mijëra punëtorë.

“Punojnë shumë, paguhen pak, ndërsa jetesa bëhet gjithmonë e më e papërballueshme,” thotë Hasalla duke e përshkruar gjendjen një paradoks.

Lexo edhe:

Arritje e qeverisë Rama! Shqipëria, vendi i dytë më i palumtur në Europë pas Ukrainës

Kreditimi i pamundur, pesha e bujqësisë në ekonomi bie në minimumin historik

Sidorela Vatnikaj nga Qendra “Drejtësi Sociale” thekson se punëtorët e pastrimit janë ndër më të goditurit. Siaps saj, ata përballen me paga që mezi mund të mbulojnë një qira mujore, ndërkohë që diskriminimi dhe mungesa e pajisjeve të sigurisë i bëjnë kushtet e tyre të papranueshme.

“Marrin 35-37 mijë lekë në muaj, ndërkohë qiratë minimale janë 15-20 mijë lekë, pra thuajse 35-50% e pagës,” thekson Vatnikaj.

Për çfarë protestohet këtë 1 Maj?

Pagat e ulëta, punësimi informal, mungesa e kontratave të rregullta dhe abuzimet janë disa nga problematikat që i shtyjnë punëtorët drejt protestës.

Sipas Hasallës, mijëra familje shqiptare gjenden përballë zgjedhjeve të pamundura për të mbuluar shpenzimet bazë për ushqimin, apo qiranë pasi të gjitha së bashku nuk mbulohen nga të ardhurat mujore.

“Në shumë sektorë, sidomos në fasoneri, ndërtim dhe shërbime, punësimi informal është një realitet i hidhur. Mungesa e kontratave të rregullta i lë punëtorët të pambrojtur, të ekspozuar ndaj abuzimeve dhe të përjashtuar nga të drejtat më themelore të punës,” argumenton më tej Hasalla.

Në sektorin e pastrimit sipas Vatnikajt, përpos pagës së ulët dhe ngarkesës së madhe në punë, shumë punëtorë refuzojnë të punojnë në këtë sektor edhe për shkak të diskriminimit dhe mos zbatimit të Kodit të Punës.

“Mos pagesa e lejes shëndetësore, mos marrja e ditëve të pushimit, mos pagesa e orëve shtesë dhe mungesa e pajisjeve të duhura,” citon Vatnikaj disa nga problematikat e tjera të sektorit të pastrim-gjelbërimit.

Me qëllim që të kenë më shumë të drejta, sipas Ilias duhet të nxitet organizimi kolektiv i punojësve.

“Presioni i punëdhënësve ndaj tentativave për organizim kolektiv të punonjësve dhe pasiviteti i insititucioneve dhe mungesa e vullnetit për të forcuar të drejtat e punonjësve”, janë disa nga shqetësimet që Ilia rendit në këtë pikë.

Mungesa e sigurimeve shëndetësore duke mos kontribuuar në skemat e pensioneve dhe për pasojë me rrezikun për të mbetur pa garanci për të ardhmen, është një tjetër shqetësim i ngritur nga organizatorët e protestës.

“Situata është edhe më e rëndë për gratë dhe të rinjtë, sidomos në sektorë si fasoneritë dhe call center-et, ku shfrytëzimi është bërë normë, paga minimale për punë intensive, presion i vazhdueshëm dhe mungesë respekti për të drejtat themelore të punës”, thekson Hasalla.

Ilustrim nga protesta e punëtorëve në 1 Maj 2024/Citizens.al

Të drejtat e punëtorëve në programet elektorale të 11 Majit

Ndërsa vendi është në fushatë zgjedhore për Kuvendin e ri, të drejtat e punëtorëve janë trajtuar sipërfaqësisht në programet politike.

Sipas organizatorëve të protestës, partitë kryesore nuk i kanë adresuar seriozisht sfidat e punëtorëve, ndërsa vetëm partitë e majta, kryesisht partitë e reja, i kanë përfshirë këto çështje në mënyrë më konkrete.

“Përveç pagës mesatare, pagës minimale dhe pensioneve, çështjet e tjera janë pak ose aspak të përfshira”, theksoi Ilia për Citizens.al.

“Programet politike të dy partive më të mëdha flasin për ‘ekonominë’ ose ‘programet e punësimi’, por lenë jashtë faktorin njeri. Flitet për rritje pagash ose ‘minimume jetike’, por askush nuk flet për sigurinë edhe shëndetin e punëtorëve,” u shpreh Hasalla.

Njëjtë mendon edhe Vatnikaj, ndërsa shprehet se do kishte dashur t’i gjente të drejtat e punëtorëve si shtyllat kryesore të programeve politike.

“Pavarësisht se aksidentet në punë janë rritur, një nga ‘krenaritë’ e kryeministrit Rama ishte se në Shqipëri nuk ka sindikata”.

Sipas aktivistëve që merren me çështjet punëtore është e rëndësishme që të forcohet sindikalizmi me qëllim që të arrihen kushte më të mira pune nëpërmjet kontratave kolektive.

“Duhet nxitur gjithashtu zbatimi i legjislacionit në fuqi për punën. Shqipëria ka ligje, por ato zbatohen dobët, sidomos në sektorë si fasoneritë dhe pastrimi. Ulja e informalitetit nëpërmjet sigurimit të kontratave të rregullta të punës”, argumenton Hasalla, ndërsa thekson se kontrollet nga Inspektorati i Punës duhet të jenë më efektive nëse realisht duam ta parandalojmë punësimin informal dhe shfrytëzimin e punëtorëve.

Për Vatnikajn nga “Drejtësia Sociale”, informimi mbi të drejtat e punës dhe nxitja për solidaritet dhe organizim janë disa nga drejtimet ku duhet të punohet më shumë.

Përpjekjet e punëtorëve për më shumë të drejta

Sindikatat dhe parti politike si “Lëvizja Bashkë” kanë ngritur shpesh zërin për kushtet e punës, por edhe për ndryshimet në Kod, të cilat reduktuan me gjashtë ditë pushimet vjetore të punëtorëve. Sipas tyre ato u miratuan pa transparencë dhe konsultim publik.

Statistikat e vitit 2024 për aksidentet në punë mbetën alarmante: 138 aksidente, 26 prej tyre fatale, kryesisht në ndërtim dhe miniera.

Viti që lam pas ishte i mbushur me sfida dhe protesta. “Lëvizja Bashkë” dhe organizata të tjera denoncuan kushtet e vështira të punës në ndërtim dhe fasoneri, sidomos në temperatura të larta gjatë verës.

Megjithëse disa nisma dhe protesta nxitën debat publik, kushtet e punës dhe respektimi i të drejtave të punëtorëve mbeten ende larg standardeve të dëshiruara.

Në nëntor të 2024 punëtorë të kompanisë “Alba Shoes” në Vlorë, protestuan për mos pagesë sigurimesh, pagat e parregullta dhe detyrimin për të punuar në një pikë tjetër të fasonerisë, në Nartë.

Në fakt, protestat e sektorit fason nxorën në pah vështirësitë e këtij sektori në Shqipëri. Zhvlerësimi i euros dhe ulja e porosive nga tregu evropian çuan në mbylljen e dhjetëra kompanive, duke lënë mijëra të papunë.

Ndërkohë shumë kompani zhvendosën aktivitetin në Tunizi dhe Egjipt, ku kostot e prodhimit janë më të ulëta.

Në sektorin e Call-Center, përmes Sindikatës Kombëtare të operatorëve Telefonikë (SKOT), punëtorët kanë kërkuar njohjen ligjore të profesionit, duke mbledhur firma për një peticion që synonte njohjen e sëmundjeve profesionale dhe mundësinë e daljes në pension të parakohshëm.

Në fund, për shkak të mos plotësimit të numrit të nevojshëm, nisma mbeti pezull. Megjithatë, punonjësit e organizuar pranë sindikatës SKOT vijojnë ende të advokojnë për më shumë të drejta në këtë sektor./ Citizens.al

Etiketa: 1 majfestëpunepunetoretShqiperishqiptaret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arritje e qeverisë Rama! Shqipëria, vendi i dytë më i palumtur në Europë pas Ukrainës

10:51 : 11/08/2025
AKTUALITET

Kreditimi i pamundur, pesha e bujqësisë në ekonomi bie në minimumin historik

09:16 : 11/08/2025
AKTUALITET

Nuk mbahet shteti me hua! 14 zjarre aktive, Çekia dërgon helikopter në Kuçovë

19:32 : 10/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ Goditet trafiku i armëve Shqipëri-Itali, arrestohet kreu i bandës, në pranga dhe dy të tjerë

15:32 : 09/08/2025
AKTUALITET

Rritja e numrit të prostitutave të huaja shton frikshëm rastet e infektimit nga HIV/AIDS në Shqipëri

15:36 : 08/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria me çmimet më të larta në Europë për pajisjet shtëpiake, 45% mbi mesataren e BE-së

11:55 : 08/08/2025
Para

Dëshmia e Eris Mehmetaj: Makina është e imja, por nuk kam lidhje me vrasjen e Renato Hoxhajt

TË GJITHA

Dëmtohet perspektiva e integrimit/ TV e mëdha thellojnë dominimin, të voglat humbjet, RTSH pa raport

15:58 : 11/08/2025

Daku mund të transferohet në Serie A, klubi italian nis bisedimet me Rubin Kazanin

15:42 : 11/08/2025

Europa në flakë/ Zjarre shkatërruese në Itali, Spanjë e Kroaci

15:38 : 11/08/2025

SPAK dhe drejtësia, ekrani i fundit që po mbyll Rama

15:37 : 11/08/2025

Egnatia pret të enjten Olimpija Ljubljanën, kampionët e Sllovenisë emërojnë trajnerin e ri  

15:33 : 11/08/2025

Shpat Kasapi u dhunua nga dasmorët, reagon me “thumb” ish-bashkëshortja e tij

15:28 : 11/08/2025

“I bëre 15 mln €?”/ Kush është “bossi” shqiptar i drogës që jetonte në Paraguai? DETAJE nga dosja

15:25 : 11/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com