• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bizneset “braktisin” ndërtimin e kullave? Rishpallet për herë të tretë thirrja për “LIFT Tower”

08:49 : 01/05/2025
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Korporata e Investimeve Shqiptare hapi për herë të tretë thirrjen e lidhur me kontratën “Zhvillimi nëpërmjet sipërmarrjes i LIFT Tower”, pjesë e nënprojektit “Ndërtimi dhe menaxhimi i godinës së Kadastrës Shqiptare”.

Si pjesë e nismës së qeverisë për të zhvilluar disa prona shtetërore përmes bashkëpunimit me privatin, interesi për këtë projekt është shfaqur i luhatur.

Në thirrjen e parë kur u duk se gjërat do të mbylleshin me sukses dhe dy kompani, konkretisht shoqëria “EDIL AL IT” sh.p.k. 2 dhe shoqëria “DK Construction ONE Corp” u kualifikuan për fazën e dytë, por në fund asnjëra prej tyre nuk paraqiti një ofertë konkrete.

Korporata komunikuar vendimin për anulimin e procedurës konkurruese të nisur më 20 Nëntor 2024 për përzgjedhjen e një Partneri Privat për zbatimin e kontratës “Zhvillimi nëpërmjet sipërmarrjes i LIFT Tower”.

“Arsyeja për anulim është: asnjë prej aplikantëve të ftuar nuk paraqiti ofertë për Fazën II të procedurës brenda afatit për dorëzimin e ofertave të përcaktuar në Ftesën për Ofertë” do të njoftonte Korporata në fund të afatit të thirrjes.

Lexo edhe:

Kush jep shtëpinë me qira ditore do paguajë taksat e Bashkisë së Tiranës si biznes, bazuar në xhiro

“Biznes” mbi jetë të humbura! 15 viktima në 4 muaj në kantieret e kullave dhe miniera

Pak ditë më pas sërish u shpall e njëjta thirrje. Edhe këtë herë dy kompani morën pjesë në sesionin informues: Shoqëria “EDIL AL IT” sh.p.k. dhe Shoqëria “Alko Impex” sh.p.k.

Në fund Korporata njoftoi se kishte anuluar për së dyti procedurën pasi aplikimi i paraqitur (ku nuk specifikohet cila prej kompanive e ka kryer atë) është i pavlefshëm.

“Arsyeja për anulim është: pavlefshmëria e aplikimit të paraqitur për Fazën I të procedurës konkurruese për shkak të pasaktësisë në plotësimin e Letrës së Aplikimit dhe formularëve të aplikimit sipas kërkesave të Dokumentit të Kualifikimit” thuhet në njoftim.

Tentativa e tretë për LIFT Tower

Tashmë subjektet private që duan të hyjnë në marrëdhënie me shtetin për të zhvilluar së bashku këtë pronë kanë afat deri më 30 maj për të bërë aplikimin sipas kërkesave që ka specifikuar Korporata në thirrjen e re.

“Korporata, nëpërmjet kësaj procedure konkurruese publike ndërkombëtare, synon të përzgjedhë partnerin privat, në cilësinë e Sipërmarrësit për zhvillimin e pronës për sipërmarrje, duke realizuar projekt-idenë arkitekturore të bashkimit të subjekteve Baukuh Studio Associato & Muoto & Sam Chermayeff Office & Yellow Office & Bollinger Grohmann & Atmoslab & Simoj Boudvin & Arkimade.

Procedura e konkurrimit për përzgjedhjen e Partnerit Privat do të kryhet nëpërmjet procedurës përzgjedhëse konkurruese me zarf, me dy faza, përkatësisht faza e kualifikimit dhe faza e përzgjedhjes, siç specifikohet në “Rregulloren e Procedurave Konkurruese”, të publikuar në faqen zyrtare të internetit të Korporatës.

Procedura është e hapur për të gjithë subjektet persona fizikë ose juridikë, privatë apo publikë, vendas apo të huaj” thuhet në thirrjen e Korporatës.

Ky konkurrim do të ketë dy faza, ku në të parën përzgjedhja lidhet me aplikantët që plotësojnë një sërë kushtesh kualifikimi të përcaktuara, kurse në të dytën vetëm pas ftesës për ofertë kandidatët paraqesin ofertën financiare ku kriteri bazë është që përqindja më e lartë e sipërfaqes përkatëse e ofruar për Korporatën në ndërtesën LIFT Tower mbi kriterin bazë që është 45%.

Prona ku do të zhvillohet LIFT Tower ndodhet  te rruga “Muhamet Gjollesha”, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, me një sipërfaqe rreth 2357 m².

/MONITOR

Etiketa: biznesetkullaLift Towerndertimiprivati

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kush jep shtëpinë me qira ditore do paguajë taksat e Bashkisë së Tiranës si biznes, bazuar në xhiro

08:15 : 17/06/2025
AKTUALITET

“Biznes” mbi jetë të humbura! 15 viktima në 4 muaj në kantieret e kullave dhe miniera

18:59 : 15/06/2025
AKTUALITET

Harta e kullave: Si qeveria po rishkruan brutalisht Tiranën

15:20 : 13/06/2025
AKTUALITET

“Book Building”, 1800 m2 pa leje/ Përplasja Rama-Veliaj për gjobën 600 mijë euro për Dajlan Avdian

09:32 : 11/06/2025
AKTUALITET

Tatimet do analizojnë borxhet tatimore mbi 1,000 lekë, rrezikohet sekuestrimi i makinës

08:12 : 10/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
Para

Shpërthim në Tiranë, i vendosi tritol një automjeti

TË GJITHA

Xhuliano Hoxha zbulon vajzën që i ka “marrë zemrën” Erion Alibejt: Pse nuk e permend dashurinë e shekullit?

12:34 : 17/06/2025

Kufizim i qarkullimit të mjeteve të rënda dhe patrullim me biçikleta, publikohet plani i masasave për sezonin turistik

12:30 : 17/06/2025

Kërkoi lirinë, GJKKO lë në burg Erion Veliajn

12:25 : 17/06/2025

Trondit Igli Hasani, i bën thirrje Iranit të ndalë aktivitetet bërthamore

12:19 : 17/06/2025

Vrasja e Klevis Kapllanit/ Alibej: Punonte si shofer i Nuredinit! Çunat e Fushë Krujës e gjetën të ekzekutuar

12:18 : 17/06/2025

Grabitje me armë në Kosovë

11:59 : 17/06/2025

BUNKERI I ILDKP/ “Faji i sistemit”, si u fshehën për 3 vjet deklaratat e pasurisë së politikanëve

11:56 : 17/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com