• Kontakt
Tuesday, September 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vendimi i Gjykatës Europiane për Pasaportat e Arta dhe pasojat në Tiranë

09:17 : 30/04/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Genc Pollo

Si të vendosë Gjykata Europiane: po tha ajo që s’bëhet edhe ne s’e bëjmë; po tha bëhet ne do e bëjmë. Pak a shumë kështu foli  Edi Rama në Tiranë në mars 2023 në përfundim të mbledhjes Shqipëri/Bashkimi Europian (Këshilli i Stabilizim-Asociimit) në prani të z. Borrell, Përfaqsues i Lartë për Politikën e Jashtëme dhe z. Varhelyi, Komisioner për Zgjerimin.

Fjala ishte për “pasaportat e arta” ose dhenien e shtetësisë të huajve kundrejt pagesës ose investimeve.

1-Pasaportat e arta si burim problematik i parave

Rama prej disa vitesh ishte angazhuar në ketë projekt duke marrë pjesë në evenimente ndërkombëtare kushtuar “shtetësisë përmes investimit” si p.sh. në Londër në nëntor 2019 ku e quajti idenë si “rruga e duhur” (the right way) dhe “diçka që ne duhet t’a bëjmë”. Ai sqaroi se Komisioni Europian ishte kundra nismës por këtu Brukseli gabonte.

Lexo edhe:

Afrim Krasniqi: Ja kandidati që i duhet opozitës për bashkinë e Tiranës

Betonieret pushtojnë Tiranën. Di gjë Proda, apo e bën Eltoni dhe Neritani me kokën e vetë?

Pasaportat e arta asokohe praktikoheshin në tre shtete të BE-së: në Bullgari, Qipro e Maltë. Brukseli, me të drejtë, e shikonte këtë si një kanal ku mund të depërtonin persona të dyshimtë e të rrezikshëm nga vende të treta përfshi edhe shtete armiqsore. Këto pasaporta ishin një dritare për rreziqe lidhur me sigurinë kombëtare, larjen e parave e korrupsionin.

Në fakt në Bullgari e Qipro ku plasën skandale, përfshi edhe video me politikanë që merrnin zarfe kundrejt  premtimit për pasaportë, demarshet e Brukselit çuan në mbylljen me ligj të këtij programi. Vetëm kryeministri maltez Muscat (Partia Laburiste) i cili e filloi ketë skemë në vitin 2014 i rezistoi Brukselit në emër “të sovranitetit e të interesit të popullit maltez”. Kjo rezistencë vazhdoi edhe mbas skandaleve me rryshfete, edhe mbasi Muscat dha dorëheqjen kur u provua përfshirja e qeverisë së tij në vrasjen e një gazetareje investigative. Kryeministri vijues Abela, i cili rezultoi se përfitonte personalisht përmes qeradhënies së banesës nga disa aplikantë rusë për shtetësi, vazhdoi po atë linjë.  Komisioni Europian u detyrua të padisë Maltën për shkelje të traktateve dhe abuzim me “qytetarinë europiane”. Në fakt Malta nuk jepte thjesht një pasaportë malteze por duke qenë anëtare e BE dhe e Zonës Schengen i ofronte çdo neomaltezi mundësi e privilegje në mbarë Europën.

Në Shqipëri Rama u detyrua të jepte deklaratën e mësipëme (mars 2023) por qeveria miratoi legjislacionin e plotë për shitjen e pasaportave përfshi edhe ngritjen e një agjence të posaçme në Ministrinë e Brendëshme dhe mundësinë që, precedent global ky, seleksionimi i aplikantëve të kryhej nga një kompani koncesionare (PPP). Pasaporta shqiptare nuk i kishte të tëra cilësitë e asaj malteze por ajo siguronte lëvizjen e lirë në Europë.

2-Verdikti i gjykatës kundër pasaportave të arta

Sot (29 prill) Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian mori vendim kundra Maltës e pasaportave të arta duke shënuar se përftimi i shtetësisë së BE-së nuk mund të rezultojë nga një transaksion tregtar. Një “komercializim” i tillë i shtetësisë është i papajtueshëm me konceptin bazë të shtetësisë së BE-së, siç përcaktohet nga traktatet. Ai shkel parimin e bashkëpunimit të sinqertë dhe rrezikon besimin e ndërsjellë midis shteteve anëtare në lidhje me dhënien e shtetësisë së tyre.

Duke pranuar se shtetet anëtare janë të lira të përcaktojnë kushtet sipas të cilave jepet shtetësia, gjykata vendosi se kjo duhet të bëhet në përputhje me ligjin e BE-së.mGjykata tha se shtetet anëtare nuk mund të japin shtetësi, dhe si rrjedhojë shtetësinë e BE-së, në këmbim të pagesave ose investimeve të paracaktuara. Shtetësia bazohet në “solidaritet, mirëbesim dhe reciprocitet të të drejtave e detyrimeve midis shtetit dhe qytetarëve të tij” dhe se skema e Maltës, e cila në fakt komercializon shtetësinë, është e papajtueshme me këto parime nënvizoi gjykata.

Vendimi i sotëm i pret rrugën Maltës por edhe çdo shteti anëtar në BE që të shesë shtetësinë. Siç e tha sot edhe opozita malteze pasportat tona “kanë vlerë por jo çmim”.

Vështirë se Rama do të reagojë ndaj këtij zhvillimi dhe do të shpjegojë se si e pse donte të përdorte apo të abuzonte një arritje të realizuar  tre vjet para se ai të bëhej Kryeministër. Është interesante të vëresh se një projekt problematik e me pasoja negative për vendin (dhe BE-në) nuk do e ndalnin dot opozita, shoqeria civile, media apo gjyqësori. Kësaj radhe ndihma erdhi nga Komisioni Europian. Interesi i BE-së fatmirësisht përputhej strikt me interesin e Shqipërisë. Ndryshe nga rastet e ndonjë zyrtari nga Brukseli që verbalisht mund të shprehet në përgjithësi pro shtetit ligjor e kundër korrupsionit abstrakt por me gjeste e të tjera sinjalizon simpati për regjimin autoritar e kleptokratik të Edi Ramës.

Gjithësesi faleminderit Komisionit edhe për kaq.

Etiketa: genc pollogjykata europianendikimiPasaportat e artaTiranevendimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Afrim Krasniqi: Ja kandidati që i duhet opozitës për bashkinë e Tiranës

22:28 : 22/09/2025
AKTUALITET

Betonieret pushtojnë Tiranën. Di gjë Proda, apo e bën Eltoni dhe Neritani me kokën e vetë?

19:00 : 22/09/2025
AKTUALITET

Tiranë/ 14-vjeçari dhunohet nga dy të panjohur

11:08 : 22/09/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet në Tiranë/ Alimehmeti kalon ‘topin’ te Tabaku: Duhet përfaqësim nga figura më e votuar

16:52 : 21/09/2025
AKTUALITET

“Astiri pa shkolla dhe kopshte publike”, Xhixho: Fëmijët detyrohen të mësojnë larg shtëpisë

10:55 : 21/09/2025
AKTUALITET

EMRI/ Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, i gjendet a*më, municion dhe kok*inë

10:34 : 21/09/2025
Para

Vrasja e Renato Hoxhajt u porosit nga Dubai? Kush është i ndaluari në Tiranë, mik i Roan Brahimit

TË GJITHA

Numri i zyrave të këmbimit valutor ka rënë me 8% që nga fillimi i vitit

08:41 : 23/09/2025

Ndërron jetë në QSUT e burgosura 33-vjeçare

08:24 : 23/09/2025

Këmbimi valutor 23 shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

08:18 : 23/09/2025

Aksident i rëndë në Durrës, humb jetën 26-vjeçari

08:13 : 23/09/2025

Temperatura deri në 26°C, parashikimi i motit për sot

08:08 : 23/09/2025

Horoskopi, e martë, 23 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:10 : 22/09/2025

Ousmane Dembele shpallet fitues i “Topit të Artë 2025”

23:00 : 22/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com