• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kujdes me ndërtimin, mos u joshni nga ofertat peshkuese!

14:58 : 20/05/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Arben Malaj 

Në financa për ofertat joshëse ne themi se: “Është shumë e bukur për të qenë e vërtetë”

Mos blini në projekte që nuk kanë filluar dhe avancuar!

Mos blini “ajrin”, por shtëpinë!

Lexo edhe:

Kryeprokurori italian, Nicola Gratteri zbardh skemën: Kullat e Tiranës, pastrimi i parave të mafies

Reforma e re Territoriale e rrit, apo e zbeh demokracinë vendore?

Kjo për disa arsye:

(i) pamundësia juaj për të identifikuar risqet potenciale;

(ii) kur kompanitë bien në krizë të vazhdimit të projekteve që kanë nisur pa burimet e nevojshme dhe ligjore, ato shpallin falimentim;

(iii) ju jeni viktimat e para dhe më të dëmtuara nga çdo lloj falimentimi;

(iv) shkelja e afateve nga ndërtuesi dhe pa asnjë penalitet real dhe garanci kompensuese për ju;

(v) risku i lartë i shitjes disa herë të së njëjtës pronë;

(vi) risku i problemeve ligjore midis ortakëve dhe bllokimi i përfitimit juridik të pronës;

(vii) bllokimi potencial i pronës në zhvillim në zbatim të ligjit antimafia, krijon kosto shtesë tek blerësit potencialë;

(viii) ka jo pak raste që kur çmimet e shitjeve kanë një rritje nga çmimi juaj i parablerjes, kompanitë shkelin kontratën!

Ju kthejnë parapagimin dhe e shesin shtëpinë tuaj të prenotuar tek blerësit e rinj me çmimin e rritur. Për këto arsye — mos u joshni nga “çmimet peshkuese”.

Mos firmosni asnjë kontratë “premtim blerje” apo “blerje në avancë” pa u konsultuar me një jurist të specializuar në të drejtat tregtare;

Operoni me zyra serioze të pasurive të paluajtshme.

Bëni çdo veprim vetëm nëpërmjet bankave.

Çdo ofertë joshëse/peshkuese e momentit mund t’ju krijojë kosto të rënda financiare dhe psikologjike deri në ekstreme.

Qeveria shqiptare, si bashkëaksionere në këtë projekt dhe përgjegjëse për miratimin e këtij projekti, ka përgjegjësi për kredibilitetin profesional të studimeve gjeologjike.

Disa sqarime plotësuese dhe parandaluese:

1. Problem kritik është siguria e pronësisë, e cila duhet të mbizotërojë gjithmonë mbi tundimin e një çmimi më të ulët në letër.

2. Në ekonomi, mbrojtja e kursimeve të një jete vlen shumë më tepër se një fitim hipotetik nga blerja e një prone që mund të mos përfundojë kurrë.

3. Shqiptarët nuk duhet të vrapojnë të blejnë “ajrin”, sepse ky model, në mungesë të një sigurie të plotë juridike, e shndërron blerësin nga një investitor në një kreditues pa interes dhe pa garanci për ndërtuesin.

4. Ky nxitim mbart rreziqe të larta të asimetrisë së informacionit, ku paratë tuaja rrezikojnë të përdoren për të mbyllur gropat financiare të projekteve të tjera, apo më keq akoma, të përfundojnë në skema mashtrimi med shitje të shumëfishta të të njëjtit objekt.

5. Blerja e pasurive të paluajtshme në fazën e projektit përfaqëson një model financiar ku blerësi merr përsipër rreziqe që në tregjet e stabilizuara i takojnë sipërmarrësit ose institucioneve kredituese.

6. Nga pikëpamja profesionale, kjo marrëdhënie kërkon një protokoll strikt mbrojtës: asnjë transfertë financiare nuk duhet të kryhet pa verifikuar paraprakisht gjendjen e kompanisë në regjistrat e përmbarimit dhe pa konfirmuar që leja e ndërtimit është e vlefshme.

7. Është thelbësore që kontrata e sipërmarrjes të specifikojë penalitete të qarta për vonesat dhe, mbi të gjitha, të shoqërohet me një garanci bankare (*performance bond*).

8. Kjo e fundit siguron që në rast dështimi, banka të rimbursojë vlerën e paguar, duke e zhvendosur rrezikun nga individi drejt institucionit financiar.

9. Një tjetër element kritik është regjistrimi i menjëhershëm i kontratës për të parandaluar shitjet e shumëfishta dhe përdorimi ekskluziv i kanaleve bankare për çdo këst, duke dokumentuar çdo fazë të punimeve.

10. Në një treg ku konfliktet mes pronarëve të truallit dhe ndërtuesve mund të bllokojnë hipotekimin për dekada, blerja e “ajrit” pa asnjë kolateral alternativ apo llogari garancie (*escrow*) mbetet një veprim me risk të lartë.

Etiketa: Arben Malajndertimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kryeprokurori italian, Nicola Gratteri zbardh skemën: Kullat e Tiranës, pastrimi i parave të mafies

21:48 : 30/05/2026
AKTUALITET

Reforma e re Territoriale e rrit, apo e zbeh demokracinë vendore?

09:52 : 29/05/2026
AKTUALITET

Paqja fiskale, rrezik për pastrim parash; Ekspertët: Sektor potencial mbetet ndërtimi

08:23 : 20/05/2026
AKTUALITET

Malaj: Rama nuk e njeh shtetin, është viktimë e përbindëshave të tij

20:04 : 17/05/2026
AKTUALITET

“Politika e kapur nga krimi”/ Malaj: Bastet sportive po gëlltisin mln €! SPAK të nisë hetimet

17:38 : 07/05/2026
AKTUALITET

Malaj për Reformën Administrative: Të jetë sa më afër qytetarit, ktheni komunat!

19:14 : 05/05/2026
Para

KE ndan rreth 160 milionë euro të Planit të Rritjes, përfitojnë 3 vende të Ballkanit, ja sa i jepen Shqipërisë

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkbetparkbetparkCasibom